Rezervat e arit të Bankës së Shqipërisë arrijnë vlerën më të lartë historike

2 Shtator 2020, 09:22Ekonomia TEMA

Rezervat e arit të Bankës së Shqipërisë arritën në fund të korrikut vlerën rekord të 147 milionë eurove.

Statistikat e Bankës Qendrore tregojnë se rezervat e arit janë rritur me 73% krahasuar me një vit më parë. Rritja e vlerës së arit ka ardhur njëkohësisht nga zgjerimi i investimeve të bankës qendrore në këtë instrument, por edhe nga rritja e çmimit në tregjet ndërkombëtare.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, në intervalin kohor korrik 2019-korrik 2020 vlera e arit është rritur me rreth 32% dhe ky ka rezultuar fitimprurës si instrument i investimit të rezervës valutore të vendit. Aktualisht, një onz ar kuotohet në vlerën e 206 mijë lekëve ose rreth 1660 eurove.

Kriza e Covid-19 dhe “përmbytja” e tregut me likuiditet për të ndihmuar ekonominë kanë rritur kërkesës për metale të çmuara, që perceptohen nga investitorët si asete më të sigurta për ruajtjen e vlerës në kohëra krizash.

Ari monetar përbën tashmë 3.6% të rezervës valutore të vendit, ndërsa në muajin maj kishte arritur peshën më të lartë specifike të regjistruar ndonjëherë, me 3.9% të totalit. Pas rritjes së fortë të rezervës valutore nga fondet e eurobondit në muajin qershor, pesha specifike e arit pësoi një rënie të lehtë.

Eurobondi bëri që rezerva valutore e vendit që në mesin e këtij viti të kalonte për herë të parë kufirin e 4 miliardë eurove. Në fund të korrikut, vlera e mjeteve të rezervës ishte 4.12 miliardë eurove ose afërsisht sa 32% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Kjo shumë është gati katër herë sa deficiti i llogarisë korente të vitit të kaluar.

Megjithatë, rritja në nivele kaq të larta pritet të jetë e përkohshme, pasi një pjesë e eurobondit do të përdoret për shlyerjen e atij të vitit 2015, që maturohet në vjeshtë, ndërsa pjesa tjetër do të përdoret në funksion të programit të rindërtimit dhe mbulimit të deficitit buxhetor.

Në harkun e pesë viteve të fundit, rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë është zgjeruar me 56%. Rritja është bërë kryesisht përmes blerjes së valutës në tregun e brendshëm. Rezerva valutore ka si qëllim kryesor plotësimin e nevojave emergjente të ekonomisë për valutë, por edhe zbutjen e goditjeve eventuale që mund të cënojnë stabilitetin financiar të vendit.

15 komente në “Rezervat e arit të Bankës së Shqipërisë arrijnë vlerën më të lartë historike”

  1. Kim été says:

    Ka arrdhur koha të prishemi perfundimisht me BE-në dhe të lidhemi me Rusinë. BE po copton Kosovën dhe ujrat detare të Shqipëris.

  2. Shpata says:

    kujdes nga Meta!!

  3. shqiptari says:

    Epo ka ardhur koha te vidhni ca para meqenese jane rritur rezervat e arit.Njeri nuk ju kerkon llogari,burg nuk beni por perkundrazi edhe shperbleheni me rroga plus.

  4. Martin says:

    Mos se e mori vesh likja dhe ja gjeti vendin

  5. Haram says:

    Te rritesh rezervat e arit dmth te rritesh sasine pra na thoni sa ishte pesha para dhe pas ksaj
    Rritja e sasise dhe vlera e tij ne kohe te ndryshme nuk eshte e njejta gje
    Mjafton me thene
    ARI QE KEMI SOT VLEN ME SHUME spresojme te mos i bjere vlera sepse sasia e arit tone nuk rritet por zvoglohet dhe per zvglimin e tij hapet nje kapitull qe nuk mbaron

  6. K,Shofiti says:

    KJO QENKA ARSYEJA PSE LIKJA DON TE MARRE PUSHTETIN !
    PO JA BEKA ME SY FLORIRI E AI ESHTE SHUM I LIDHUR ME TE

  7. asd says:

    Po vjen prape koha per nje nderhyrje te lehte te …Ilirit

  8. !! says:

    Pra, çdo shqiptar ka pjese prej 50 euro ne rezervat e arit kombetar.
    A duhet te konsiderohet rritje ekonomike kjo ?!!
    Asnje shtet ne Europe nuk e ka kete pakice ari. Edhe sikur ta kishte, do i vinte turp ta demonstronte.

  9. SHPATA-2 says:

    A KA LLOGARITJE QE PO TA KTHEJNE ARIN QE U GRABIT( Jo vjedh) SA DO TE SHKONTE VLERA…??

  10. nina says:

    ME SA DUKET LIKJA KA KTHYER FLORIRIN E VJEDHUR…

  11. Bankieri says:

    Ci trgoni mor te shkrete ai (likja) behet si demi i terbuar kur shikon roben e kuqe po edhe sali krimineli po dhe adri nuk mbetet mbas…per flori ai….he mo per Fullanin them…ndaj hiqeni andej urgjentisht ….

  12. Edlira says:

    Na mbyten idiotet….?

  13. qytetar says:

    Se mos na vjedhin perseri me Gomar !!!!

  14. pjeter says:

    Hahaha sa kollaj genjeheni more Shqipe!!!!!
    Floririn e vertet e kan sistemuar Fullani me Liken e kompanine qe i rrethon.Nuk ka me Flori per shqiptaret,ka ngelur vetem “Mangerri”per ne,hahaha.

  15. KUR LEXON TITULLIN VIHET NE DISKUTIM QE JANE RRITUR REZERVAT E ARIT DHE KJO DO NA HABISTE SENURRITKAN REZERVAT NE KOHE TERMETI APO PANS=DEMIJE.POR KUR LEXON SHKRIMIN E ME POSHTEM MENJEHERE KUPTON QE VLERAT JANE RRITUR NGA TREGJET GJE E CILA NUK ESHTE BERE VETEM TEK NE POR NE GJTHE BANKAT QE MBAAJNE REZERVAT E ARIT TE SHTETEVE.ESHTE NJESOJ SIKU TE SHKRUHET QE U RRITE VLERA E DOLLARIt APO E EUROS.MBETET TE THEMI QE JEMI SHTET QE GJYNAH TE THUASH SHTET KUR GEZOHESH SE U RRITE VLERA E DOLLARIT ASHTU SIC MUNDE TE SHRUAJM NESER SE RANE VLERAT SE U ULEN CMIMET E BLERJES SE METALEVE TE CMUARA .KJO ESHTE NJE VEPRIMTARI E TREGUT TE BURSES QE SOT RRITET E NESR BIEN.POR ME QENE SE TEK NE KA NJE VARFERI TE MADHE ,KJO ESHTE SIKUR TE USHQEHEMI ME LUGEN BOSH. BARDHYL

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje