Qeveria gjermane tregon rezultatet e hetimeve: Kritiku më i madh i Putinit u helmua me Novichok

2 Shtator 2020, 16:42Bota TEMA

Qeveria gjermane tha të mërkurën se Alexey Navalny, udhëheqësi rus i opozitës dhe një nga kritikët më të ashpër të Presidentit Vladimir Putin, u helmua me agjentin kimik nervor Novichok.

Navalny, 44 vjeç, aktualisht po kurohet në spitalin universitar të Berlinit, ku u transportua pasi u sëmur në Siberi në bordin e një aeroplani.

Ai vazhdon të jetë në gjendje kome artificiale në qendrën e kujdesit intensiv të spitalit.

Mjekët rusë që e kuruan fillimisht zotin Navalny, thanë se nuk kishte prova që ai ishte helmuar.

Novichok është i njëjti agjent nervor që u përdor për helmimin në vitin 2018 të Sergei Skripalit, një shtetas rus i arratisur në Mbretërinë e Bashkuar.

1 komente në “Qeveria gjermane tregon rezultatet e hetimeve: Kritiku më i madh i Putinit u helmua me Novichok”

  1. Bledi says:

    Pra neser do thone saksione me te forta duhet te vendosen. Shendet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje