ANALIZA: Një ngjarje që u harrua, ndodhi dje në Washington

5 Shtator 2020, 11:02Rajoni TEMA

A u angazhua diplomacia më e rëndë botërore për të prodhuar dokumente që nuk janë marrëveshje? Dhe si do ta vazhdojë Kosova tutje rutinën?

Nga Veton Surroi

Në Washington, në ditën e katërt të shtatorit të vitit 2020, nga ekranet televizive dilte pamja e zyrës ovale të presidentit të SHBA-së. Në tavolinën e tij ishte presidenti Trump, në të majtën e tij (në Tv) presidenti i Serbisë, Vuçiq, ndërsa në të djathtën kryeministri i Kosovës, Hoti. Nga ekranet dilte deklarata e presidentit amerikan se po nënshkruhej një marrëveshje historike. Disa orë më vonë u botuan dokumentet e nënshkruara, që dukeshin bukur larg të merituarit të quhen “historike”. Ja një lexim i shpejtë.

1. Në Washington nuk pati marrëveshje Kosovë-Serbi:

Presidenti Vuçiq nënshkroi një dokument zotimesh, të dakorduara më herët me palën amerikane dhe me delegacionin e Kosovës. Ky dokument është juridikisht një ofertë e njëanshme e Serbisë, njohur pastaj në kontraktualitet me një letër njohëse nga presidenti Trump.

Të njëjtën gjë e bëri edhe kryeministri Hoti dhe me të njëjtën procedurë mori cilësinë e kontratës.

Serbia i premtoi SHBA-së se do të sillet ndaj Kosovës – dhe Hezbollahut, rrjetit 5G, 69 shteteve që kriminalizojnë homoseksualitetin, sipas pikave të dakorduara. Dhe Kosova bëri të njëjtën gjë, pra premtoi se do të sillet ndaj Serbisë, Hezbollahut dhe të tjerëve ashtu siç ka premtuar.

Presidenti Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës nuk nënshkruan të njëjtën copë letre.

2. Në Washington nuk pati marrëveshje të njohjes së ndërsjellë:

Kriza politike kosovare e vitit 2020 u arsyetua me nevojën e formimit të një pushteti që do të marrë guximin të shkojë në Washington dhe të nënshkruajë marrëveshjen e njohjes së ndërsjellë mes Serbisë e Kosovës, të ndërmjetësuar nga presidenti Trump.

Në Washington shkoi delegacioni i Kosovës me mandat të vetëdeklaruar të nënshkrimit të marrëveshjes së njohjes së ndërsjellë (“sepse nuk shkojmë për gjë tjetër”) e jo që nuk u nënshkrua një marrëveshje për njohje të ndërsjellë, por nuk u nënshkrua kurrfarë marrëveshjeje e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.

3. Çka është “normalizimi ekonomik?”

Kryeministri Hoti dhe disa prej pjesëmarrësve deklaruan se atë që kishin nënshkruar është një rrugë që çon në “normalizim ekonomik”, që pastaj do të çojë në “normalizim politik”, i cili pastaj çon në njohje të ndërsjellë.

Kosova ka nënshkruar në Bruksel, më 2013-n, Marrëveshjen e parë për normalizim politik. Prej atëherë kanë kaluar shtatë vjet dhe marrëdhëniet nuk janë normalizuar. Ideja se në Washington duhet të fillojë një proces më 2020-n, që duhet të shpjerë në gjendjen e paravitit 2013, duket si një humbje monumentale e kohës dhe resurseve të tjera.

4. Një shportë zotimesh të mira:

Kosova ka bërë zotime të mira për përmirësime infrastrukturore në marrëdhënie me Serbinë. Nëse financat amerikane ia dalin dhe shihet leverdia ekonomike, do të ketë më shumë rrugë të mira që i lidhin Kosovën e Serbinë , më shumë hekurudhë, e posaçërisht hekurudhë që e lidh Adriatikun me të dyja vendet. E njëjta gjë vlen edhe për studimin e fizibilitetit për shfrytëzimin energjetik të Ujmanit: shumë mirë që e bëjnë dhe kur ta përfundojnë, të dyja palët do të shikojnë se çka është ajo që u leverdis. Substanca e “normalizimit ekonomik” është kaq: një listë zotimesh që edhe po u kryen në tërësi e pa asnjë problem kanë bërë që njerëzit dhe mallrat të udhëtojnë gjysmë ore apo një orë, apo dy orë më shpejt prej një pike në pikën tjetër. Për fat të keq, shpejtësia e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave nuk është problemi kryesor me të cilin zgjidhet “normaliteti” mes Kosovës e Serbisë. Është konflikti i papërfunduar mes dy vendeve.

5. “Mini-Shengeni” tash i mirë:

Ideja e një hapësire të “katër lirive” evropiane në Ballkanin Perëndimor, pos që u promovua me shumë pak finesë e sens politik, hasi në kundërshtim imediat në shumë qarqe në Kosovë. Ndër më të zëshmit ishte rrethi politik i kryeministrit të tanishëm të Kosovës. Refuzimi ishte më shumë emocional sesa i shpjeguar mirë.

Kosova tash ka pranuar, emocionalisht, të jetë pjesë e “Mini- Shengenit”. Diçka që ka mundur ta negociojë më herët, gjatë dy vjetëve të kaluar, tash e ka pranuar pa pyetur fare.

6. Faktori mysliman dhe Izraeli:

Si pjesë e rëndësishme e ngjarjes në Washington është njohja e Kosovës nga ana e Izraelit. Ky hap pozitiv për Kosovën, megjithatë, duket se e tejkalon vlerën që ka për Kosovën. Sipas presidentit Trump, Kosova është shteti i dytë mysliman që e njeh Izraelin gjatë mandatit të tij, dhe “shumë shtete të tjera islamike dhe arabe” do të vazhdojnë më tutje. Nga ana tjetër, për Serbinë , kjo pikë është shndërruar në obligimin që Beogradi ta transferojë ambasadën e vet në Jerusalem më 2021-n, diçka që shkon kundër politikës së përbashkët të jashtme evropiane.

Kosova kështu vendoset në një shportë identitare që nuk i përket-arabe e islamike, ndërsa Serbia ftohet të ikë nga politika e jashtme evropiane, me të cilën edhe ashtu nuk i ka mbetur shumë afinitet.

7. Si duket Kopshti i trëndafilave:

Kosovarëve u është premtuar se do të nënshkruajnë diçka në Kopshtin e trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë. Kopshti është sinonim për marrëveshje historike- më e madhja ka qenë ajo mes Arafatit dhe liderëve izraelitë, e më herët mes presidentit egjiptian, Sadat, dhe kryeministrit izraelit, Begin.

Kopshti është sinonim po ashtu për rolin e veçantë dhe të papërsëritshëm të Amerikës. SHBA-ja ka, si superfuqi, mundësinë e veçantë që të ndërmjetësojë vetë dhe me forcë, në mënyrë që të arrihen marrëveshjet e vështira. Është si të thuash resursi më i madh, i rëndë dhe i kushtueshëm në diplomacinë botërore. Dje u shpenzua për diçka që nuk do të mbahet mend gjatë për ndonjë gjë konsekuente. Ka gjasa që dokumentet e nënshkruara, pas jo shumë kohësh, të përdoren si ilustrime shpotitëse për shpenzim të kotë të diplomacisë më të kushtueshme botërore, atë amerikane, në veçanti nëse zgjedhjet në Amerikë e ndërrojnë administratën.

8. Një vit për “normalizim”, me rutinë:

Kosova e nënshkroi me dorë të veten se gjatë një viti politika e saj e jashtme nuk do të merret me avancim në njohje nga shtetet apo institucionet, por në “normalizim”. Pos këtij “ekonomik”, të cilin u zotua se do ta bënte në Washington, e pret ai politik në Bruksel. Të hënën, më 7 shtator, kryeministri Hoti dhe presidenti Vuçiq do të takohen në Bruksel dhe tema e parë e këtij takimi, ndërmjetësuar nga z.Lajçak, janë “aranzhimet për komunitetet joshumicë”. Pas këtij formulimi qëndron çështja e bashkësisë së komunave serbe, për të cilat u zotuan dy kryeministra të mëhershëm të Kosovës, H.Thaçi dhe I.Mustafa, duke hapur për negociim shtyllat e rregullimit kushtetues të Kosovës.

Vendi ka pse të brengoset: procesi negociator po shkon me rutinën e vet disavjeçare, ku Kosova merr pjesë në një proces për të cilin as që është konsultuar, as pajtuar e as që di çka do të prodhojë.

19 komente në “ANALIZA: Një ngjarje që u harrua, ndodhi dje në Washington”

  1. Dhimitri says:

    Kjo marreveshje eshte per ibret… Deshmi e hollimit te gjakut shqiptar ne Kosove.
    Rrofte Shqiperia. Dalje ne Durres per shqet s’duhet te kete!

    1. tourkalvanos.... says:

      Pafytyresi e nje suniti te fshihet pas nje nick nome kristian……

      1. bekimi says:

        Tukogrekis…pa pirdhu o kerme/zvarranik haleshe,i shperlare e pjerdhur i ardhur i rrjedhur i trembur i pjerdhur si orthoturk i tredhur! E fitove supen, nisu ne qipro !

  2. Titi says:

    Sa shtrember po e sheh ngjarjen ti o z. Surroi. Te vika keq kur lexon çka ke hedh ne leter. Ekonomia te sjelle zhvillim, progres, mendesi te hapur dhe mundesi te tjera. Apo po na don revolucion ti o z. Surroi? Nuk ka me te tille ne kohe zhvillimesh normale
    marredheniesh, si paraprag per realizimin e synimit final.

  3. Emigranti says:

    Ekonomia është mbi politikën zotëri. Nëse Kosovarët do kishin vende pune te mire paguara, të ardhura të bollshme, tregti të mirë me vendet e tjera të botës. Nëse do të kishte një rritje ekonomike të mirëfilltë, dhe kompanitë e huaja do të vinin lehtësisht në Kosovë për të investuar…
    Atëherë as nuk do ta cashit fare se çfarë thotë Serbi, dhe nëse e njeh apo jo Kosovën si shtet.
    Mjaft bëni sikur po punoni për të mirën e Kosovës, për të marrë ulesen në OKB ndërsa të rinjtë largohen nga Kosova përditë. Ajo ulesja një M të madh ju jep.

    Shiko EKONOMINË!!!

  4. Z says:

    Do jete e njejta gje edhe me detin e Greqise! Jane te tjere qe vendosin ne politiken globale! Por me gjndjen e sotme te Kosoves edhe te Ballkanit, me mentalitetin gjysem anadollak nuk mund te ecet me shpejt! Duhet edukim me pare dhe shtet shqiptar!

  5. Huligani says:

    Pika 6, edhe pse ne dukje pa rendesi eshte qendra e rendeses.
    Kjo pike,percaktimi i Kosoves si vend mysliman,
    e katapulton ate ne nje republike serbe.
    Lobet serbo-greke ne Uashington,kane bere punen e tyre.
    Gjasme mburen me arritjen,se Israeli njef Kosoven,pra nje vend mysliman
    dhe Kosova njef realitetin,pra nuk mbeshtete nga asnje qeveri perendimore.
    Indirekt kjo ndikon edhe ne perceptimin perendimor per Shqiperine.
    Me fjale te tjera Shqiperia do hyje ne Evrope,n.q.s. hyne Turqia dhe Bosnja

  6. Jimi says:

    Qe kjo marreveshje nuk eshte aspak e mire, kjo nuk diskutohet, po puna eshte se. Kush dhe ku eshte ai burre qe te bej ate marrveshje qe ne e deshirojme kaq shume dhe pse nuk e ben? E di si eshte kjo pune! Kur te qi kadiu, nuk ke me ke e ben davane!

  7. Kozmo says:

    KOSOVA KA SHUME VITE, QE EUROPA DHE AMERIKA VETEM LUAJNE. E KANE LENE NE NJE CEP PA E ZHVILLUAR. VETEM PREMTIME. EUROPA LEJON, QE POLITIKANET E KOSOVES TE MERREN VEC ME KORRUPSION DHE NESER MOS TE KENE MUNDESI, TE NGREJNE ZERIN PER TE DREJTAT E KOSOVES.
    KOSOVEN E KANE LENE MBRAPA VETEM POLITIKANET E SAJ MEDIOKER DHE HAJNA!!!!!

  8. Babale says:

    Kur shikon foton, qe te gjithe duken te qeshur e te kenaqur per kete arritje! Por gjithashtu, ne fytyrat e tyre duket qarte se asnjeri prej tyre nuk eshte fare i kenaqur prej saj, por thjeshte bejne hipokritin, sidomnos shqiptaret. Eshte fatkeqsi te jesh vend i vogel me armiq te medhenj!

  9. Lik says:

    Kjo marrveshje eshte me e mira e mundshme per momentin.
    Rendesi ka qe e mori persiper Amerika dhe kjo eshte garanci per te ardhmen e Kosoves .Lobimi shqiptar per njohjen e Kosoves nuk mund te bej me shume se çmund te beje USA.
    Te shpersojme qe interesat e USA te jvazhdojne te jene per nje Ballkan te stabilizuar perendimor.

  10. Erdogan says:

    Populli i vetequajture Shqipetare duhet te kuptoje se kush eshte dhe per cfare duhet te luftoje zoti me comentin Z.
    Eshte vertet qe shqipetaret sot kane Mentalitet “gjysem” Anadollake,po ne 1913en qe grate ishin te mbuluara si ne Afganistane qe as syte nuk dukeshin pervec Jugut qe kishte lidhje me Historine,Identitetin Epirote te Jeorgios Kastriotis.
    Imagjinon ty se cfare niveli kishin turqit “ilyre apo Pellazge” qe sot ti krijon lidhje me ta?
    Ku kishin ide ata se cfare historie kishin,ishin nje perzierje 500 vjecare me pushtuesit Osmane.
    Tregoni pak Njerezillek zoti me comentin Z,ta quash veten Dardane qe eshte pjese e Historise dhe Mithollogjise Greke dhe te urresh ata qe te kane Pagezuar me kete Emer te Shenjte,eshte Ipo-Xrisia (hipokrizi),eshte turp per nje popull te Lashte me Kulture Helene,eshte scandal.
    E kupton ty qe Roma si Perandori dhe Ilyret Greke te Perandorise se Saj Iustinianos,Megas Kostandinos nuk ka patur dhe besoj nuk ka ne nje te ardhme te shkurter Minoritet Italiane por vetem Greke dhe pushtues Sllave ne Arnautine qe me vone u quajt Albanine.
    I ndoqet ju turqit Epirotet,Ilyret,Greket e Epirit se luftuat per Turqine.
    Nuk eshte ceshtje Albania dhe Greqia qe bota Krenohet,por Turqia dhe Greqia.
    Atehere si “fillon” historia e ketij Kombi te Lashte te Turqizuar me Iskander-Beun kur arxeo-Llogu Neritan Ceka ne programin e Mustafa Nanos i tha qe “E dini ju qe Kostandini i Madh ishte paraardhes i Isknder Beut”?
    Dhe kjo pyetje behet ne shekullin e 21te!
    E dini ju qe Kostandini i Madh qe nuk njifet dhe nuk nderohet ne Arnautistane kishte mbiemer Greke Xlloros i bute Shqip?
    Nena e Tij Eleni?
    Edhe per keto fakte historike te dokumentuara nga historiane Greke dhe Romake i mohoni?
    Eshte si te thuash qe ne shekullin e 20te ka “rrezik” te kete ngjare Lufta e Dyte Boterore.
    E shikoni se ku kini arritur?
    Si mund tju considerojne “Njerez te Devotshem” te huajt kur ju nuk kini as capacitetin me te vogel te Nderoni Identitetin Tuaj?
    Nuk ju pelqen e Verteta qe Perandoret Ilyre Megas Kostandinos,Iustinianos,Iulianos te gjithe emra Greke dhe Epiroti Jeorgiops Kastriotis jane nga nje Komb dhe Gjak?
    Nuk e kuptoni qe bota po tallet me ju,por ju ben qejfin se keshtu i do Mushka Drute?
    Berluskoni ju thote qe kini Femra te Bukura per ne,Bushi ju karkterizoi si Turq myslimane,Vittorio (Fitore) Zgarbi ju quajti Ignorante dhe ju vazhdoni te njejtin avaz.
    Kini shtylle kurrizore apo jo?

    1. Arvanit says:

      Moj KARAKURVE magjype cfare do ti tek SHQIPETARET,???? Injorant e HISTORISE u bere ti me 5 klasse te na tregosh prejardhjen e Kostandint. Meso mire per emrat bizantine. Qe nuk ka LIDHJE fare Greqine.

  11. POPULLI says:

    KJO MUTMOSMARRVESHJE RREZIKON MBARE TROJET SHQIPTARE,
    DJE SALA I FALI DETIN GREQISE KURSE SOT POLITIKA LARGPAMESE E TE GJATIT PO NA LE EDHE PA DETIN ADRIATIK QE E KERKON SERBI
    MUTI E MBULOFTE KETE RINI TE NGORDHUR KOSOVARE E SHQIPTARE
    ASNJE VOTE PER KETA POLIKARE TE TE GJITHA PARTIVE
    TE VOTOJME SIMOTREN E VETVENDOSJES NE SHQIPERI OSE THYEM QAFEN

  12. Detusch says:

    Perderi sa Kosoven tani po e njeh Izraeli nje nga shtetet me te fuqishme te botes te presim se cdo te thone keta rrjepacaket e Evorpes sllovaket rumunte spanjollte dhe greket !!!!

  13. Zgalem says:

    Vetoni e ka pritur kete marreveshje , me mire se Albin Kurti . Ky i fundit me arrogancen , qe e karakterizon , i ka vene vize marreveshjes , gati – gati , e quan kunder interesave te Kosoves . Te lutem , Veton , mos u influenco , nga mendimet enveriste te Albinit . Vetem Enveri krijoi ate izolim , qe vijon ta paguaj ende Shqiperia . Marveshia e Wasingtonit , ishte me e mira e mundeshme . Minishegani , nuk eshte kaq pak i rendesishem . Levizja e lire e mallrave dhe njerzve , sot konsiderohet nje hap i madh i zhvillimit ekonomik . Kete levizje e siguron minishegeni.
    Rrasti i dy Gjermanive , nuk eshte i barabarte , por ka ngjashmeri . Ato u unifikuan nga ekonomija . Sot jane shteti me i fuqishem ne Europe . me rendesi paresore , jane dhe problemet e tjera , qe mori persiper Amerika . Ka shume mundesi , qe pas nje viti , Kosova do te jete antare e OKB. Atehere c’do te thote Albini ? Shikoe me gjere problemin , z. Veton . Zgalem

    1. katarakti says:

      Nuk ke kuptuar asgjë. Vuçiçi tha se nuk bëmë marrëveshje me Kosovën, të cilën nuk pranojnë ta njohin si shtet, por bëmë marrëveshje me Amerikën për Kosovën! Pra me tutorin e saj. Nga kjo marrëveshje doli se serbët do të shfytëzojnê edhe ata burimet ujore të Ujmanit/Gazivodës! Se do tê jenë po ashtu kujdestarê tê përjetshëm të manastireve ortodokse në Kosovê etj etJ.
      Ti dhe të tjerêt që i bien tupanave të patriotizmit duhet të kuptojnë se ky takim në Uashington nuk u mbajt për Kosovên dhe të mirën e saj.
      O milet: dëgjo dhe mba vesh: Takimi i Uashingtonit u organizua pêr shkak të zgjedhjeve në Amerikë. Që Trumpi tu thoshte ungjillorëve tê tij në Amerikë si dhe lobit super të fuqishëm çifut atje se:” Edhe një vend tjetër me shumicë myslimane (!) e njohu Izraelin. Pas Emirateve të Bashkuara Arabe”! Ky ishte qëllimi i vetëm i këtij takimi. Trumpit nuk i rruhet fare për Kosovën. Madje kam përshtypjen se ai nuk e di ku bie ajo.

  14. Edlira says:

    Bravo Serbise qe beri cfare i deshi qejfi me nje kryeminister si Hoti…nje marionete mediokre ne duart e e te tjereve!

    Tragjikomedia u firmos me tre firma!
    Serbia arriti cfare deshi…Kosova u injorua komplet!
    Kur nuk ka reciprocitet bilateral,kujt i sherbeu kjo marrveshje? Atij qe nuk deshi ta njohe Kosoven…Serbise.

    A nenshkruhet nje marrveshje e denje,kur je i perulur ne gjunje si Hoti para Vucic?

    TURP!

  15. bekimi says:

    Tukogrekis…pa pirdhu o kerme/zvarranik haleshe,i shperlare e pjerdhur i ardhur i rrjedhur i trembur i pjerdhur si orthoturk i tredhur! E fitove supen, nisu ne qipro !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje