Kryebashkiaku Veliaj mirëpret aktorin dhe shkrimtarin e njohur Çun Lajçi dhe i dhuron Kullën e Sahatit

6 Shtator 2020, 21:00Sociale TEMA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në zyrën e tij aktorin dhe shkrimtarin e njohur kosovar, Çun Lajçi. Artistit, i cili ndodhet prej disa ditësh në kryeqytet për të promovuar librin e tij të fundit, iu rezervua një takim i ngrohtë nga kryebashkiaku Veliaj, përgjatë të cilit u diskutuan një sërë temash dhe çështjesh të lidhura me artin dhe zhvillimin e mëtejshëm të kulturës shqiptare.

“Jam shumë i lumtur që kemi pas bujtës në Tiranë, Çun Lajçin e madh, jo vetëm të dyqind roleve, por edhe të dyqind frymëzimeve e dyqind energjive. Sikur të gjithë ne të kishim një minimum të kësaj energjie, të këtyre roleve në shoqëri, do ishte një bekim i madh”, u shprehVeliaj.

Duke e përgëzuar për veprën, por dhe për kontributin e dhënë si artist dhe shkrimtar, kryebashkiaku e vlerësoi Lajçin si një vlerë të paçmuar për shoqërinë shqiptare. “Jemi të nderuar për gjithë veprën tënde, për shërbimin që i bën shoqërisë tonë”, u shpreh ai.

Nga ana e tij, artisti Çun Lajçi u shpreh i nderuar për mikpritjen e kryebashkiakut. “Të falenderoj shumë për burrërinë, për ftesën, që more një shitës librash dhe e solle në zyrë, pavarësisht roleve, pavarësisht viteve. Gjithçka ndërtohet në paqe mbi librin dhe mbi dijen, – kësaj s’guxojmë t’i ikim, se po ikëm nga dija, nga libri, nga mendimet e të kaluarve tanë, me vetëdije ike mi prerë rrënjët tona. Prandaj, të falenderoj që më more prej librave dhe më prure këtu, duke më dhuruar Sahatin e Tiranës, që do ta mbaj kujtim gjithë jetën”, u shpreh Lajçi.

Kryetari Veliaj i dhuroi simbolikisht, në shenjë mirënjohjeje artistit të nderuar, Kullën e Sahatit të Tiranës.

1 komente në “Kryebashkiaku Veliaj mirëpret aktorin dhe shkrimtarin e njohur Çun Lajçi dhe i dhuron Kullën e Sahatit”

  1. Qinani says:

    Kjo kulla sahatit osht si pun kunje.
    Dhurat per femnat po.
    Ktij burrit dhuroi nanji si biçim “tyneli kombit”,apo,”pusi Sulejmanit”,apo “gropa hajdin sejdis”..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje