Industria e naftës dhe produkteve hidrokarbure duke se është drejt rënies në shkallë globale. Tashmë edhe kompanitë kryesore në treg po flasin për tërheqje të investimeve dhe për mundësinë që burime shumë të mëdha hidrokarbure nuk do të shfrytëzohen ndonjëherë.
Bloomberg sjell së fundmi një panoramë të kësaj situate që pakkush mund të kishte parashikuar. Shembulli më domethënës: ishujt Falkland ku Britania e Madhe dhe Argjentina dikur u përplasën ushtarakisht.
Sot, një dekadë pas zbulimit të 1.7 miliardë barrelave naftë krudo, asgjë nuk ka lëvizur nga vendi. Ndryshimet e mëdha në politikat e energjisë si dhe fakti se çmimi i hidrokarbureve pritet të bjerë përherë e më shumë, janë faktorë përcaktues për kompanitë kryesore.
Sado ironike të tingëllojë, por situata mund të shkojë deri në pikën saqë nxjerrja e naftës të mos mbulohet dot me çmimin e shitjes.
BP njoftoi në fillim të gushti se nuk do të bëjë më kërkime në ndonjë vend tjetër. Sipas Rystad Emergy As, një kompani konsulence, është e pritshme që 10% e burimeve të shfrytëzueshme të maftës – 125 miliardë barrela – pritet të mos përdoren.
Një arsye e madhe në këtë krizë ekzistenciale për sektorin është kërkesa për uljen e emetimeve në atmosferë. Në këtë kuadër ka një seri projektesh që preken drejtpërdrejt duke nisur që nga Brazili, Angola, Gjiri i Meksikës, deri në Alberta të Kanadasë.
Ndërkohë që dhe një vend si Arabia Saudite ka kohë që po përpunon plane për diversifikimin e ekonomisë së vet, bazuar kryesisht mbi industrinë nxjerrëse të naftës.
Ouu? Qekur nafta mbahet me barrelë, sikur transporton nje te semure apo te plagosur?
Po pse barrel, kur ne kemi fjalën shqipe fuçi?
Apo, shyqyr qe kemi mesuar nje gjuhe te huaj, dhe varja shqipes.
Posi, gjuhe koti. E kujt i duhet? Neve shqipëtarëve Jo e jo.
Ne fakt ne shqipëtareve na duhet, por eshte vetem nje pjese pordhace e Jona qe nuk e vlereson gjuhën tonë.
Hahahaaaa…..barrela
Provoheni te perfundoni ai Kalifornia qe 3 miljon skane korrent sot sepse mullinjte e eres nuk punojne kur ska ere dhe panelet diellore nuk prodhojne energji kur ska diell ose ka pluhur. Edhe governatori I Kalifornise e pranoi se keto metoda nuk Jane zgjidhje. Perdorimi I naftes dhe produkteve te saj do rritet sepse popullsia Po vazhdon të rritet. Vetëm ketë vit globi është shtuar me 30 miljon (pandemia nuk ka efekt me uljen e popullsise). Do ketë nja 2-3 vjet ulje të cmimit por per 2 dekadat qe vijne projeksionet e perdorimit të naftes Jane vetem sipër.