Amerika i kërkon Serbisë të njohë Kosovën, ja letra që ju vu përpara Vuçiç në Uashington

3 Shtator 2020, 21:42Rajoni TEMA

Mediat serbe raportuan sot pak pas nisjes së takimit në Uashington, se Presidentit Aleksandër Vuçiç i ishte vënë përpara një letër, ku i kërkohej njohja e Kosovës.

Ndërkohë, gazeta ‘Blic” ka publikuar edhe pikën në letër, në të cilën SHBA kërkon nga Serbia njohjen e Kosovës.

“Të dy palët janë të përkushtuara në njohjen reciproke, mbrojtjen e pakicave etnike, kthimin, zgjidhjen e statusit të individëve dhe pajtohen që të hapin zyra për mbrojtje dhe raporte vjetore për të drejtat e pakicave”, thuhet në pikën 10 të letrës që Uashingtoni i vuri Vuçiç përpara.

Përtej njohjes pika 10, kërkon nga të dy vendet që të përkushtohen për mbrojtjen e pakicave etnike, zgjidhjen e statusit të individëve dhe hapjen e zyrave për mbrojtjen e tyre si dhe raporte vjetore për të drejtat e pakicave.

1 komente në “Amerika i kërkon Serbisë të njohë Kosovën, ja letra që ju vu përpara Vuçiç në Uashington”

  1. Visi says:

    Është një skenar i përgatitur nga familjarët e Trampit(me të cilët vitet e fundit në vazhdimësi ka pasur kontakte Lobi Serb) dhe Vuçiçit për të arsyetuar para serbëve nënshkrimin e marrëveshjeve të tjera duke u mburrur kështu se përkundër “presionit të ashpër” nga SHBA ja ai i rezistoi “me vendosmëri” duke refuzuar njohjen e Kosovës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje