Revista prestigjioze mjekësore: Vaksina ruse krijon antitrupa

4 Shtator 2020, 22:40Bota TEMA

Revista mjekësore “The Lancet”, në një nga artikujt e saj, bën me dije se vaksina ruse “Sputnik-V” krijoi antitrupa në të gjithë personat që iu nënshtruan fazave të hershme të testimit. Një lajm ky që u përshëndet nga Moska si një përgjigje për të gjithë kritikët.

Rezultatet e dy testimeve, të ndërmarra në qershor-korrik dhe ku u përfshinë 76 persona, treguan se të gjithë pjesëmarrësit zhvilluan antitrupa ndaj koronavirusit dhe asnjë prej tyre nuk pati efekte anësore serioze.

Rusia licencoi 2 vaksina për përdorim të brendshëm në muajin gusht dhe kjo gjë u bë pa u bërë publike të dhënat.

“Dy testimet 42 ditore përfshinin secili 38 të rritur të shëndetshëm. Asnjë prej tyre nuk shfaqi efekte anësore dhe u konfirmua që të gjithë krijuan antitrupa”, shkruan The Lancet.

3 komente në “Revista prestigjioze mjekësore: Vaksina ruse krijon antitrupa”

  1. vjeshta says:

    Ti hani munë shokut Putin , o kapitalistat e mutit!

    1. Sverige says:

      Nese nuk kryen testime te pakten ne 50 mije njerez nuk mund te thuash qe vaksina ska efekte anesore. Ne Suedi u semuren 80 femije me narkolepsi ( semundja e gjumit) nga vaksina e gripit te derrit. Ajo dha antitrupa tek te gjithe per dhe 80 femije mbeten invalide per gjithe jeten. Tani askush ne perendim nuk do te perserisi te njejtin gabim te kaperceje fazen e testimit masiv nga frika per te mbrojtur popullaten nga corona

  2. Refiku says:

    Kjo asht reviste shume “prestigjoze” futu pak e kerko ne gooogle. Sa lek ke morre o shkerdhate filorus.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje