Lulzimin dhe Ilirin, nuk i shpëton as data e zgjedhjeve

4 Shtator 2020, 15:03Blog TEMA

Nga Artur Ajazi 

Presidenti i vendit, ka pritur dje në selinë e tij, kryetarët e Partisë Socialiste, Partisë Demokratike,  dhe padyshim edhe të LSI, për të folur mbi paracaktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të vitit 2021. Ilir Meta, ka zhvilluar takime të veçanta me kryeministrin Edi Rama , me kryetarin  e PD  Lulzim Basha, por edhe me  zonjën e tij Monika Kryemadhi, për të “ndarë” me ata mendimin mbi  datën e dakortësuar të zgjedhjeve, të cilat sipas tij “duhet të pastrojnë politikën shqiptare”.

E ndërsa zoti Rama nuk ka komentuar  takimin me kreun e shtetit, Lulzim Basha ka nxituar të dalë para mediave sapo është përshëndetur me Ilirin, dhe ka shprehur gatishmërinë e ish-opozitës për “të bërë një orë e më parë zgjedhje, për të ndryshuar qeverisjen, pasi mjekët duan rritje pagash, arsimtarët gjithashtu por edhe pensionistët”. Lulzim Basha duket se ka humbur sensin e kohës dhe efektin e takimeve zyrtare. Ai ka humbur tanimë, edhe energjinë alternative  brënda  vehtes, pasi  kur shkon takon Metën, i duket sikur takon Dash Shehun, kur  takon Monikën i duket sikur ka takuar ndonjë ambasadore. Atij i është mbushur mëndja  “top” (ose bën sikur) se, “vetëm afrimi dhe mbajtja e zgjedhjeve të reja do ti japin pushtetin PD”. Por në një mëndje me Lulzimin, është fatkeqësisht edhe Ilir Meta.

Nuk  ka ditë dhe “qokë” që  ai bën jashtë Tiranës, ku të mos godasë “malin” me gurë, ku të mos lëshojë akuza dhe  thirrje  madje edhe antiligjore, ndaj qeverisë, ndaj Edi Ramës, ku të mos lëshojë kushtrimin për të rinjtë (edhe pse e dëgjojnë vetëm ata që mbledh në Jalë) duke i ftuar të “marrin në dorë fatet e vendit”. Cilit  vënd, të atij që është mbushur me vilat dhe pallatet e tij dhe milionerëve të SHQUP-it  dhe LSI, apo të marrin në dorë “fatet e vendit”, duke  kërkuar rrëzimin e Edi Ramës, dhe hipjen në pushtet të Lulzimit, Doktorrit, Monikës dhe Fatmirit ? Duket  sikur paracaktimi  dhe dakortësia  e një date për mbajtjen  e zgjedhjeve  të reja parlamentare, do të jetë “shpëtimi” i Ilir Metës dhe Lulzim Bashës.

Duhet  të jenë ose naivë, ose shumë të zgjuar. Mendoj  se janë naivë. Shqiptarët  kurrën e kurrës, nuk do të gabojnë  më, të votojnë në shumicë për partinë  e rrënimit, për partinë e fajdeve, për partinë e Gërdecit, për partinë e bosëve të “boronicës” dhe atyre që i kanë punuar “Qindin”  këtij  populli. Shqiptarët do të votojnë  edhe  në 2021  për Partinë Socialiste të Edi Ramës (jo sepse  kjo  qeveri nuk  ka gabuar) sepse  janë të bindur se vetëm me  një kryeministër  si ai, vendi  po  përballet me krizat  dhe  pandemitë, duke i sfiduar ato. Sepse  vetëm me një  kryeministër si Edi Rama, vendi  ka shansin të integrohet, pasi  vetëm ai ndjehet  mes kancelarëve dhe burrave të shtetit në Europë, si  i barabartë mes të barabartëve, dhe  jo  si  inferior. Lulzim Basha dhe Ilir  Meta, mbajnë  vehten me gajret  dhe “çoç  ujdisin” mes  tyre, edhe  kur  paracaktojnë  takime  “formale” në Presidencë.

I  pari  nxiton të dalë para kamerave  dhe të buzëqeshë, duke deklaruar se “dita e madhe po afron”, kurse  i dyti,  rri  mendueshëm  prapa  perdes  së zyrës, duke menduar  dhe duke  u lutur për “fitoren  e Monikës”. A  thua se data e zgjedhjeve  do ti shpëtojë ata të dy, nga humbja, nga  largimi, nga ndëshkimi. Në zgjedhjet  e reja parlamentare  të 2021, Basha dhe Meta, do të marrin nga shqiptarët  haraçin që u takon, për çfarë kanë bërë  në këto  vite. Edi  Rama kërkoi “800 mijë vota”, por  e siguroi  se do të jenë  mbi  1 milion sërish , pasi shqiptarët do të votojnë  kësaj here  jo vetëm për mandatin  e tretë të socialistëve, por edhe për largimin e atyre që e mbajnë  peng  me dhunë të ardhmen e vendit.

11 komente në “Lulzimin dhe Ilirin, nuk i shpëton as data e zgjedhjeve”

  1. ⚖️⚖️⚖️⚖️ says:

    O zot !Kur do të vijë dita ti shohim në burg .

  2. SHQIPËTAR, THËRRITINI MENDJES !!?? says:

    Kurrë më Lulin ( Bershën), Monën(Metën) nê pushtet .

  3. Roland says:

    like hajduti…..vaj vaj …vaj me det ….like kurva edhe kollovari nga hollanda , duan te shpetojne parat e vjedhura …dy kurva tok …..

    1. Moni says:

      Bravo!KUR DO JETE AJO DITE E MADHE..?? TI SHOFIM NE GJYKATE TE AMERIKANEVE…JO TE BASTARDIT BERISHSERB….

  4. Baba says:

    Pirdh pirdh o bolshevik , do pushosh dhe ti me prallat e tua .
    Ju ka ardhur fundi te gjitheve , rrac bolshevikesh .

  5. Lali says:

    Po more zoteri,
    te gjithe kane marre fund, te gjithe injorante, vetem RROFTE SHOKU RAMA ME SHOKUN GRAMOZ.
    Marreshin nga ditet tua ishalla.
    Mos te lashte Zoti gjalle pa ata.
    Vazhdoni thurini lavde bejtexhiut skizofren.
    Se shpejti do ta mundi me batuta edhe Nardin.
    Mbajeni mbajeni qenin e ngordhur.

  6. Mero Baze says:

    Pirdh pirdh o bolshevik , do pushosh dhe ti me prallat e tua .
    Ju ka ardhur fundi te gjitheve , rrac bolshevikesh .

  7. Taulant says:

    i bukur ky krahasimi i ketij sahan lepiresit : sepse vetem me nje kryeminister si Edi Rama vendi ka shancin te integrohet pasi vetem ai ndjehet mes kancelareve dhe burrave te shtetit si i barabarte ….
    Sa poshte ka ren media ne Shqiperi …..

  8. betixho says:

    Çuditem me Bashën,edhe Arturi e ka anash kaluar kete moment,nuk e kuptoj pse ngutet.një pretendus per Kryeminister duke qënë edhe lideri kryesor i Opozitës,duhet të jete i kujdesëshm,mbasi gafat janë shënja të mungesës së thellësisë së mendimit.Nuk mund t’ja veshësh Nënë Terezës thëniet e poetit të madh Pers Omer khajami: “E djeshmja vdiq, e nesërmja s’na gjen,ç’mërziteni kur e sotmja ka lezet”.(Omer Khajami-RUBAIRAT-)

  9. Tani Tirane says:

    mendoj se keta komentuesit jane krejt te semure
    merren me shkruesin e artikullit dhe harrojne se sali ram berisha eshte vemja me e zeze e ketij vendi

    o injorante dhe kellire

    mos u merrni me mediat dhe mediashkruesit
    merruni me komunistin dhe boleshvikun me te zjarrte dhe me te fundit ne vend sali ram berishen

  10. Taras bulba says:

    Baba-taulant-lali….shpellar pa llogjik pa tru dry me pre …u shofte fara juaj shyqyr qe jeni pak ….ju pret sali krimineli tu jap ndonje sufllaqe dhe ti pastroni b….me llap…ligji i shpelles qe vetem llapin…ptuuuu qelbes…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje