Habit Albana Vokshi: Edi Rama fshihet pas fustanit të grave, na ka keqpërdorur gjithnjë

8 Shtator 2020, 14:59Politika TEMA

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi është shprehur se kryeministri Edi Rama për të ruajtur pushtetin me listat e mbyllura, po fshihet pas grave me justifikimin e kuotave gjinore.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vokshi shprehet se Rama mashtron dhe fshihet pas fustanit të grave.

Ndër të tjera ajo tha se ai i fyen gratë, kur thotë se ato duhet të jenë pjesë e listave të mbyllura, pasi nuk fitojnë dot vetë.

Postimi i plotë i Vokshit:

Sa herë bëhet fjalë për të ruajtur pushtetin e tij, Edi Rama mashtron dhe fshihet pas fustanit të grave. Edi Rama as nuk i do listat e hapura, as ka hallin e grave deputete.

Në të vërtetë, ai i fyen gratë, kur thotë se ato duhet të jenë pjesë e listave të mbyllura, pasi nuk fitojnë dot vetë.

Me garë të ndershme, ku Rama nuk përfshin kriminelët, nuk ble votën, nuk i kërcënon votuesit gratë kanë të gjitha mundësitë të jenë kandidatet më të votuara të qytetarëve.

Edi Rama sot nuk mund të fshihet pas fustanit të grave për të refuzuar listat e hapura.

Po t’i mbështeste realisht gratë, nuk do të zhdukte me një të rënë të lapsit 2 gra kandidate për deputete në Lezhë për t’i hapur rrugën drejt parlamentit një krimineli të dënuar për prostitucion.

Kandidateve gra të PS në Lezhë iu rrëmbyen fëmijët, iu kërcënuan familjarët, në mënyrë që Edi Rama të fuste kriminelin e vet në parlament.

Edi Rama nuk ka hallin e grave, kur këmbëngul që të ruajë lista të mbyllura për pjesën fituese të listave. Edi Rama ka hallin e vet se e di që s’e voton askush.

Ka hallin e të besuarve të tij, që shqiptarët i njohin si simbole të korrupsionit, të cilët i ka venë të parët e qarqeve dhe e di se me lista të hapura nuk ia voton njeri.

Për të thënë të vërtetën deri në fund, Edi Rama as nuk i duron gratë.

Në 22 vjet të karrierës së tij politike, ai i ka keqpërdorur të gjitha gratë që e kanë rrethuar për pushtetin e tij personal.

Kemi parë live si i keqtrajton gratë e partisë së vet dhe gratë e tjera në parlament.

Sot, ka dalë zbuluar dhe fustani i grave nuk e fsheh dot frikën e Edi Ramës për humbjen së shpejti të pushtetit.

7 komente në “Habit Albana Vokshi: Edi Rama fshihet pas fustanit të grave, na ka keqpërdorur gjithnjë”

  1. hasani says:

    Albana, mos u ngaterro se rama ne fakt i do grate pa fustan, por ti nuk ja vlen, te ka kaluar koha.

  2. lisi says:

    Te pakten ti keshtu sic je katandisur duhet te te kete frike cdo mashkull normal–kuotohet pervec lulkes tend te adhuruar…..

  3. Qazim hekuri says:

    Haaaaa kush flet duda vokshi se as mathje nuk ka nderru me shume se kara
    Enderr e ka pas mi ba gojore edit
    22vjet ne radhe e shkreta u ba 70 vjece
    Radha nuk po i vjen

  4. Shqiptari says:

    Z.Albana!Pse gjithe ky histerizem,gjithe ky mllef qe shkon gati ne urrejtje dhe leshim te nervave,kur behet fjale per grate e angazhuara ne politike,ne krahun e majte?!
    Gjuha e ashper politike qe shkon teje normave te komunikimit,ka brenda shume te paverteta,madje kjo gjuhe fyen dretperdrejt tere grate e angazhuara ne PS.
    U detyrova te shoh disa gjera qe jane publike dhe nga sa pashe,ti me nje llomotitje te papergjegjshme,sikur jeton ne Mars,dhe nga mllefi politik,mllefi personal,urrejtja siç duket per Ramen leshon kumbulla dhe flet “Si e ema e Zeqos ne maje te thanes,duke i thurur poezi hanes”
    Ne 11 vitet ne drejtim te Bashkise Tirane,Rama per here te pare promovoi ne drejtimin e kesaj bashkie mbi 50% te administrates se bashkise ,gra.Nga zv/kryetaret,gati 75% te drejtorive,ne minibashki dhe nuk behet fjale per anetaret e keshillit bashkiak dhe ato ne qark.
    Pas marrjes se pushtetit,ne Parlament,per here te pare ne historine e parlamentit 30% e deputeteve tashme jane gra.
    Ne te gjitha qeverite ne keto mbi 7 vjet 50% e kabinetit jane gra.Shiko kabinetin aktual.
    Ne tere vendin jemi nje numer rekord kryetare bashkishe,Prefekte,ambasadore,drejtuese drejtorishe neper ministri,drejtuese institucionesh te pavarura,keshilltare ne bashki ne Asamblene Kombetare te PS,ne Kryesi,ne qarqe sa nuk mund te imagjinoheshin be kohen e Kaloresit tuaj qe ishte Kavalier se kishte kale ne shtepi dhe ne qeveri kishte vetem Majlinden,ne parlament kishte nja 4-5 te llojit tend,perjashto Topallin,ne bashki kishte nje ne Shkoder si te famshmen e dinastise se Ademve qe nuk luan nga istiksmi dhe tere te tjeret,kuptohet Narda,Noka,Mula dhe Paloka.
    Oj mbesa e Bijes,se shokut Enver!Nje njeri mund ta urresh dhe mund te hedhesh balte mbi te per gjerat qe ai e meriton te urrehet,por ne kete rast “ia ke fut kot,plako”
    Si shume te tjere,”ky demon i zi,ky pervers,ky lugat qe tallet ne grate”,ka jeten e tij politike,por dhe ate private.
    Me thuaj,ti moj mbrojtese e flakte e moralit te grave te majta,cila grua te eshte ankuar,ty qe eshte keqtrajtuar nga Rama,qe e ka zgjedhur,apo e ka vendisur ne nje nga ato mijera e mijera karrige te shtetit dhe pushtetit???
    Si ka mundesi qe keto gra qe drejtojne shtetin,pushtetin,tere administraten qendrore dhe lokale,qenka poshteruar??
    Pas cilit fustan qenka meshehur Rama qe ne nuk e shohim?
    Mos valle i ngaterron pak gjerat me grate qe ai ka pasur??
    Asnje nga ato gra nuk eshte ankuar,dhe kjo tregon se ata kane mbetur te kenaqura per sa kohe kane qene me te!!
    Nese ti e quan kete nje gjest te papelqyer,çfare do thuash per Trump,Sarkozi,Xhonson,Berluskonin,Holond,per Shrederin gjerman qe mori 5 gra,Klintonin dhe dhjetera burra te tjere shteti qe kane drejtuar Boten???
    Moj mbesa e Bijes qe e donte fort dhe e strehonte Veron ne kohen e Luftes kur ishte ilegal dhe flinte te Bija jote,mos valle ja Xheloze pse grate e duan Ramen dhe ty nuk ti hedh syte?Se çeshte e verteta grate,u kerkoj ndjese te gjithave,jane ca kurioze,sidomos kur burrat jane ca te gjate,kur ata pelqehen nga grate etj etj etj ..,???
    Fillimi i fushates suaj moj,Vokshi i ngjane betejes se Don Kishotit me Mullinjte e eres.Çdo gje qe ju nuk e pelqeni dhe pa u menduar shume se çfare nxirrni nga goja,flisni perçarte dhe me ndergjegjje fyeni dhjetera mijera gra te nderuara te cikat me perkushtim drejtojne kete vend,
    Nuk ka dyshim qe qendrimi dhe sjellja e Rames ne disa raste me grate le per te deshiruar dhe mund te shmangej,por te hedhesh balte dhe te fyesh tere ate gjenerate te madhe grashe nuk eshte e ndershme dhe etike
    Zoti te rujte nga mend e krese,moj Vokshe e vogel!

  5. Deputeti says:

    U ngrit nje burre me emrin Alban Vokshi te mbroje grate.Me ne fund burrat ne Shqiperi po futen ne binaret e demokratizimit gjinor.
    Alban “E” Vokshi eshte “E” martuar me burre dhe per çudi na vishet si grua dhe me thene te verteten pata pak frike kur po fliste ,pse do thoni ju ?
    Ja pata friken sepse ato qerpiket fallso gjate kohes qe po fliste filluan te leviznin dhe thashe me vehte aman o qerpike mbahuni edhe disa minuta se pastaj i dalin petet lakrorit !!!!!!!! Alban”E”Vokshi e ka kopjuar DOKTOR VDEKJE OSE SALI UDB BERISHA ne te gjitha aspektet pa prekur nje presje ,duke filluar nga mashtrimi,vjedhja,ulurima,sajimi,
    spiunimi etj,etj.Vazhdo Alban”E” Vokshi vazhdo se tani filloj edhe fushata dhe ti e di shume mire duhet patjeter te vazhdosh me veset e lartpermdura se do mbetesh ne fund te rreshtit dhe nuk do jesh deputete.

  6. Pensionist says:

    Mos ia vini re! Flet perçart per shkak te nje temperature te larte, qe duhet te kete kaluar. Eshte e ardhmja e pd, ka gjak te ri! Per karrike ben njeren, per pune ben tjetren!

  7. pjeter says:

    O zot keta nuk dine ku te kapen,jane ne hall te madh,u marrosen, po i provojne te gjitha per te marre ndo nje reagim nga ai,,,iç,,,asnje,ai nuk pergjigjet,ai i le me qellim te vet permiren.Perse Rama duhet te beje fushate,kur keta bejne fushate per te?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje