Virusi i mori 7 familjarë, 23-vjeçari, i pari që teston vaksinën e Oxford

2 Shtator 2020, 09:44Bota TEMA

Një djali i ri 23-vjeçar që raportohet të ketë humbur 7 anëtarë të familjes nga pandemia e koronavirusit është tashmë amerikani i parë që merr pjesë në fazën e fundit të testimit të vaksinës së Universitetit të Oxfordit.

Jacob Serrano dhe 31 persona të tjerë morën një dozë placebo ose vaksinë nga universiteti i Oxford dhe partneri i saj AstraZeneca në Florida gjatë fundjavës së fundit.

Faza e tretë e testimit shikon nëse vaksina është efektive në parandalimin e simptomave COVID-19 në një shkallë të gjerë me mijëra vullnetarë.

Serrano shprehet se ai dëshiron të jetë pjesë e zgjidhjes për të ndaluar virusin vdekjeprurës, i cili ka vrarë më shumë se 183 mijë persona në SHBA deri më tani.

“Unë shoh numrin e madhe të jetëve që kemi humbur dhe thjesht nuk dua që kjo gjë të vazhdojë të ndodhë,”  tha ai gjatë një interviste në CBS News.

Serrano dhe të tjerët morën dozën e vaksinës eksperimentale në Institutin Kërkimor “Headlands Jem” në Lake Worth. Ata do të mbahen në vëzhgim gjatë javëve të ardhshme për të parë se kush ndërton imunitet kundër virusit.

1 komente në “Virusi i mori 7 familjarë, 23-vjeçari, i pari që teston vaksinën e Oxford”

  1. Like says:

    SARS 1 ishte i pari i koronaviruseve dhe u shfaq me 2003. akoma 17 vjet me pas nuk ka vaksine per te megjithse ka infektuar dhe vazhdon te infektoje vit mbas viti por njerezit jane bere me rezistente fale imunitetit natyral dhe pasojat per ta kaluar jane me te vogla.
    vaksinat jane ne fakt me te demshme, pasi njerzit behen me te dobet karshi viruseve te reja.

    vetem kompanite farmaceutike dhe universitetet qe prodhojne apo eksperimentojne ilaçe e vaksina propagandojne vaksinime ne mase.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje