Afera me Tiranë-Elbasan: Si ju dhanë kompanisë Aktor 44 mln USD nga Haxhinasto, kur LSI po kalonte në opozitë. Reagon ish-ministri

8 Shtator 2020, 17:39Ekonomia TEMA

Rruga Elbasan-Tiranë, është një nga ato vepra publike që, siç ka ndodhur edhe me “Rrugën e Kombit”, kostoja është rritur rrugës jashtë parashikimeve, duke sjellë një shtesë gati 44% më të lartë.

Kostoja paraprake e ndërtimit të rrugës u parashikua pak më shumë se 312 milionë USD, por vlera e saj u rrit rrugës, njëjtë siç ndodhi me “Rrugën e Kombit”.

Ajo u rrit në 450 milionë dollarë, duke sjellë një odise të vërtetë skandalesh dhe problemesh.

Gazeta Shqip ka siguruar dokumente, ku zbulohet një skandal i përmasave gjigande, pasi në kohën kur Edmond Haxhinasto i LSI-së drejtonte Ministrinë e Transporteve, janë bërë disa manovrime që kanë rritur pagesat jashtë kontrate me më shumë se 44 milionë dollarë.

Kështu, nga nisja e kontratës që është kryer në vitin 2012, kjo kontratë ka pësuar më shumë se 14 amendime, vetëm në segmentin e parë, ndërkohë që për pjesën tjetër, segmentin e tretë nga tuneli i Kërrabës në Elbasan, ka pësuar 7 amendime.

Amendime që kanë sjellë “rritjen e oreksit” të kontraktorit, që janë reklamuar në ARRSH-në, e cila gjithashtu drejtohej nga një eksponent i lartë i LSI-së.

Të gjitha këto manovra janë kryer në një situatë kaotike për vendin, kur ishin kryer zgjedhjet e 25 qershorit 2017 dhe vendi ishte në vakumin e pushtetit të një qeverie në detyrë, ku disa ministra ishin të PS-së, disa “teknikë” të PD-së dhe disa të LSI-së.

Më 4 korrik dhe 24 korrik 2017, një muaj pas zgjedhjeve ku LSI doli në opozitë, janë kryer amendimet e kontratës me firmën Aktor.

Më 30 qershor, 5 ditë pas zgjedhjeve të 25 qershorit 2015, kompania greke bën një reklamim për segmentin e parë të rrugës, ku kërkon 31,299,889.2 dollarë.

Ndërkaq, Njësia e Menaxhimit të Prokurorimeve në Ministrinë e Transporteve, i bën të ditur kontraktorit se vlera për segmentin e parë i shkon jo aq sa ka kërkuar, por 25,185,012 $ USD, më shumë se 6 milionë më pak.

Të dyja palët, pra kompania dhe Ministria e Transporteve ngrenë sipas kontratës një grup që do të zgjidhë mosmarrëveshjen e quajtur DBR, e cila vendos që shuma që duhet të kalojë tek kompania është 25,220,016.37 $USD.

Ndërkaq, për segmentin 3 të rrugës Tiranë Elbasan, që përfshin aksin nga tuneli në Elbasan, kontraktori ka paraqitur një kërkesë në mars 2017, kur Edmond Haxhinasto ishte ministër i Transporteve, për një shumë shtesë prej 14,029,177.34 $ USD.

Dy muaj më pas, supervizori e ka ulur shumën në 12,475,893.16 $ USD.

Kompania Aktor nuk bie dakord me vendimin e supervizorit për uljen e shumës dhe e çon çështjen në Arbitrazh.

Pas disa përplasjesh, në korrik të 2017, pra kur Haxhinasto ishte ende ministër, Njësia e Menaxhimit të Prokurorimeve e çoi shumën në 11,778,098.87 $ USD.

Njësia e përbashkët e ngritur nga palët, vendosi që në shtator ta ulë shumën në 11,665,552.31 $USD.

Financuesi kryesor i rrugës, Banka Islamike për Zhvillim asnjëherë nuk e ka dhënë pëlqimin për këto amendime të kontratës që janë zhvilluar në mënyrë frenetike.

Pra e gjithë historia e 44 milionë dollarëve që flitet sot në Arbitrazh, nuk janë gjë tjetër por fryti i ndryshimeve të kontratës që ministri i kohës Edmond Haxhinasto ka kryer me kontratën që qeveria shqiptare, përkatësisht ARRSH ka lidhur me kompaninë greke Aktor.

Çdo gjë është kryer në mënyrë frenetike pikërisht në kohën kur Shqipëria ishte në vakum pushteti, gjë që bën “mu” se është dashur të fshihet allishverishi, i cili sot po deklamohet si një dhënie kontrate një subjekti tjetër.

Faktet tregojnë se gjithçka është kryer në mënyrë krejt të dyshimtë nga njerëzit që kanë drejtuar Ministrinë e Transporteve, ARRSH-në dhe NJMP-në, që ishin të gjithë përfaqësues të LSI-së.

Për këtë çështje kanë nisur edhe hetimet, madje Prokuroria e ka çuar çështjen në gjykatë kundër ish-drejtorit të ARSH-së dhe kreut të LSI-së Elbasan, Dashamir Xhika. Haxhinasto në 2013 dhe 2017 u zgjodh deputet po në Elbasan.

Por, Edmond Haxhinasto në një reagim për gazetën TemA, thotë se akuzat ndaj tij nuk janë të vërteta.

Kjo, pasi Haxhinasto thotë se “që nga 9 shtatori 2016 nuk kam qene ministër.

Vetëm ky fakt e hedh poshtë gjithe shkrimin.

Shtesa e projektit është bërë nga të tjerë, sipas procedurave ligjore.”

22 komente në “Afera me Tiranë-Elbasan: Si ju dhanë kompanisë Aktor 44 mln USD nga Haxhinasto, kur LSI po kalonte në opozitë. Reagon ish-ministri”

  1. vlora says:

    A ka ndonje gazetar patriot qe e do popullin e tij te mbledhi fakte dhe prova e ta coj ceshtjen ne prokurori? P o qe se do prisni nga shteti loja e kungulleshes do vazhdoj se keta mbrojne njeri tjetrin.Korbi nuk ja nxjer syte korbit

    1. Komentuesi pa pagese says:

      Hahaha…. E gjete o Vlora. Po normal Prokuroria duhet te hidhej vete pa gazetar patriot. Ah pika… degjon pordhet e Rames e kujton se ke shtet.

    2. Bariu says:

      1- gazetaret e Sales apo Likes ( te gjithe gazetaret punojne per ket dyshen e dhjaksur).
      2- kujt prokurori do I cojne faktet ?
      3)- near pika 1dhe 2 mundesohen , atehere pika 3 eshte: cili gjygjtare do e gjykoje ??????

  2. Kim été says:

    Të gjithë bëhen zemërmadh me lekët e popullit.

  3. Taulant says:

    Provat i ka qeveria qe ka gjithe dokumentacionin . Provat i ka Rama por Rama nuk mund te denoncoj sepse hajduti hajduter do.
    E mbani mend unazen e Tiranes ku Rama & Veliaj ja dhuruan nje firme per 2km rruge 40 miljon euro…

  4. Raul says:

    Kurre me ne pushtet cizmeparticka e Nafije dybekut te leshitlikes qe vuri ministra dhe drejtore superhajdute qe me tenderat fallco te rrugeve gerryen buxhetin e shtetit gadi ne falimentim. Keshtu ndodhi dhe me rrugen Elbasan Tirane qe ministri hajdut i leshelise e la rrugeve si gjithe rruget e tjera.

  5. p.m.p. says:

    Une Populli Taksapagues, kam Keto PYETJE dhe Sqarime:

    1. Sa Gjurme projekti ka patur per rrugen Tirane-Elbasan?
    2. Sa ka qene vlera rruges mbasi eshte llogaritur fizibiliteti per sejcilen gjurme?
    3. Zona e Segmentit nga parahyrja e tunelit ne Katundin Mushqeta dhe deri ne katundin Berzhite, ka studim gjeologjik te formacioneve dhe te
    kendit te renies te shtresave te krahut perendimor te Sinklinalit te Tiranes, perafersisht deri ne thellesi 500m, me rrjet shpimesh gjeologjike
    200m x 200m. A jane patur parasysh keto profile gjeologjike gjate projektit?
    4. A ka projekti i rruges Raport Gjeologjik per sejcilin variantin e sejciles Gjurme dhe aq me teper per gjurmen e miratuar.
    5. Ne Revisten e kohes te perdymuajshme “SHKENCA DHE JETA” (dicka nga vitet 1982-1984), eshte nje artikull shkencor i nje gjeologu te
    njohur shqipetar, per nje rreshqitje masive ne katundin Mushqeta (Pikerisht mbi kete rreshqitje toke kalon sot rruga). Thellesia mbi planin
    qe ka ndodhur rreshqitja luhatet nga 15m deri 45m thellesi. A e ka patur parasysh projekti kete rreshqitje te ndodhur ne Maj te vitit 1980
    a 1981 ?
    6. Po sikur gjurma e rruges te ishte projektuar ne krahun e djathte te rrjedhjes se lumit Erzen ku shtesat gjeologjike jane me pjerresi 8 deri 10
    grade, a do ishte me mire. Nese ka patur ne studim edhe nje gjurme ne ate krahe, sa ka qene vlera sipas sibilitetit?

    Per sot, vetem keto pyetje.

    Faleminderit per mirekuptimin.

    1. ADECCO says:

      Ke harruar nje pyetje faktor pa bere: sa eshte gjeresia e korsive dhe a perputhet me standartet?

    2. qytetar says:

      Koment i sakte !!!! Por kujt ia drejton pyetjet ?????!!!!!!
      Ne Shqiperi pas vitit 1992 nuk eshte punuar me shkence por me hajduteri dhe babezi !!!
      Sepse shkenca nuk te lejon te vjedhesh . E duam Shqiperine si gjithe Europa ! PO- po -po.

  6. Julia says:

    Ore doni me per belulin? Ore e kam thene dhe me perpara ketu behet tragjedia dhe asnje nuk e rruan lesht, sikur cdo gje eshte normale

  7. Gjetani says:

    Dërr dërre, kemi vite qe degjojme. Dime qe para nje apo dy vjetesh u arrestua drejtori i rrugeve qe i perkiste LSI, ku ne salken e gjyqit bente poza duje qeshur, sepse ishte i sigurte qe do dilte, pasi garant ishte kryemafiozi Ilir Meta. Sit dalin fakte te tjera per ministrin, mere qijini fisin, çojeni ne burg mutin ate dhe te tjeret qe sot bejne te ndershmin. Nuk e shikoni ç’far ben presidenti, kur vete e shiti detin me berishen dhe lulin, sot ben atdhetarin. Plera president i ka detyruar keta poshte si haxhinasto e tjere si puna e Dritan Oriftit. Gjithesesi nuk kemi shprese se do pergjigjet kush penalisht.

  8. Trotski says:

    Po vetem Konstatime ???? Ne rast se eshte e vertete duhet ketyre Ithtareve te LSI tu konfiskohet Pasuria e Vene me grabitje dhe mashtrime .SPAK dhe BKH te Veprojne e ti bejne LANET

  9. shoku i klases says:

    Te gjithe ne LSi jane hajdute te nivelit te larte.Qe nga Like floriri,Mona gerdalla,Haxhinasto i treti,EngjellZeqo,ish drejtori i KESH edhe dysheket i ka me dollare euro.Ditlindjet e femijve ja u festonte cdo vit ne Paris.Sot ndodhet ne Londer dhe administron pasurite e Ilir dhe Mona floririt.Ka 6 dyqane luxi ne Londer ,mbajne me pare dhe shkollim, ne kolegje te shtrenjta kalamajte rrumbullake te Monas dhe te ketij qe quhet “miku” i familjes Engjell Zeqo….ik aty dhe na ruaj pasurite!!!

  10. Hetuesi dixhital says:

    Haxhinasto,ky Picke e bukur,Keti personi me shume se cdo kush per shume vite ju varen melcite e gjithe shqiperise ne qafe,kur nuk donte sa bejne 1 plus nje,te lexonte nje bilanc apo.nje projekt te thjeshte.Ai u vendos aty vetem ne saje te vleresimin e Metes si hajduti me i mire e i besuar ne radhet e LSI.Eshte nje nga njerezit me te pasur ne Shqiperi.Ky intelektual i bythes hajdut,eshte mire te arrestohet i pari.Ai eshte dhe bythko dhe do tregoje menjehere.se sa ka vjedhur vete dhe sa i ka dhene Metes.

  11. bamja says:

    E di gjithe tirona qe kete pallen e ftoi Monika Kryemadhi per darke dhe i coi hajdutet ti vidhnin shtepine.nja 300 mije euro po e po.Hajdute me cizme dhe langaraqe

  12. qytetar says:

    Na mori malli per Enverin qe jua ……. ose i pushkatonte keto lloj ndyresirash !!!!

  13. zjarri 6 says:

    Loja eshte e rende. Pushteti ben sikur denoncon, prokuroria ben sikur heton. Por perfundimi si ne shprehjen e filmit :<>( nenkupto Mercedes ). Mjafton te shohesh rastin e hajdutit ordiner Dashamir Xhika dhe e kupton se te gjithe jane bashkpunetore ne krim. Per sa kohe te kete fjale dhe jo te denuar, besimi ne drejtesi i humbet vlerat . SPAK per te cilin thuhet se eshte investuar shume dhe nga miqte tane duhet te zgjohet nga gjumi letargjik dhe te filloje te veje pikat mbi i , per te rikthyer sadopak besimin e humbur ne institucione. Ne te kundert edhe SPAK do te konsiderohet nga opinioni , se ka gelltitur diku nje luge corbe te prishur.

  14. E verteta... says:

    Shkrim skandaloz….i teri i sajuar…edhe ju qe komentoni pse nuk lexoni vendimin e arbitrazhit qe ta kuptoni??!!. Thelbi i ceshtjes ne gjykate eshte se vlerat e shtuara te punimeve te pranuara nga njesia e perbashket duhet te kundershtoheshin nga Ministria dhe ARRSH brenda nentorit 2017, gje e cila nuk eshte bere dhe per kete arsye keto vlerat e punimeve u konsideruan te praniara sipas kontrates qe ka miratuar vete parlamenti. Kompania private ska bere gje tjeter pervec se ka kerkuar ekzekutimin e ketij vendimi. Kujtoj qe ne nentor te 2017 minister ka qene Damian Gjiknuri dhe ARRSH drejtohej nga PS.

  15. Shefkiu says:

    Në kohën e depresionit të madh, presidenti i atëhershëm, në mos gaboj, Hoover, nxorri ligjin kundër prodhimit të alkoolit, i ashtuquajturi ligj i prohibizionizmit. Atë vit që doli ligji u prodhua alkool më shumë se çdo vit në historinë amerikane. Rreth 500 mijë policë aktivizoi shteti kundër kontrabandistëve. Por, po kaq policë duheshin për të ruajtur policët që merreshin vetë me prodhimin e alkoolit.

  16. Bob says:

    Ky eshte njeriu me negativ e vemje qe mund te permbaje toka! Edhe gruan ja conte me deshire Likes sa here i jepte urdher ai, e prandaj dhe coi Mona njerez t’i vidhnin shpine. Ky me gjithe Nasip Nacon i ka pergatit dosjen Metes gati per Edi Ramen prandaj s’po e arrestojne akoma kete. Po per aq ligesi sa i permban karakteri ketuj njeriu do kisha shume deshire ta shihja mbrapa hekurave!

  17. Studenti says:

    Pse denonconi ne gazete,,,,,pse nuk i çoni dokumentat ne prokurori a Spak dhe te zgjidhet kush i vodhi ,,,si ka mundesi qe tallni menderen me leket e djersen e popullit?

  18. Aqif says:

    Bob ke plotesisht te drejte … vetem se Likja pelqente me shume gruan tende

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje