Ish-kryeministri i Italisë dhe ish-presidenti i Milanit, pronari aktual i Monza, Silvio Berlusconi, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Një ditë pas këtij lajmi bëhet me dije se është infektuar edhe bashkëshortja e Berlusconit, Marta Fascina 30 vjeç dhe dy fëmijët e tij.
Mediat e huaja bëjnë me dije se dy fëmijët që janë infektuar janë Luigi dhe Barbara Berlusconi, 36 dhe 31 vjeç.
Dyshohet se Berlusconi është infektuar nga fëmijët të cilët kohët e fundit ishin me pushime.
Kujtojmë që gjendja e Ish-kryeministrit është e mirë dhe se nuk ka shfaqur simptoma, sakaq ai është izoluar në shtëpi.