Humbi 7 familjarë nga Covid, 23 vjeçari teston i pari vaksinën e Oxford

2 Shtator 2020, 13:45Bota TEMA

Një 23 vjeçar i cili ka humbur7 anëtarët e familjes së tij nga koronavirus, është personi i parë në Amerikë që ka marrë pjesë në fazën e fundit të testimit të vaksinës së Universitetit të Oxfordit.

Mediat vendase  bëjnë me dije se i riu Jacob Serrano dhe 31 persona të tjerë morën një dozë placebo ose vaksinë nga universiteti i Oxford dhe partneri i saj AstraZeneca në Florida gjatë fundjavës së fundit.

Ndërkohë faza e tretë e testimit shikon nëse vaksina është efektive në parandalimin e simptomave COVID-19 në një shkallë të gjerë me mijëra vullnetarë.

Serrano shprehet se ai dëshiron të jetë pjesë e zgjidhjes për të ndaluar virusin vdekjeprurës, i cili ka vrarë më shumë se 183 mijë persona në SHBA deri më tani.

Unë shoh numrin e madhe të jetëve që kemi humbur dhe thjesht nuk dua që kjo gjë të vazhdojë të ndodhë,”  tha ai gjatë një interviste për mediat.

Personat vullnetarë tashmë e kanë marrë dozën e vaksinës dhe janë në vëzhgim gjatë javëve të ardhshme për të parë se kush ndërton imunitet kundër virusit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje