Merri tani dhe fillo të paguash në Janar 2021
Në një shoqëri moderne si kjo ku ne jetojmë, jeta duket se perqendrohet tek komoditeti. Situata jo e zakonshme solli shumë ndryshime, kryesisht në ekonomi dhe nuk flasim vetëm për bizneset por edhe në ekonomitë e vogla të secilit prej nesh. Por pavarsisht vështirësive që po ndeshim, përsëri për ne, komoditeti mbetet i rëndësishëm bashkë me dëshirën për të patur për vete dhe familjet tona më të mirën që tregu mund të ofrojë.
Neptun synon gjithmonë të jetë më afër konsumatorit dhe kërkesave të tij, duke i mbështatur dhe mundëesuar plotësimin e nevojave familjare për një cilësi më të mirë jetese dhe komoditet në familje edhe në situatën në të cilën ndodhemi. Neptun gjatë muajit Shtator në bashkepunim me Raiffeisen Bank ofron për të gjithë konsumatorët, mundësinë e blerjes me 0 % interes për të gjitha pajisjet elektroshtepiake dhe televizorët.
Blerja me 0 % interes është e njohur për konsumatorin, por këtë vit kjo skemë finacimi, sjell disa elementë të rinj që ofrohen për herë të parë në tregun shqiptar dhe vetëm nga NEPTUN.
Me skemën e re, konsumatori mund që ta zgjedhë vetë afatin e periudhës së financimit, e cila mundësohet me afat maksimal deri në 36 muaj. Dhe nuk mbaron me kaq…
Jemi në një periudhë të vitit ku gjithsecili, me mundësitë e tij i siguroi vetes dhe familjes disa ditë pushime, rifillimi i shkollës gjithashtu shoqërohet me shpenzime të tjera duke vazhduar me pas me shpenzimet e fundvitit. Duke marrë në konsideratë këta faktorë Neptun ju vjen në ndihmë edhe me një lehtësim tjetër për ekonominë e familjes suaj. Ju mund të merrni tani elektroshtepiaket apo televizorin që gjithmonë keni dëshiruar dhe të filloni të paguani këstin e parë në Janar 2021.
Tani mbetet vetëm të mblidheni së bashku me familjen tuaj dhe të shijoni pajisjet e reja elektroshtepiake, të cilat padyshim do t’ju mundësojnë një cilësi më të mirë jetese, lehtësi dhe më shumë kohë për veten tuaj pa patur nevojë të prekni kursimet.
Neptun jua bën më të lehtë edhe proçesin e aplikimit, tani i gjithë proçesi mbyllet brenda në dyqan në më pak se 30 minuta vetëm duke paraqitur kartën e identitetit. Kjo skemë ju mundëson financim 100% të vlerës deri në shumën 300,000 lekë. Per te perfituar vizitoni dyqanin me te afert Neptun, merrni më shumë informacion ne https://www.neptun.al/pocetna/shtatori-me-0.nspx ose telefononi ne 044 50 50 50