Vetëvrasjet e pacientëve me koronavirus, epidemiologu shqiptar në SHBA zbulon arsyen

7 Shtator 2020, 21:00Sociale TEMA

Skënder Murtezani, epidemiolog në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zbuloi në një lidhje direkte me “Ditari” në A2 arsyen se pse ka pasur raste pacientësh me Covid-19 që janë vetëvrarë.

“Për rastet e vetëvrasjes duhet të merren parasysh disa faktorë: gjendja psikologjike para koronavirusit dhe ilaçet që përdoren për trajtim gjatë koronavirusit.

Për shembull, hidroksiklorokina njihet se ka efekt anësor tendencën e vetëvrasjes”, tha Murtezani.

Mjeku epidemiolog tregoi se si veprohet në SHBA: “Në Amerikë, pacientëve që në trajtim kanë hidroksiklorokinë ose steroide, një person nga stafi caktohet që të kujdeset për ta dhe të raportojë për çdo ndryshim psikologjik që mund të kenë”.

Sipas Murtezanit, ata që e kanë kaluar Covid-19 duhet të jenë të qetë: “Mendoj se ata që e kanë kaluar Covidin duhet të jenë të lumtur. Janë 99% të kuruar dhe të mbrojtur njëkohësisht”.

2 komente në “Vetëvrasjet e pacientëve me koronavirus, epidemiologu shqiptar në SHBA zbulon arsyen”

  1. Lili says:

    Idiotsi e radhes nga epidemiologu nga amerika qe perzine punet kot: hidroxyklorokina eshte dhane me milliona doza qe 60 vjete e ma shume pa pasoja, e sidomos neper ushtrite e botes qe e kane tmerr rezikun e vetevrases tek ushtaret!
    Per kortikoidet dihet po qe ato ndikojne edhe mundet me shkaktuar probleme psishike deri ne vetevrasje.

  2. ne emen te jetes says:

    Ne nje kerkim Google thjesht ne 8 burime revistash mjeksore dhe klinika ne usa vetem nje burim thishte andej nga fundi se hidroksiklorokina ka si efekt anesor vetevrasjen ,por kur kalon ne mbidoze, helmim . Por edhe se doktori i nderuem mundohet me argumentue se fajin e ka ky medikament .ne shqiperi jane aesye te tjera.Biseda telefonike e viktimes 60 vjecare qe foli me dhendrin para se te ndermerte aktin fatal. medoj se eshte presioni psikologjik qe ju krijon sallahanja infektivit ,”experienca dhe trajtimi profesional” qe ju bahet pacjentave ,po edhe mungese fondesh nen dore. Me pak fjale larg spitaleve se shkoni si qeni ne rrush. Neqse ju prek virusi Mund te jete ftohje apo viroze e stines qendroni ne shpi dhe merrni trajtimin duhur mjeksor. Frika ju mbyt si leprin.Semundja do ta baje te veten dhe jeten e ka ne dore vetem Zoti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje