Gazetari i BILD vizitoi “kuzhinën e helmeve” të Vladimir Putin: Këtu prodhohet Novichok

2 Shtator 2020, 19:28Bota TEMA

Prej dy javësh në Rusi situata është shumë e tensionuar pasi kreu i opozitës ruse Alexei Navalny është në koma, ndërsa sot mjekët gjermanë kanë zbuluar se rivali i Putinit është helmuar me agjentin nervor “Novichok”.

Teksa kritiku më i ashpër i Presidentit rus është në koma në një spital në Berlin, kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh  se kjo ishte një tentativë vrasje dhe se Rusia duhet të japë përgjigje.

Lënda kimike i është hedhur në çaj gjatë një fluturimit me avion, pasi Navalny nuk kishte ngrënë ose pirë asgjë tjetërë veç filxhanit me çaj.

Novichok, që do të thotë “i porsaardhur” në rusisht, është një helm i përdorur gjatë sovjetizmit, i cili u krijua në vitet 1970-1980.

Kjo për shkak se traktati i armëve kimike i ndaloi këto të fundit dhe Novichok ka një strukturë tjetër. Novichok ç’aktivizon kolinesterazën, një enzimë që sistemi nervor përdor për të komunikuar me muskujt.

Zyrtarisht Novichok nuk duhet të ekzistojë. Por në vitin 2018, gazetari i njohur i gazetës BILD, Peter Tiede, vizitoi vendin ku prodhohet kjo lëndë kimike në Kremlin.

 “Këtu është vendlindja e disa prej helmeve më të këqinj në botë, një laborator helmesh i Bashkimit Sovjetik për dekada dhe tani i Federatës Ruse.

Kjo është: kuzhina e helmeve e Vladimir Putin. Pikërisht këtu prodhohet një nga agjentët më të fshehtë dhe më vdekjeprurës të Rusisë: neurotoksina Novichok.”- ka deklaruar  Tiede./BILD 

1 komente në “Gazetari i BILD vizitoi “kuzhinën e helmeve” të Vladimir Putin: Këtu prodhohet Novichok”

  1. Brss says:

    Vendlindja e komunizmit. Nuk behet demokratike. Sidomos kur drejtohet nga sigurimsat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje