44 mln euro dëmshpërblim për rrugën Tiranë-Elbasan, reagon Ministria e Infrastrukturës: “Çorba” e madhe është gatuar nga qeveria “Berisha”, ministrat dhe drejtorët e LSI

7 Shtator 2020, 11:54Ekonomia TEMA

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka reaguar  lidhur me vendimin e Arbitrazhit për kontratën e ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan.

Në deklaratë thuhet se “çorba” më e madhe është gatuar nga qeveria “Berisha”, për shkak të korrupsionit hierarkik.

“Kemi ndjekur me vëmendje 24 orët e fundit baltën politike dhe publike, të hedhur nga vetë ata që gatuan çorbën më të madhe, në rastin më të mirë për shkak të injorancës dhe në rastin më të vërtetë për shkak të korrupsionit hierarkik, që nuk lë jashtë asnjë prej tyre”- thotë ministria.

Më tej, bëhet një historik i kësaj kontratë, e cila sipas ministrisë duhet të futet në histori si një rast për studim, se si nuk duhen bërë kontratat.

Gjithashtu ministria bën me dije se “vendimi i fundit i arbitrazhit vërteton dhe njëherë se ndryshimet e njëpasnjëshme në këtë projekt, sipas oreksit të ministrave dhe drejtorëve që ndërroheshin dhe i përkisnin LSI, të ndjekur penalisht për shkeljet e kryera, do pasoheshin me faturë financiare për shqiptarët”.

Në fund, theksohet se qeveria “Rama” ka menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme këtë kontratë.

“Qeveria Rama ka menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme këtë kontratë, duke pasur parasysh të gjithë historikun e lartpërmendur dhe nuk ka hezituar dhe as reshtur së denoncuari këtë aferë, që i ka kushtuar vendit miliona euro me kontratat e rishikuara dhe së fundmi dhe me vendimin e Arbitrazhit. Balta politike, që hidhet çdo ditë nuk mund të mbulojë, as neglizhencën e theksuar dhe as korrupsionin galopant të baltëhedhësve”- thuhet në deklaratë.

Deklarata e plotë:

Kemi ndjekur me vëmendje 24 orët e fundit baltën politike dhe publike, të hedhur nga vetë ata që gatuan çorbën më të madhe, në rastin më të mirë për shkak të injorancës dhe në rastin më të vërtetë për shkak të korrupsionit hierarkik, që nuk lë jashtë asnjë prej tyre. Duke ndjerë detyrim për të sqaruar publikun dhe keqardhje për shfaqjen politike të radhës, po shtjellojmë historikun kokëfortë të kësaj kontrate, që duhet të futet në histori si një rast për studim, se si nuk duhen bërë kontratat.

Kontrata për ndërtimin e rrugës Tiranë – Elbasan është lidhur në vitin 2012, kur në qeveri ishte Partia Demokratike, e cila sot sulmon duke harruar se e nënshkroi këtë kontratë pa studim gjeologjik dhe me dhjetëra ndryshime sipas kërkesave të kontraktorit dhe  sigurisht me ndihmën e zyrtarëve të korruptuar, këtë kontrate e ka iniciuar shtrembër që në gjenezë, pikërisht Partia Demokratike.

Stafetën më pas e morën ministrat e transportit dhe drejtorët e emëruar nga LSI, për t’a bërë përfundimisht këtë kontratë një aferë, në disfavor të pastër për Shtetin Shqiptar.

Abuzimet me kontratat e rrugës Tiranë – Elbasan, u bënë të njohura për publikun në fillim të vitit 2018, kur pas denoncimit të kryer nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, organet e drejtësisë arrestuan tre zyrtare të lartë të MIE dhe ARRSH, të emëruar në këto pozicione nga LSI. Zbardhja e kësaj çështjeje nisi në muajin shtator 2017, pas ndryshimit të drejtimit politik të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe kontrolleve dhe auditeve të kryera për procedurat e realizuara.

Vendimi i fundit i arbitrazhit vërteton dhe njëherë se ndryshimet e njëpasnjëshme në këtë projekt, sipas oreksit të ministrave dhe drejtorëve që ndërroheshin dhe i përkisnin LSI, të ndjekur penalisht për shkeljet e kryera, do pasoheshin me faturë financiare për shqiptarët.

Çështja e arbitrazhit në fjalë bazohet në:

Kontratën për ndërtimin e rrugës Tiranë – Elbasan, Segmenti nr. 1, deri në hyrjen e tunelit, km 13, të nënshkruar në 12 Shkurt 2012;

Kontratën për ndërtimin e rrugës Tiranë – Elbasan, Segmenti nr. 3, nga dalja e Tunelit, km 15.2 deri në qytetin e Elbasanit, km 27, të nënshkruar me datë 13 shkurt 2012.

Gjithë çështja bazohet në pretendime të ngritura nga Kontraktori JV Copri Aktor në 17 Maj 2015, për kosto shtesë të krijuara gjatë punimeve në Segmentin 3. Kontraktori pretendonte për dëme të shkaktuara nga ARRSH deri në atë moment.

Përsa i përket Segmentit nr. 1, pretendimet nga Kontraktori janë ngritur në 11 Dhjetor 2015, për kosto shtesë të shkaktuara gjatë punimeve në Segmentin 1. Kontraktori pretendonte për dëme të shkaktuara nga ARRSH deri në atë moment.

Të dyja këto pretendime të ngritura në vitin 2015, janë ngritur dhe administruar gjatë gjithë periudhës kur Ministria e Transportit dhe ARRSH drejtohej nga LSI.

Në mënyrë që të mundësohej zhvillimi i një gjykimi mbi këto mosmarrëveshje, ARRSH nënshkroi dy amendime kontratash në muajin Korrik 2017 me kontraktorin JV Copri Aktor, që lejonin zhvillimin e gjykimeve me anë të një Bordi të posaçëm, që u ngrit posaçërisht.

Drejtori i Njësisë së Projektit Tiranë – Elbasan (Albens Alite) dhe ARRSH (Dashamir Gjika), në atë kohë e drejtuar nga LSI, nuk ndërmorën asnjë hap për mbrojtjen e interesave të shtetit në këto dy procese dhe nuk përfshinë as Avokaturën e Shtetit, si institucioni i krijuar me ligj për mbrojtjen e interesave të shtetit.

Me ndryshimin e drejtimit politik, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në shtator dhe tetor 2017 kërkoi realizimin e auditeve financiare në ARRSH për këto problematika. Auditet e realizuara nga MIE dhe MFE, gjatë dhjetorit të vitit 2017, shpallen si jo të ligjshme dhe në tejkalim të kompetencave amendimet e kontratave të realizuara nga ARRSH. Mbi bazë të këtyre gjetjeve u bënë edhe kallëzime në prokurori për drejtuesin e Njësisë së Menaxhimit të Projektit dhe ARRSH, ku nga ana e Prokurorisë u bënë edhe arrestimet përkatëse.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka vënë në dispozicion të organeve të drejtësisë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të zbardhur këtë çështje, si dhe ka qenë e gatshme për të bashkëpunuar me drejtësinë, për të vënë përpara përgjegjësisë ligjore, autorët e kësaj çështjeje.

Qeveria Rama ka menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme këtë kontratë, duke pasur parasysh të gjithë historikun e lartpërmendur dhe nuk ka hezituar dhe as reshtur së denoncuari këtë aferë, që i ka kushtuar vendit miliona euro me kontratat e rishikuara dhe së fundmi dhe me vendimin e Arbitrazhit. Balta politike, që hidhet çdo ditë nuk mund të mbulojë, as neglizhencën e theksuar dhe as korrupsionin galopant të baltëhedhësve.

(TemA)

23 komente në “44 mln euro dëmshpërblim për rrugën Tiranë-Elbasan, reagon Ministria e Infrastrukturës: “Çorba” e madhe është gatuar nga qeveria “Berisha”, ministrat dhe drejtorët e LSI”

  1. kafe e hidhurs says:

    arbitrazhin e morem vesh..prokuroria se ka per detyre te hetoj per demin financiar ???!!!!dem pa zot ,pa pergjegjez??!!keto ndodhin vetem te ne.po e late gjithmon demin financiar pa pergjegjes keto kontrata keshtu do te behen gjithmon.ska nevoje te dal ps te akuzoj pd e me radhe..mjafton te flas prokuroira me emer mbiemer..pastaj partite ua gjejm vete kujt i perkasin

    1. Kalec Dega says:

      Corba e nisur nga Berisha e Meta eshte denoncuar nga qeveria Rama.

      Ju kujtohet Fullani?
      – Qeveria Rama e denoncoi me demshperblim
      Ju kujtohet Pallati i Bashes?
      -Qeveria Rama e denoncoi me kompensim
      Ju kujtohet Rdivan Bode qe Rama nuk e njihte?
      -Qeveria Rama e shperbleu me post etj etj etj
      Te na rroje Partia dhe xhaxhi E.

      1. Like says:

        simbas Rilindjes dmth. “Fajtor eshte Berisha. ne denoncojme. por ligjet jane ligje dhe ne do ta demshperblejme”????

    2. ben says:

      Tallja e trapit dhe super vjedhja e rilindjes nuk ka te krahasuar me asnje qeveri qe kur shqiperia eshte shtet.
      Ajo qe ministria e vjedhjes nuk thote eshte se gjoba 44 milione euro qe do paguaj edhe une ,nuk ishte per keto karagjozlleqet qe thote ish gruaja e sokol balles.
      Gjoba ishte per prishjen e kontrates ,selpse rilindja ja dha mikut te taulant balles.
      Pra vec vjedhjes se tulantit shqiptaret duhet te paguajne edhe 44 milione euro plus per vjedhjen e taulantit.
      Nuk e di ne ka tallje trapi me te madhe me shqiptaret se tiu thuash faji eshte i saliut.
      Megjithse shqiptaret jane popull qe mbajne shume ne kuriz,.

    3. Cabal EU 2025 says:

      Une bej pergjegjes Trump -in.Te tjerat jane thashetheme.

    4. artiles says:

      Po ministrat e LSI ke kishin kryeminiater?
      Pse i mbylli syte kryemri ynë ndaj shkeljeve të tyre?
      Apo qe te vazhdonte te rrinte ne pushtet dhe te milte pjesen e vet?!

    5. Bbb says:

      Hajde mos u beni shpirtngushte….i duhen ato evro qe ti ndajne bashke per fushate
      Apo me verte kujtoni se do i marrin kontraktuesit ato leka

  2. Illyria-Shqiperia says:

    Përfundimi??? Ka ndonje ministër a drejtor ne burg? Ka ndonje përgjegjësi materiale e penale per keto çorba, përveç llafeve? Ju qe keni ministrinë 7 vjet, keni mbledhur ndonje dosje, jo saper sy e faqe, qe pastaj te dalin nga burgu pas nje jave, po dosje tamam, me prova, per te dëmshpërbuar shtetin shqipetare, gje er të cilën u kemi zgjedhur? Keto 40 mln eurot merrujani atyre qe gatuan çorbën e mos na lodhni me lloqe Kavajë këtu e 30 vjet. E madje mos na dilni fare me këto deklaratr, se deskeditoni vetveten.

  3. Loni says:

    Ouuu po futi brenda.Njesoj jeni…me te keqinj shume e shume here…te shikojme kto kontratat tuaja koncesionare mbas ca vitesh….

  4. thirrje urgjente per SPAK says:

    Ça flisni , a jeni ne vete, a keni turp ?
    Kam qene i punesuar nga kompania AKTOR.
    Nuk mbeti politikane partish pa ardhur dhe pa kerkuar rryshfete. Cdo dite shikoje fytyra politikanesh PD, LSI, PS , si kusar , jo per te pare ecurine e punes, por per te bere pazare, ne te kundert fillonin shantazhe e kercenimet.
    Politikan ordinere qe tmerrojne bizneset e huaja te vijne shqiperi. Denimin kapital , pak e kane

    1. Deshmitari says:

      Ti je deshmitar per kete.merua ta ka IP keshtuqe nje deshmitar per gjygjin u gjet.

  5. XXI says:

    Ata ju akuzuan. Ju i akuzuat. Parate do i paguajme ne si gjithmone. Atehere ne po ikim nga vendi dhe ju vazhdoni te akuzoni njeri tjetrin se kush na detyroi te ikim.

  6. Predatori says:

    Për këtë kontratë paska faj Saliu, qeveria e tij, PD, drejtorët dhe ministrat e LSI etj. Po Rama që ka 8 vjet Kryeministër a ndopak faj? Po për gjobën ndaj Bechetit, po për aferën 20 mln € të unazës së re që u mbyll pa asnjë fajtor?? Edhe për këto Saliu e ka fajin??

  7. Qazimi says:

    Mjafton te shohesh kush e mori kontraten pasi berzute Actorin dhe kuptohet vete se kush e ka fajin.Eshte turp qe pas 7 vjetesh thoni akoma qe fajin e ka Saliu.
    Kaq shume sa eshte abuzuar me fondet keto 7 vjet nuk e di se si mendon Edi Rama qe e meriton dhe 1 mandat tjeter !

  8. Hajduteria says:

    Ore denoncim ne prolurori keni bere ju per keto humbje????te tjerat jane pallavra.po nje mut jeni si ata qe ishin si ju qe jeni e po ato qe do jene se nga ky stam do dalin.

  9. Kuq e zi says:

    E kuptoni tani pse duan te ndertojne rruge keta?
    Kur popullata iken perdite rruget sa vijne e dalin teper dhe jo se duhen te tjera
    Por ky arbitrazhi u be forma me e fundit sesi pastrohet paraja pallati i vjehrrit te bashes ishte shembulli
    Un ta shemb dhe ta paguaj dy fish ne gjyq e ku ka me mir per biznesin ne fjale
    Pra ktij aktor ju eshte premtuar 40 milionshi para se gjoja te braktise koncesionin

  10. Julia says:

    Ketu vellezer vidhet si tju doj bytha dhe eshte bere dicka normale

  11. Fajin e ka dhe do ta kete Saliu says:

    Perderisa ka injorante gjenetike qe akoma e besojne perse mos vazhdojne edhe pas 8 vjetesh me avazin
    FAJIN E KA SALIU “

  12. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Corben e gatoi saliu,por e hengri rama se i pelqeu.
    Edhe ku jane keta te corbes?
    Ata vazhdojne ne nje tepsi se gjynahet i paguan populli budalla

  13. pa vlere says:

    Ptu tju vije turp.
    Merrni rrogat, shani hajdutet dhe nuk beni asgje per leket e humbura te popullit.
    Mos kemi nostalgji pastaj per Enverin, te ishte ai ju kishte tredhur te gjitheve..
    Ptuuu ju qofte haram!!

  14. vloera says:

    Te gjithe therasin kapeni hajdutin.Keta tallen me popullin se kemi pasur ne drejtesi njerez hajdute,pa personalitet,pa shtylle kurizore.Shikoni tani .Politika ka shpikur OFL dhe nuk e lene SPAK te mari fryme duke e furnizuar me materjale pa vlere ,te gjykuara njehere dhe ne kete menyre shpetojne vehten plus qe jane te njejtet njerez te kohes se LLALLES .CEZ,CEZ-DIA, GERDECI 21 JENARI E NDONJE TJETER JANE CESHTJET QE DUAN PERGJIGJE

  15. Berati says:

    Kur u lidh kontrata me 40%me pak te fondit limit, Erjon Brace deklaroi ne kuvend:kjo eshte menyra se si duhen bere tenderat. Balluku(jo Beqiri) del e thote:kjo eshte menyra sesi nuk duhen lidhur kontratat. Pune Beqirash . Sidoqofte fajin e ka Saliu ha ha .

  16. v says:

    Fajin e ka populli po po populli qe fle gjume dhe nuk organizohet sic organizohet kur vjen ne tirane per mitingje te ulet ne rruge dhe ta bllokoj per aq kohe sa prokuroria te gjej fajtoret dhe ti vere para drejtesise ,ndryshe keta do vjedhin e do tallen me popullin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje