Dritan Abazoviçi – një identitet shqiptaro- osmano-sllav - ashtu si pamja e Ballkanit

3 Shtator 2020, 20:12Blog TEMA

Nga Ilir Yzeiri

Emri i Dritan Abazoviçit dhe roli që ai fitoi në zgjedhjet e fundit në Mal të Zi, u bënë menjëherë të njohura sepse, me formacionin e tij « Ura », ai duket se ka në dorë fatin e koalicionit të ardhshëm qeveritar në atë vend. Kjo është kronika e këtij fenomeni. Ajo që më ka tërhequr më shumë te ky personazh, është antroplogjia historike që në mënyrë të plotë gjendet te emri dhe mbiemri i tij.

Ballkani, për fat të keq, nuk po arrin të shkëputet nga identiteti i tij historik, pra, nuk po mundet të dalë në kohën reale, të jetojë me identitetin e ri europian. Projektimet identitare historike si ato që lidhen me identifikimin fetar, me kufijtë nacionalë që lëvizin në hapësirat e imagjinatës post-otomane, refuzimi i tjetrit të ndryshëm dhe përpjekja për t’u mbledhur në hapësirën mitologjike, e kanë bërë Ballkanin një teatër grotesk, në të cilin politika, në vend që të ndërtojë projekte për të ardhmen, vizaton harta të reja me frymëzim të vjetër mitologjik e parahistorik.

Aktorët që po ndezin edhe njëherë mendjet dhe po nxitojnë të shtrijnë kufijtë në hapësira të brishta, janë Turqia, Greqia, por edhe Serbia. Nuk dua të komentoj acarimin e marrëdhënieve turko-greke për hapësirat detare sepse ai konflikt është futur në një rrugë që kërkon të tjerë aktorë për t’u ftilluar. Ndërkaq, zgjedhjet në Mal të Zi ndezën më shumë narrativën e vjetër të përcaktimit identitar dhe nga ajo që deklarojnë aktorët kryesorë të kësaj drame, duket sikur është vënë në pikëpyetje e ardhmja europiane e këtij shteti që, me zgjedhjet e fundit, tregoi më shumë një vullnet për t’u mbledhur rreth mitit fetar të kombit ortodoks serb duke nxjerrë në reliev peshkopin e kishës ortodokse dhe duke e shpallur atë fitues të frymëzimit mitologjik. Të krijohet përshtypja sikur ata votues më shumë janë të prirur në jetën e tyre për përkatësinë identitare, sesa për mbrothësinë ekonomike e reale të jetës. Të duket sikur më shumë i tërheq shpirti i murgut në manastir, sesa shpirti i qytetarit të lirë që i merr vendimet duke u orientuar nga pragmatika.

Për hir të së vërtetës, deri tani, ngjarjet në Mal të Zi kanë mbetur si përplasje në ligjërim, në kuptimin që nuk janë bërë aksione. Deri tani ato janë hipoteza. Dhe çudia më e madhe është se njeriu që ka në dorë të lëvizë këto hipoteza, është një shqiptar me një emër që shenjon identitin rizomatik të shqiptarëve. Këtë term e kam përdorur në

një shkrim të hershëm dhe e kam marrë nga kolegia ime e universitetit « Spiru Haret » në Bukuresht, Micaela Chapelan. Sipas këtij koncepti, identiteti përqaset me «rhizomën» që në botanikë është masa e rrënjëve. Ndërsa në antropologji shenjon shtresat që mbart identiteti ynë historik. Dhe te emri i Dritan Abazoviçit gjenden të gjitha. Mbiemri i përket një emri të njohur nga historia e bektashizmit. Abazi ishte djali i Aliut që luftoi në mënyrë shembullore në Qerbala. Këtij identiteti që është pjesë e historisë së etnisë që përfaqëson Dritani, i është shtuar prapashtesa sllave –viç që shenjon përsëri një pjesë tjetër të historisë së tij, përkatësinë tashmë në një komunitet tjetër.

Ndërkaq, emri Dritan, që është thjeshtësisht shqiptar, duket se buron nga vetëdija e parë e komunitetit në të cilin bën pjesë ai, që është një entitet që nuk ka lidhje me asnjërin prej atyre që ai mban në shpinë, në mbiemër me këtë rast. Mirëpo nga pikëpamja e shenjueshmërisë antropologjike, identiteti i këtij politikani nuk është i shenjuar nga asnjë prej këtyre shenjave: ai nuk ka asnjë shenjë të dallueshme osmane në sjellje, nuk ka lidhje dhe nuk tregon të paktën asnjë projekt identitar që do ta bashkonte me komunitetin që gjendet i shtresuar në emrin e tij. Ka më shumë një performancë identitare që gjendet në prapashtesën e mbiemrit.

Dhe kjo e bën atë një personazh ballkanik. Ai mishëron, apo te ai gjendet identiteti i ndërtuar me kompromiset, jo me përjashtimin. Ky identitet i tij karakterizon, në fakt, një tip ballkanik mendjehapur që nuk është peng i asnjë mitologjie apo i kohës historike. Ky është tipi prgamatik europian që po ngjizet në rajone me etni të përziera. Mirëpo, ajo që është me rëndësi në këtë paradigmë, është se këtë tip të ri politikani, që e ka ndërtuar identitetin mbi kompromiset identitare, e përfaqëson më së miri një shqiptar. Jo vetëm e përfaqëson, por duket se askush tjetër në atë areal nuk mund ta bartë atë mision, përpos një personazhi që e ka ndërtuar identitetin e tij me kompromise mitologjike e parahistorike, gjithë duke ruajtur dallimin nga të tjerët për nga përkatësia, gjuha, emri dhe, sidomos, me narrativën që artikulon.

Rasti i Dritan Abazoviçit është një shembull për politikanët shqiptarë në Ballkan që të marrin rolin drejtues për të unifikuar interesat e këtij rajoni duke përcaktuar si prioritet të ardhmen europiane dhe jo të shkuarën mitologjike.

(TemA)

30 komente në “Dritan Abazoviçi – një identitet shqiptaro- osmano-sllav – ashtu si pamja e Ballkanit”

  1. Flm says:

    Shume e bukur, Identitet “Shqiptaro-Osmano-Sllav”, ose ndryshe Turk-Arnaut i sllavizuar.
    ###
    Ky identitet, ne shumicen e rasteve Turk-Arnaut, Turk-Alvanos … eshte prezent dhe shume i fuqishem ne Ballkan.
    ###
    Ju jap nje shembull (konkret, masiv dhe shume te fresket).
    Mijra Xhihadista Shqiptar bashke me familjet e tyre u rekrutuan nga Turqia per te luftuar ne Siri (aty ku kish nevoj “Allahu”).
    ###
    Ketij grupi njerzish, qe jane te gatshem te vriten per interesat Turke, c’far mund ti thuash Shqiptar, Turq, Sllav … i vetmi identifikim i persosur eshte Turk-Arnaut (nuk them Turko-Shqiptar, qe mos te ndyj emrin Shqipetar).

    1. Memesia Arberia, Bestytnia Shqiptaria says:

      Me vjen keq per gjendjen tende te renduar psikologjike
      ?

    2. Vatra says:

      Mercenarë si ti

  2. E thene troc , si gjith shqiptaret Pa indetitet. says:

    …popull i perdhunuar 500 vjet saqe ka humbur cdo gje nga e kaluara dhe kjo vertetohet nga ulurimat e xhamive dhe idjotizmat e betakshinjeve ..

    1. Mona Cizmja. says:

      E vertete.Jemi gjysem komb.

      1. Bureto says:

        Eshtë aq e vërtetë që shqiptarët janë ‘gjysëm komb’, aq sa është shumë e vërtetë që ‘komb i plotë’ janë grekët, spanjollët, turqit etj etj, që të mos flasim për amerikanët dhe kinezët. Nuk di që në hapësirat e një shteti, si ato që sot janë definuar me kufij, të jenë të përfshirë kombe të pastra. Por edhe më parë nuk ka patur, përjashtuar romët. Mos futemi thellë në faktorë të shumtë historikë, por vetë martesat e përziera, e kompromentojnë fort idenë e kombit të pastër, ashtu siç do ta mendojë ndonjëri. Që shqiptarët, edhe pse nën trysninë minimalisht 2000 vjeçare, nga popuj të fuqishëm si romakët, sllavët dhe bizantinët, e ruajtën identitetin dhe si provë për këtë ruajtën gjuhën. Mos të ishte kjo nga se do dalloheshim, dhe a mund të bëhej i mundur pavarësimi në shekullin e kaluar me rënien e perandorisë otomane, 500 vjet nën të cilën mbijetuam? Ndaj përdorimi i mekanizmave të ndryshme të ekzistencës, për më tepër për shqiptarët si një komb i vogël, e kanë patur të domosdoshëm që të përshtaten në mjedise të tjera kulturore, ekonomike, fetare, bile dhe gjuhësore. Por të gjitha këto nuk e kanë zbehur, siç e thashë, identitetin shqiptar as për gjatë 2000 vjetëve. Ne bile mu për këtë gjë jemi çmuar e respektuar më së shumti prej të huajve.

  3. Klimax says:

    Cuditerisht,si asnjehere tjeter me pare, shqiptaret ju versulen identitetit te ketij personazhi vetem e vetem se mbiemri i tij perfundon me -vic!!! Cfare, kerkojne ti zbulojne rrenjet sllave te ketij “tradhetari”?!!!! Ja mendo te kishte emrin Nikola, Stefan, Jovan, etj (packa se keto emra jane me shumice edhe ne Shqiperi) atehere “patriotet” do i zhduknin c’do rrenje te identitetit “shqiptar” duke e deklaruar 100% serb!!!
    Qe ky personazh u zgjodh dhe luan nje rol ne te ardhmen e Malit te Zi tregon se qytetaret e atij vendi, pjesa dermuese e atyre qe e votuan te identitetit ortodoks, nuk i terhoqi shpirti i murgut ne monastir, por shpirti i qytetarit te lire. Ne te kundert ishin “shqiptaret” qe i kthyhen kurrizin dhe e deklaruan “tradhetar”. Me sa duket jane “shqiptaret” ne ish-Jugosllavi qe ora u ka ngelur ne periudhen otomane, ne kulturen e traditat osmane si dhe besimin e fese islame qe eshte e lidhur si mish e thua me identitetin osman.
    Pamja e Ballkanit nuk eshte kjo Yzeir! Popujt ballkanik kane identitetin e tyre, fene e tyre, emrat e tyre ashtu si popujt e Europes. Shqiptaret cfare kane per identitet, Yzeir? Identitetin osman me emra si Abaz, identitetin e epokes ateiste me emra “modern” si Artur, Alfred, Edmond, etj (packa se keta emra i perkasin besimit kristian) apo cfare? E pra, identiteti i emrave shqiptare eshte zhdukur shekuj me pare, atehere kur u zhduk edhe identiteti i te qenit shqiptar!

    1. Piro says:

      E ke gabim!
      Emrat e krishtere jane vetem emrat semitike (arabo-ebraike) te futur ne Europe nga kisha gjate ketyre dy minevjecareve.
      Nuk e ditke ti se emrat “Artur, Alfred, Edmond, etj.” jane emra qe ekzistojne gjermanike-keltike qe ekzistojne prej se paku 5 mije vjetesh par daljes se krishterimit?

  4. Toni?? says:

    Me fale Ilir se nuk dua te ofendoje as kend por tek ky njeri nuk sho as gje shqiptare katolik veq osmane Turk mysliman pro skllave siq kane qen gjith mone osmane dhe turqit se per fate keq shum muslimane ne trojet e Gjergj Kastrijotit e quane veten turq edhe pse flasin shqipt she nuk Kan fare te ben met te bukren shqipri dhe flamurin esaje dhe te Gjergj Kastrijotit ??????

    1. Kalec Dega Der Fuhrer says:

      Qe shqiptari eshte larg identitetit te tij duket edhe nga shqipja qe shkruan dhe flet. Eshte per te ardhur keq qe shqiptaret sot nuk dine te shkruajne dhe te flasin shqipen e bukur ashtu si duhet.
      Jemi i vetmi komb ne bote qe kemi tradhetuar fene dhe gjuhen shqipe qe tregon ky komb e popull nuk ka taban kombetar.

  5. Virusi says:

    Dritani eshte shqiptar i Malit te Zi, shkolluar ne Sarajevo ku ka njohur nga afer tragjedine e atij vendi. Eshte specializuat ne Suedi dhe Amerike. Ka punuar me OJQ dhe human rights, kryesisht ne fushen e multikulturalizmit. Si i lindur dhe rritur ne mjedise ballkanike, njeh problemet e rajonit. Nga CV duhet te jete i qarte per nevojen dhe menyren e zgjidhjes se problemeve ne gadishullin tone problematik. Duket politikan i kulturuar dhe me orjentim bashkekohor.

    1. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

      E si mund te jete politikan i kulturuar dhe me orientim bashkekohor kur ben kualicion me parti pro-serbe te cilat hapur jane kunder pakicave ???

    2. Arsyeja says:

      Si mundet nje njeri qe “punon per te drejtat e njeriut” te marre anen e nacionalisteve serbe qe i vune zjarrin Ballkanit? Cfare kupton ti me orientim bashkekohor? Te jesh idiot i dobishen per Putinin?

  6. agim says:

    Ti Flm,je njeriu me i ndyte i Ballkanit.Ti je nje perbindesh antishqiptare qe vetem fene ke idol.Dhe kur dikush behet ortodoks ose ka qellu i tille atehere ai duhet te jete greko-serbe se ashtu eshte me i sigurte.Ti je nje mentalitet i lindur mesjetare,jeton me perralla dhe mite….

  7. Detari says:

    na mbyten turkallvanoast

  8. Mario says:

    Ti Injoranti me epitetin Si gjithe Shqiptaret pa identitet.Nuk shkruhet betakshinjeve injorant Grek,shko meso si shkruhet njehere Shqip.Ti Legeni tjeter Grek me epitetin FLM cmunt te thuash per Shkerdhatat e Greqise qe erdhen te luftonin perkrah vellezerve serbe ne luften e Kosoves,a jane ISIS or no.Per ty Klimax Kurva Grekqire per cfare emrash Shqiptare ti kerkon kur ne Nenen tende Greqi duhet te ndrroje emrin dhe te thoje qe jam Orthodox,NQS do te rrije,perndryshe te kapnin prej leckash dhe o te vrisnin ne kufi si nje Qen ose do rrije dhe do perfundoje si Arvanitasit qe shumica flasin Shqip,por kur te flasin kthejne koken se mos i ngjon ndonjeri dhe kane probleme me shtetin pastaj.Ju Shkerdhata Greke qe shkruani me pseudonime si nuk pranuat njehere mor pisa per mijera Shqiptare te vrare nga ju kerrma,prej se paku 100 vjetesh,cfare Mut shteti eshte Greqia qe nuk pranon qe ka minoritete kur atje ka me qindra fshatra qe flasin Shqip,Turqisht,Bullgarisht,Maqedonisht te Maqedonasve dhe shume te tjere qe jetojne ne tokat e tyre prej qindra vitesh.Mjaft me o Greke te qelbur,nuk besoj ne zot si shume Shqiptare se kshu u rritem ne vitet e konunizmit,por ne qoftese ka zot ,uroj te plasi ajo lufte e qelbur Greko Turke dhe shikojeni pastaj Kurvat e Grekut se si do perfundoni,do te vine prap te punoni arat ne Shqiperi para 100 vjetesh dhe tani thoni jane pronat tona.Mallku qofte rraca juaj Kerrma qe edhe Bebet Cam i nxirrshit me thika nga barqet e nenave dhe i pritshit copa – copa.Pisa e ka fajin kjo Gazete qe Shkerdhata qe shajne Kombin e Mrekullueshem Shqiptar ,botohen ne nje gazete Shqiptare.?

    1. ILYRIA says:

      Shume domethenese Fjalet e tua Mario………shume te verteta dhe qendrim Fisnik, qe na kujton te gjitheve ne, se asgje nuk duhet te harrohet e se Historia do te perseritet neqoftese te gllaberuarit (pra ne) do te harrojne percmimin dhe vrasjet qe i kane bere ketij Populli kellirat greke……..jane pa bese e pa imam…….te uroj vec shendet Mario….Ska me fisnik se Shqipetaret

  9. Lee lee says:

    Je gabim o flm. Tjeter te thote profesori. Je ballkanas. Me kete trahana vetem nje grup ka indentitet te pasterr Epiriotet dhe Arvanitasit Une smund ti them grek tipit ne Nea Filadelfias As pondios ne Selanik. As ne Drapecona as ne Tamburia. As armeneve ne Neo Kozmo. As turqve ortodoks neNea Zmirni. Greqia eshte Epiri dhe antropologjikisht dhe shpirterisht. Jam krenar qe fshati im daton qe nga 1746 dhe fisi im. Po jo 1milion qe me 1920 u gjenden me athine.. Keta pocaqit mbetje osmane qe bejne patriotin ta shpifin. Po dreqi ta haje 40 vjet buken e kemi ndar. Po martesat pa fund.. Po vuajtjet si kemi pas njesoj.

  10. more tiii says:

    Shkrim sorrosist që kërkon të ngjallë shumkulturalizmin e vdekur kudo në botë,veç shqipërisë.
    Këta lolot,si punë e yzeirit,janë ushqim i këndshëm për greko-serbët.
    Identitet i ri evropian thotë atdhemohuesi i palëçitur. Së ku e gjeti,ku e pa këtë identitet,vetëm yzeriri me ymerin e di,se në evropë të gjithë identifikohen si gjermanë,francezë,e me radhë.
    Vetëm debilët tanë internacionalistë pretendojnë identitete të paqena mbikombëtare,për të mbuluar mungesën e identitetit kombëtar.

  11. Xoni says:

    E mo se si puna e tij jane mbi 500 000 ne greqi qe i kan evene ne fund nje IS ne fund. Ky i ka vene nje VIC. Po te kishte shkuar ne greqi do ta vinte Dritanis Abazosis. Vetem at aqe kane vajtur ne vende te rregullta si Itali Angli Amerike etj nuk kan epatur nevoje ta ndryshojne emrin. Dava grekesh dhe sllavesh. Shoviniste muti.

  12. Piro says:

    E ke gabim!
    Emrat e krishtere jane vetem emrat semitike (arabo-ebraike) te futur ne Europe nga kisha gjate ketyre dy minevjecareve.
    Nuk e ditke ti se emrat “Artur, Alfred, Edmond, etj.” jane emra qe ekzistojne gjermanike-keltike qe ekzistojne prej se paku 5 mije vjetesh ose 3 mije vjet para daljes se krishterimit?
    Por edhe pseudonimi Klimaks eshte vjele greke qe do te thote afersisht ‘kulm, me i larte”, por kjo nuk te ben ti grek.

  13. Ali Pasha says:

    Ky osmanlliu e ka inatin me Skenderbeun se nuk pranoi qe edhe ai te ishte nje osmanlli. Prandaj tani i versulet dhe thote akuza te tilla. Per Abazoviçin dy menyra ekzestejce ka ose te jesh osmanlli ose serbqi.

  14. GREY WOLF says:

    MJAFT ME PERCAKTIMET E NGURTA DUKE U MUNDUAR TE NA FUSNI NE KUTIRA QE TE MARRIM SHEMBULL NGA SUPERFUQITE E KOHES. NUK MUND TE KRAHASOHEMI ME MULTIKULTURALIZMIN AMERIKAN SEPSE JETOJME NE BALLKANIN ME SHUME SHTETE TE VOGLA QE KANE HISTORI DHE TRADITA MIJERA VJECARE. AS ME SHTETET E MEDHA TE EVROPES SEPSE JANE PIKERISHT TE MEDHAJA DHE NUK RREZIKOJNE SI NE TE HUMBASIM GJUHEN DHE ZAKONET TONA. MJAFT ME KOMPLEKSE INFERIORITETI. NUK JEMI GABIM QE DUAM TE JEMI TE VECANTE DHE TE RUAJME VECANTINE TONE KUR NUK I BEJME KEQ ASKUJT TJETER. NUK KEMI PERSE TE PERZIEHEMI ME TE TJERET QE TE SHKOJME MIRE DHE TE NA VLERESOJNE. MUND TE JEMI EVROPIANE DHE MADJE MODERN DUKE RUAJTUR CDO GJE TE MIRE QE NA KARAKTERIZON. SHTETE SI FRANCA, GJERMANIA, UK, ITALIA NUK MUND TE NA IMPONOJNE MENTALITETIN E TYRE TE TENXHERES KU SHKRIHEN TE GJITHE BASHKE SEPSE ATA JANE SHTETE ME MBI 60MILJONE BANORE DHE NUK RREZIKOJNE TE HUMBASIN POPULLSINE APO GJUHEN E TYRE. NE JEMI VETEM 3 + 2 + 0 .5 MILJON QE MEZI PO I MBAJME ME THONJ E ME DHEMBE TERRITORET TONA, GJUHEN DHE KULTUREN TONE. CFAR VLEN PER NJE KONTINENT NUK VLEN PER NJE TJETER, CFAR ESHTE E PERSHTATSHME PER NJE SHTET NUK ESHTE PER NJE TJETER, CFAR ESHTE JETIKE PER NJE KOMB NUK ESHTE PER NJE TJETER. NUK KA GJE ME TE MERZITSHME SE TE JETOSH NE NJE BOTE KU TE GJITHA SHTETET, KULTURAT TE JENE KUDO NJESOJ. TE JETUARIT NE PAQE, TREGU I LIRE, GLOBALIZIMI NUK KA TE DOMOSDOSHME TE QENET TE GJITHE NJESOJ, DIVERSITETI ESHTE VLERE JETIKE E DOMOSDOSHME DHE DUHET RUAJTUR. SHQIPTARET, SI ABAZOVICI, QE STUDJOJNE NE PERENDIM DHE DUAN TE IMPLEMENTOJNE COPY-PASTE CDO GJE QE KANE MESUAR ANDEJ DUHET TE THELLOHEN ME SHUME NE REALITETIN E INDIVIDUALITETIT TE POPULLIT SHQIPTAR DHE TROJEVE TE TIJ DHE TE PERSHTASIN ZGJIDHJET E APLIKIMET E PERVOJAVE SIPAS RASTIT SPECIFIK. PO KESHTU EDHE NE RASTET E SHTETET E TJERA BALLKANIKE. NE NUK DUAM TE ZHDUKEN VECORITE E MIRA SERBE APO GREKE DUAM VETEM TE SHUAJME DELLIN E TYRE GJENOCIDIAL DHE PRETENDIMET E TYRE ABSURDE TERITORIALE QE BAZOHEN NE MITE TE QINDRA, MIJERA VITEVE ME PARE KUR JETOJME NE NJE REALITET TJETER TE 2020 KUR KANE KALUAR QINDRA MIJERA VJET GJATE TE CILAVE TOKAT JANE SHITUR, BLERE, BRAKTISUR ETJ ETJ ETJ. NE 2020 NJEREZIT QE JETOJNE KUDO QE JETOJNE DUHET TE KENE TE DREJTEN TE QEVERISEN SIC ATA DUAN DHE NGA KUSH ATA DUAN.

  15. Genci says:

    Per cfare identiteti evropian flet ky Ilir Yzeiri? Nuk ka identitet evropian. Cdo vend ne Evrope ka identitetin e tij kombetar. Natyrisht ka vlera te perbashketa evropiane qe jane mesime te nxjerra nga gomarlleqet qe kane bere kombet evropiane ne te shkuaren: persekutimi fetar, absolutizmi, militarizmi, kolonializmi, fashizmi. Si rrjedhoje vlerat evropiane jane: te drejtat e njeriut, pacifizmi dhe social demokracia. Megjithate, tendenca ne rritje e ekstremit te djathte dhe populizmit ne dy dekadat e fundit, tregon se mesimet e shkuara po i harrojne shpejt…

  16. Iliri i fundit says:

    Ndoshta identiteti i shqiptarëve duhet kërkuar në Shqipëri e që ndoshta rrënjët e vërteta shqiptare janë të ruajtura edhe sot nëpër viset më veriore të Shqipërisë (nëpër malësitë e Shqipërisë).

    E shoh që sa ditë që Tirana dhe Prishtina e sulmojnë këtë djalosh! Po pse more pse? E di sa të pastër duhet ta kesh oborrin që të kesh të drejtë të kritikosh të tjerët?

    Nuk ka faj Dritani për këto gjëra:
    1. Për Kolonizimin e trojeve shqiptare në Mal të Zi është kryekëput përgjegjës Gjukanovici. Tivari, Rozhaja, Plava dhe Gucia janë asimiluar. Më shumë këto 30 vitet e fundit se sa në të gjithë historinë e tyre;
    2. a e dini që Diaspora shqiptare nga Mali i Zi nuk ka të drejtë vote dhe as të ketë shtetësinë malazeze. Pra Mali i Zi nuk lejon dy shtetësinë. Dmth me vetëdije të plotë dhe politikë asimiluese vazhdon Mali i Zi që të asimilojë shqiptarët;
    3. në 9 shtator 2006 ka ndodhë aksioni policor “Fluturimi i Shqiponjës” ku arrestohen 18 shqiptarë dhe akuzohen për terrorizëm pa asnjë bazë. Gjukanovici ishte në krye të shtetit,
    4. A e dini që shqiptarët në Mal të Zi nuk kanë të drejtë më shumë se 20% të mësojnë historinë e tyre kombëtare. Dhe për këtë nuk ka faj as Dritani e as proserbët.
    5. A e dini që Ligji për përfaqësim autentik të shqiptarëve në Mal të Zi ka garantuar 4 mandate deputetësh në Parlamentin e Malit të Zi. Kjo do thoshte që çdo qeveri në Mal të Zi të varej nga shqiptarët. Shikoni tani se URA që udheheqet nga Dritani ka 4 mandate. Gjukanovici e ndryshoi këtë ligj dhe tani zëri i shqiptarëve degjohet më pak;
    6. A e dini se për 30 vjet asnjë ndërmarrje nuk është hapë në trojet shqiptare në Mal të Zi dhe nëse vini e i shikoni, do vëreni që trojet shqiptare janë lënë tërësisht në mëshiren e fatit në krahasim me qytetet tjera në Mal të Zi.
    7. A e dini se plaçkitja më e madhe e trojeve shqiptare në Mal të Zi është bërë nga partia e Gjukanovicit. Plantacionet (vera VRANAC), 70% e vreshtarisë gjendet në territor të Komunës së Tuzit dhe Komuna nuk merrë asnjë qendarkë për këtë gjë, për arsye se pushteti i ka kaluar Qëndrën e vreshtarisë në Kryeqytet që të vjele Kryeqyteti milionat nga vreshtaria.
    8. E njëjta situatë është edhe me tokën e Valdanosit në Ulqin (tokë e mbjedhur me ullinj) më e madhja në Mal të Zi e që nuk administrohet nga Komuna e Ulqinit. Ashtu edhe kriporja e Uqlinit është shkatërruar në kohën e Gjukanovicit.
    9. jemi 4.91% shqiptarë në Mal të Zi dhe as 0.1% nuk jemi të punësuar në organet shtetërore. Dhe sondazhet na nxjerrin si populli më i pa deshiruar në shtet pas romëve.
    10 . Tirana dhe Prishtina mbrojnë Gjukanovicin, Asnjëherë nuk e kanë mbrojtë interesin e shqiptarëve në Mal të Zi.

    Për këto që thashë më lartë, jam në gjëndje të debatoj publikisht me kënd të dojë, me durim dhe pa ofendime. Sepse shqiptarët kur humbasin argumentat kthehen në çështje personale.

    1. Bureto says:

      Bravo Ilir i fundit, por jo dhe aq. Ka dhe shumë të tjerë. Gjithsesi sa shkruan qëndrojnë, ashtu si dhe çfarë vëren për politikanët e Tiranës dhe Prishtinës. Por me ndje, se problemet që shtron, plotësisht brenguese për bashkombasit më Mal të Zi, dhe po të donin zot se ua zgjidhin dot këta. Ja shikoni sa të zotë janë sa dhe nja 8000 ha. tokë të sajn, Kosova pranoj ti merrte Mali i Zi?! Ndaj do pyesja, po politikanë shqiptarë në Mal të Zi, çfarë bëjnë për problemet shumë të mëdha që ju keni aty? Ja posaçërisht, për ato që ti rendit. Pse nuk bashkoheni në zgjedhje vendore dhe parlamentare. Edhe për kryetarin e komunës së Ulqinit dhe Tuzit mezi e arritën. A duhet kështu? A nuk e dini ju atje shprehjen tonë që “bashkimi bën fuqinë”? Pse politikanë tuaj, nuk i kushtëzojnë qeveritë e M.Zi me hallet e shqiptarëve, kur ata u kërkojnë favore politike? Po ju si shqiptarë aty pse nuk i kushtëzoni politikanë tuaj kur ua kërkojnë votën?
      Kështu vëlla, ne si shqiptarë në mbarë trojet tona, në rradhë të parë të shikojmë problemet mes vedi. Kemi fituar shumë, por edhe më shumë duhet të fitojmë, sepse e meritojmë. Pavarësisht se në ç’shtet jetojmë aktualisht ne jemi në trojet e stërgjyshërve tanë. Tung!

    2. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

      Eshte e vertete qe gjate kohes se Gjukanoviqit shqiptaret nuk ishin mire, por te jesh i sigurte qe do te jene shume me keq nese qeverisjen e marrin proserbet.
      Eshte e vertete qe Mali i Zi nuk e lejon dyshtetesine dhe kete e ben per shkak te serbeve dhe jo per shkak te shqiptareve. Kete ti sigurisht qe e di sepse qenke Nga Mali i Zi. Por po te perkujtoj qe ne zgjedhjet e 30 gushtit nga Amerika ne Malesi ( Tuz) erdhen shume shqiptare per te votuar. Te gjithe ata shqiptare kane edhe shtetesine amerikane. Njera nga votueset e ardhura ishte edhe modelja e njohur Emine Cunmulaj.
      Te jesh kunder Gjukanoviqit eshte ne rregull, por te jesh pro Krivokapiqit, Lekiqit apo Beciqit eshte nje marri. Nuk te kuptoj se si mund t’i gezohesh fitores se njerezve te cilet i madherojne cetniket e Drazha Mihajloviqit.

  17. Kellira islamike says:

    Asgje osmane? Neo-otoman 24 karatsh. Publikisht e nisi me mohimin e Gjergjit te Madh.

  18. qytetari says:

    Dritani si intelektual,por dhe si politikan eshte nje perjashtim,jo vetem per nahijen e Ballkanit(a mund te me gjeni ndonje politikane Ballkani,pa ngarkesa nacionaliste te semura),por dhe ne boten Perendimore demokratike hyn tek asetet e saj.
    Keshtu ndihet deri tani te pakten.
    Rrugen ne vazhdim do ta kete te veshtire,kjo duket nga llumi kam-kum i tufes,pa din e pa iman,qe e perdorin Shqiperine si maske atdheu.Por duket qe eshte nje djale i maturuar,qe nuk degjon lehjet por fjalet.
    Detyren e vertete te veshtire,do ta kete,qe te formoje nje qeveri me specialista te zot dhe mbi te gjitha,te zbute semundjet kronike shekullore te armiqesive nder etnike.
    Po realizoi keto,do te mbetet ne histori si nje politikan teper i vecante i ketyre aneve,ku gjindja ketej kenaqesine me te madhe e ndjen kur lehin kafshojne dhe mbi te gjitha kur shpifin per tjetrin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje