FOTOT/ 46 ditë me Covid, mjekja shqiptare në Itali tregon tmerrin që kaloi: Pavarësisht çdo dhimbjeje fizike, psikologjike apo shpirtërore unë ja dola

5 Shtator 2020, 12:45Sociale TEMA
FOTOT/ 46 ditë me Covid, mjekja shqiptare në Itali tregon tmerrin

Mjekja shqiptare, Romina Selenica, e cila u shërben pacientëve të prekur nga Covid-19 në Itali, bën të ditur se ka qenë e infektuar me Covid-19, dhe se ka luftuar 46 ditë me koronavirusin.

Në një postim në facebook ajo shprehet se pavarësisht dhimbjeve ia doli të rikthehet në punë dhe pranë njerëzve të dashur.

“Nuk është një ditë e thjeshtë pune, nuk është një e shtunë si çdo tjetër që kam qenë në punë. Është e para e kthimit në rutinën e jetesës time mbas 46 ditësh me Covid-19.

Pavarësisht çdo dhimbjeje fizike, psikologjike apo shpirtërore UNË JA DOLA, t’i kthehem pacientëve të mi, të përqafoj njerëzit e mi të dashur, të rishijoj të bukurën liri, vetë jetën!

Ndjesë që nuk kam mundur t’ju kthej përgjigje mesazheve, shpresoj në mirëkuptimin tuaj! Me respekt , Dr. Romina Selenica”- shkruan mjekja. (TemA)

2 komente në “FOTOT/ 46 ditë me Covid, mjekja shqiptare në Itali tregon tmerrin që kaloi: Pavarësisht çdo dhimbjeje fizike, psikologjike apo shpirtërore unë ja dola”

  1. qytetar says:

    URIME ! Ska nevoje me na tregue dhimbjet !

  2. Ne says:

    Mjeke estetike e cuar ne covid resort….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje