Të huajt zgjedhin Tiranën për biznes: Dominon konsulenca dhe tregtia me shumicë

17 Gusht 2020, 13:30Ekonomia TEMA

Në të gjithë vendin, operojnë në total 6443 biznese me pronësi të huaj apo të përbashkët, nga afro 155.900 ndërmarrje të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, apo 4 % të totalit.

Ajo që vihet re është se shumica e subjekteve kanë parë kryeqytetin si hapsirën më tërheqëse për të zhvilluar aktivitetin e tyre, kjo për shkak edhe se në Tiranë është përqendruar numri më i lartë i popullisë, pjesa më  madhe e shërbimeve, çka bën që konsumi të jetë më i lartë si dhe standardi ekonomik, gjë që premton në një farë forme edhe suksesin e këtyre bizneseve.

Afro 65.7 për qind të ndërmarrjeve të huaja ose të përbashkëta në vend, apo 7 në 10 biznese,  ushtrojnë aktivitetin e tyre në Tiranë. Sipas të dhënave të Bashkisë Tiranë, 4232 subjekte të huaja apo me pronësi të përbashkët zhvillojnë aktivitet në kryeqytet, çka përbën 9 për qind të totalit.

Aktivitetet ekonomike të konsulencës menaxheriale dhe tregtisë me shumicë, janë sektorët ku kryesisht pronarët / bashkëpronarët janë të huaj.

Nga viti në vit numri i subjekteve të huaja në kryeqytet ka pësuar rritje të vazhdueshme, me +1.12% në 2019 dhe +29.5% në 2018.(scan)

4 komente në “Të huajt zgjedhin Tiranën për biznes: Dominon konsulenca dhe tregtia me shumicë”

  1. ana says:

    A ma shpjegon kush se cfare do me thene “aktivitet ekonomik i konsulences menaxhariale”? Dhe e dyta, keto biznese te huaja a kane realizuar xhiro monetare apo nje pjese jane fiktive pa aktivitet? A i ka pare ndokush qe i ka analizuar bilancet e dorezuara tek tatimet?

    1. Alben says:

      Konsulence është kurrë ndihmon nderrmarjet të zhvillohen më tepër. EY, Deloitte, Bain, BCG bëjnë konsulence

  2. sert says:

    hahahahahah, ropt po vdesin per buke kurse komunisti i betuar Mero Baze flet per rritje plani 300%

  3. Q. Qinani says:

    …konsulenc,domethon sekser,
    ..kurse tregti,domethon matrapazllik,merr jep futja…
    Nuk zhvillohet shteti pa industri ..
    ..duhen prodhu mallra…industriale…
    ..ajo e ngre shtetin…
    …se,matrapazlliku s prodho gjo,veç fut paret e shumices n xhep t pakices,dhe masanej shumica merr rrugt e botes me bo pare.
    A s osht kjo ajo qe ndodh n shqipni tash e 3 dekada ?
    Dhe duket se kshtu do jet.
    Pse,budallenj jan gjermant qe ngrejn industri ?
    Kurse shqiptart kan “industrin” e sekserve politikan dhe tregtarve matrapaz.
    Si se kuptojn qe jan kot?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje