Një libër “përvëlues” për Melania Trump, nga ish-shoqja e saj e ngushtë

3 Shtator 2020, 10:38Lifestyle TEMA
Një libër “përvëlues” për Melania Trump,

Një ish-mike dhe këshilltare e Zonjës së Parë, Melania Trump tha të martën se pat regjistruar biseda me zonjën Trump, sepse i duheshin si prova për vetëmbrojtje, pasi kishte ngritur pyetje për koston e ceremonisë së inaugurimit të presidentit Trump.

Stephanie Winston Wolkoff, e cila sapo ka nxjerrë në treg librin e ri “Unë dhe Melania: Ngritja dhe Rënia e Miqësisë Sime me Zonjën e Parë”, ndihmoi në realizimin e ceremonisë së inaugurimit të presidentit Trump dhe më pas punoi për Zonjën e Parë si një këshilltare pa pagesë në Shtëpinë e Bardhë.

Zonja Wolkoff u largua nga Shtëpia e Bardhë në shkurt 2018 kur iu ndërpre kontrata. Shtëpia e Bardhë e sulmoi librin si “plot me të pavërteta dhe paranojë”.

Në një intervistë për gazetën Washington Post, zonja Wolkoff tha se Zonja e Parë përdorte llogari private emaili në Shtëpinë e Bardhë.

Të tjerë në Shtëpinë e Bardhë, përfshirë vajzën e presidentit, Ivanka dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner, janë kritikuar për aktivitet zyrtar përmes llogarive private. Në dallim prej tyre, Zonja e Parë nuk është punonjëse qeveritare.

Në një intervistë për emisionin “The Rachel Maddow Show” të rrjetit MSNBC, zonja Wolkoff tha “Më kanë akuzuar se kam regjistruar biseda me shoqen, siç ka thënë Shtëpia e Bardhë dhe se jam një njeri shumë i keq që bëra një gjë të tillë”.

“Kanë të drejtë. Po ta kisha shoqe, do të ishte e tmerrshme. Por Melania dhe Shtëpia e Bardhë më kishin akuzuar për veprimtari kriminale, më poshtëruan publikisht, më pushuan nga puna dhe më sakrifikuan për të mbuluar gjurmët,” thotë zonja Wolkoff.

“Në atë moment, fillova të regjistroj bisedat. Nuk ishim më shoqe; ajo u tregua e gatshme të lejonte që të bëhesha objekt sulmesh”, vijoi ajo.

Zonja Wolkoff tha se Melania Trump ishte shprehur se avokatët e Shtëpisë së Bardhë i kishin thënë se për të nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse t’i kthente shpinën shoqes, sepse mund të hapeshin hetime mbi komitetin e ceremonive të inaugurimit të presidentit.

Zonja Wolkoff tha se e regjistroi Zonjën e Parë sepse “do të bëja gjithçka që kisha në dorë për t’u siguruar që isha i mbrojtur”.

Stephanie Grisham, shefe e stafit dhe zëdhënëse e zonjës Trump, tha se zonja Wolkoff donte të hakmerrej.

“Kushdo që fshehurazi regjistron dikë që e quan shoqen më të ngushtë, është detyrimisht njeri i pandershëm,” tha zëdhënësja Grisham.

“Libri jo vetëm që është plot me të pavërteta dhe paranojë, por bazohet në një nevojë të imagjinuar për hakmarrje. Wolkoff e prezanton veten me të madhe, ndërsa nënçmon dhe fajëson të gjithë me të cilët ka punuar.

Në fund të fundit ajo përfundon viktimë.

Për fat të keq, kemi të bëjmë me një grua shumë të pasigurtë, me një dëshirë të palogjikshme për t’u ndjerë e rëndësishme”, vijon Grisham.

Në libër, Stephanie Winston Wolkoff thotë se do të donte të mos ishte takuar kurrë me Zonjën e Parë. Zonja Wolkoff, e cila është planifikuese aktivitetesh argëtuese në Nju Jork, thotë se u prezantua me Zonjën e Parë në vitin 2003 në redaksinë e revistës Vogue, ku punonte zonja Wolkoff.

Ajo ia kushton dy nga 11 kapitujt e librit procesit për planifikimin e ceremonisë së inaugurimit të presidentit në janar 2017, duke përshkruar komitetin përgjegjës për grumbullim fondesh për të paguar për festimet disa ditëshe si të përfshirë nga probleme organizative dhe komunikimi që komplikuan punën e saj.

Ajo thotë se në mënyrë të përsëritur ngriti pyetje në lidhje me shpenzimet, gjë që rezultoi që ajo të shihej si problematike.

Komiteti Presidencial i Inaugurimit të presidentit Trump grumbulloi gati 107 milionë dollarë për aktivitetet ekstravagante.

Ky ishte një çmim i paparë për ceremonitë e inaugurimit dhe ishte gati dyfish më i lartë se kostoja e inaugurimit të presidentit Barack Obama në 2009.

Disa nga ata që ishin të përfshirë ose ishin në dijeni të punës së komitetit, i thanë agjencisë së lajmeve Associated Press në shtator 2017 se planifikimet për inaugurimin u ndërlikuan nga vendimet e minutës së fundit, ndryshimet në personel dhe mbikëqyrja e dobët financiare.

Zonja Wolkoff tha rrjetin ABC News në një intervistë të transmetuar të hënën se ajo vazhdon të bashkëpunojë me hetime të shumta penale mbi punën e komitetit.

5 komente në “Një libër “përvëlues” për Melania Trump, nga ish-shoqja e saj e ngushtë”

  1. american16al says:

    Kush po e rruan…. per librat dhe thashethemet, demokratet po lozin si kalamajte qe ne fillim thane se Trump nuk zgjat me sh se 3 muaj ne office, pastaj 6 muaj e pastaj me rradhe tyrli lloj thash e them, po e djegin American, bashkohen me rrugace dhe me ne fund kane per te humbur sepse po ja dhurojne fitoren..!
    Botojne libra per business dhe Trump perseri me sa duket do te fitoje!!!

    1. WuFlu says:

      Kur ka qene ndonjehere e per pune e majta ne cfare vendi ? Vetem inkompetence, genjeshtra, manipulime,censure, dhune etje etj. Demokratet e amerikes nuk jane me demokrate jane te majte dhe kjo eshte fytyra e vertete, cfare pret te bejne tjeter.

  2. Laku says:

    PORDHE ME RIGON NE BALLKON QE VETEM KOMENTUSI USA SE KUPTON.

  3. Andi says:

    dhe dy muaj dhe shkon per lesh kjo fytyre e poshter

  4. enter"" says:

    Teraplliqet e demokrateve perpara zgjedhjeve.

    Nje mut do hani.
    TRUMP 2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje