Përgjegjës për vrasjen e 12 mijë personave: “Shoku Duch” vdes në moshën 77-vjeçare

2 Shtator 2020, 20:15Bota TEMA

Komandanti i Khmer Rouge, i njohur si “Shoku Duch”, vrasësi kryesor i regjimit të Pol Potit dhe shefi i sigurisë që mbikëqyri vrasjen masive të të paktën 14 mijë kamboxhianëve në burgun famëkeq Tuol Sleng, vdiq të mërkurën.

Ai ishte 77-vjeç. Kaing Guek Eav ose “Shoku Duch”, ishte figura e parë e Khmer Rouge, i cili dha llogari para një gjykate për rolin e tij që luajti në një prej regjimeve më gjakatare, i cili vrau të paktën 1.7 milionë njerëz, një e katërta e popullsisë së Kamboxhias, nga vitet 1975-1979.

“Ai ndërroi jetë në orën 00:52 të mëngjesit, në spitalin “Khmer Soviet Friendship Hospital” në Phnom Penh”, tha zëdhënësi i gjykatës Neth Pheaktra.

Zëdhënësi nuk dha detaje për shkakun e vdekjes, edhe pse Duch kishte qenë i sëmurë vitet e fundit.

Ai kryesoi torturat dhe ekzekutimet e mijëra burrave, grave dhe fëmijëve.

Të burgosurit u detyruan të japin shpjegime të hollësishme dhe duke implikuar familjarët e tyre si të supozuar armiq të revolucionit.

Shumë prej tyre u detyruan të hapin vetë varrin e tyre.

Në kohën e gjyqit të tij, Duch kishte shprehur keqardhje për krimet e tij.

Në vitin 2009, ai i tha gjykatës: “Unë jam i vetmi përgjegjës për humbjen e të paktën 12,380 jetëve.”

Vdekja e tij ishte “një kujtesë se drejtësia është një proces i gjatë dhe i vështirë, ndoshta kjo mund të sjellë një kënaqësi për të gjallët, dhe të rënët tani mund të pushojnë në paqe”, tha Youk Chhang, drejtori i Qendrës së Dokumentimit të Kamboxias. Burgu, i cili ishte vendosur në një shkollë të mesme në qendër të Phnom Penh, u bë një simbol i brutalitetit të regjimit të Khmer Rouge.

1 komente në “Përgjegjës për vrasjen e 12 mijë personave: “Shoku Duch” vdes në moshën 77-vjeçare”

  1. degelisi says:

    “Tema” duhet te dergoj nje ekip ekspertes per te gjetur shkakun e vdekjes, por urgjentisht para se te varroset

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje