COVID-19 “prodhoi” 87 mijë të papunë: Buxheti humbi 10.4 milionë euro nga kontributet

31 Gusht 2020, 15:05Ekonomia TEMA

Pandemia Covid-19 ka goditur rëndë bizneset dhe si rrjedhojë punësimin në vend. Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave për periudhën Janar-Korrik 2020, buxheti i shtetit ka humbur 1.3 miliardë lekë apo 10.4 milionë euro të ardhura nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve, krahasimisht me të njëjtën periudhë të një viti më parë.  Në total në 7-mujorin e këtij viti, janë mbledhur 55,7 miliardë lekë nga këto zëra.

TV SCAN ka përpunuar të dhënat për të treguar një shifër mesatare të individëve që kanë humbur vendin e punës gjatë kësaj periudhe. Kështu sipas analizës së bërë nga SCAN,  paga mesatare në shkallë vendi aktualisht është 53 mijë lekë. Mbi këtë pagë punëdhënsit dhe punëmarrësit paguajnë sëbashku rreth 14.800 lekë sigurime shoqërore dhe shëndetësore.

Po të pjestojmë vlerën e të ardhurave të munguara me kontibutin e paguar për një pagë mesatare, rezulton se rreth  87.837 punonjës nuk kanë kontribuuar rregullisht në arkën e shtetit, gjë që tregon se kanë humbur vendin e punës, përkohësisht apo për një periudhë të gjatë. E gjitha lidhet me efektin e pandemisë, duke qenë se largimet më masive kanë qenë në periudhën Mars dhe Prill ku aktivitetet ekonomike u mbyllën, ndërsa edhe pas saj një sërë biznesesh nuk kanë arritur ta marrin veten dhe kanë ulur qepenat.

Efeket e COVID-19 në punësim

Paga mestare në shkallë vendi: 53 mijë lekë

Sigurimet mbi pagën: 14.800 mijë lekë

Të ardhurat e munguara: 1.3 mld lekë

Punonjës që nuk kanë kontribuuar: 87.837

1 komente në “COVID-19 “prodhoi” 87 mijë të papunë: Buxheti humbi 10.4 milionë euro nga kontributet”

  1. Kapterri Çibani says:

    I Plasi kari Ramës për papunësinë.
    Ai shkërdhata i mbushi thasët me eurot e dhëna nga BILL BAJGA GEJCI.
    Mori mbi 700 MILION EURO..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje