Sali Berisha ka konfirmuar se do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Berisha është shprehur se do ta vazhdojë betejen e tij politike për arritjen e qëllimeve të PD.
“Do të vazhdoj betejën. Do të shoh situatën dhe rrethanat. Nga beteja nuk tërhiqem kurrë”, ka thënë Berisha në Syri Tv.
Ndërsa i pyetur se pse nuk kandidon përballë kryeministrit Edi Rama në qarkun e Durrësit, Berisha është shprehur se nuk është ai në krye të betejës, por është në betejë në pozicionin e tij.
Duke lënë kështu të kuptohet se fushatën e Durrës do ta udhëheq, kryedemokrati Lulzim Basha.
Megjithatë ende asnjë nuk është konfirmuar nga selia blu.
Për sa i përket pasardhësit të tij në krye të Partisë Demokratike, Berisha tha se asnjë prej Bashës dhe Olldashit nuk ishte i zgjedhuri i tij për të qenë pasardhësi i tij në parti, por është shprehur se Lulzim Basha ka qëndruar në parimet dhe vlerat e partisë.
“Asnjëri prej tyre nuk ishin të zgjedhur nga unë, por unë mendoj se Lulzim Basha ka qëndruar në parimet dhe vlerat e PD. Ai i ka mbrojtur vlerat e kesaj”, tha Berisha.
Plaku ndyr…se Po ike nga politika ju pret burgu si familje….edi ramen se kafshon dot me se te kan te dhemballet…
hajt mos e vrisni mendjen se ne zgjedhet e 2033, keni mundesi te vini ne pushtet