VIDEO/ Rama nis takimin me Presidentin për datën e zgjedhjeve, Meta: Jo s’e ka ndonjë rëndësi ky konsultim. Ndonjë kafe apo çaj?

4 Shtator 2020, 11:15Politika TEMA

Zyra e shtypit të Presidencës ka transmetuar live në Facebook, një pjesë nga takimi mes kreut të shtetit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama për tu konsultuar për datën e zgjedhjeve.

Në hyrje të takimit Meta i parashtroi kryeministrit arsyet e këtij takimi, ndërsa tha se vendosja e datës nuk ka ndonjë rëndësi të madhe.

“Unë fillova të zhvillonim konsultimet për datën e zgjedhjeve, me qëllim për të ndihmuar sa më shumë për një proces gjithëpërfshirës, jo se vendosja e datës ka ndonjë rëndësi vendimtare por për të respektuar çdo ndjeshmëri apo edhe kalendarë të tjera sic janë festat zyrtare.

Në këtë drejtim do të isha i interesuar të dëgjoja edhe mendimin tuaj si përfaqësues të PS dhe të mazhorancës”.

Më pas Meta tha: Ndonjë kafe ndonjë caj..

1 komente në “VIDEO/ Rama nis takimin me Presidentin për datën e zgjedhjeve, Meta: Jo s’e ka ndonjë rëndësi ky konsultim. Ndonjë kafe apo çaj?”

  1. Koli says:

    Kujdes ndonje kafe ndonje caj se ka helm brenda.Ashtu si e beri me Qazim Trieshin ish ambasadorin ne Ceki.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje