Ish deputetja e PD-së, Lajla Përnaska ka reaguar në lidhje me debatin aktual për listat e hapura.
Në një shënim në facebook teksa poston një foto të sajën në samitin “Stability Pact Gender Task Force”-Koordinatore për Shqipërin, Përnaska shprehet se preteksi i kuotës gjinore 30% për mos hapjen e plotë të listave zgjedhore, është regres dhe diskriminues për femrat kandidate.
Më tej ajo shprehet se formula e përfaqësimit gjinor është e thjeshtë: kuotohen fituese femrat, që kanë marrë më shumë vota, nëse nuk është arritur kuota 30% e përfaqësimit të tyre në parlament.
“Korrik 1999-Sarajevë, Samiti për Europën JugLindore: “Stability Pact Gender Task Force”-Koordinatore për Shqipërinë.
Beteja për barazinë Gjinore në politikë & Kuotën 30% nisi në këtë Samit, u finalizua më 2008 për Shqipërinë, në Ligjin Nr.9970 “Për barazinë gjinore në shoqëri”, e futjen e kuotës në Kodin Zgjedhor.
Në debatin aktual, preteksi i kuotës gjinore 30% për moshapjen e plotë të listave zgjedhore, është regres dhe diskriminues për femrat kandidate.
Gara bëhet pa dallim gjinor, vetëm me lista 100% të hapura.
Formula e përfaqësimit gjinor është e thjeshtë: kuotohen fituese femrat, që kanë marrë më shumë vota, nëse nuk është arritur kuota 30% e përfaqësimit të tyre në parlament.
Gara e hapur mund të sjelli edhe përfaqësim më të lartë se 30%, nëse kandidatet përfaqësojnë interesat e qytetarëve, jo të Kryetarëve.”– shkruan Pernaska.(TemA)
Lajla Pernaska, Korrik 1999-Sarajevë,