Hapja e listave 100%, Rama ia bën të qartë opozitës: Vetëm po të na garantohet ekuilibri gjinor. Të adresojmë me shpejtësi ndryshimet kushtetuese

7 Shtator 2020, 18:26Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalimit të tij të parë me nisjen e sesionit të ri të Kuvendi deklaroi se duhet humbur kohë me ndryshimet në Kodin Zgjedhor për të vijuar me zgjedhjet e 25 prillit.

Nga foltorja e Kuvendit kreu i qeverisë ia bëri të qartë opozitës se hapja e listave 100% do të duhet të sigurojë ekuilibrin gjinor, në të kundër kjo gjë nuk mund të ndodh. Madje ai foli edhe për bisedime dhe gjetjen e konsensusit edhe me opozitën jashtëparlamentare.

“Mirëse ritakohemi këtu pas ndërprerjes. Uroj që të jeni mirë të gjithë. Do përpiqem shkurt të prek disa pika kryesore siç janë zgjedhjet e 25 prillit.

Nuk duhet të humbim kohë dhe bashkërisht përmes Komisionit të Ligjeve dhe përfaqësuesit e të dy palëve të hedhim në letër ato që do të jenë reflektimet e ndryshimeve që bëmë përpara kësaj ndërprerje në Kushtetutë në Kodin Zgjedhor.

Besoj se nuk ka kohë për të humbur. Ndaj duhet të punojmë intensivisht me të gjithë fuqitë dhe me të gjithë ekspertët në dispozicion për të garantuar zbatimin e ndryshimeve të bëra bashkërisht.

Nga njëra anë për mekanizmin e listave të hapura ku na duhet të diskutojmë dhe të gjejmë rrugën e duhur, mundësisht me një konsensus të plotë jo vetëm brenda sallës së parlamentit por dhe me atë pjesë të opozitës që është jashtë parlamentit.

Detyrimisht një orë e më parë. S’mund të jetë një proces i tejzgjatur në emër të konsensusit 100%. Por duhet të kërkojmë konsensus 100% për një proces të shpejt.

Duhet të vendosim dhe për koalicionet parazgjedhore, si një subjekt zgjedhor. Ne kemi atë shqetësim që kemi pasur qysh ditën e parë. I vetmi problem për ne, lidhur me kërkesën për të hapur listat 100% është garantimi i ekuilibrit gjinor.

Duhet një mekanizëm i besueshëm, atëherë për ne nuk ka asnjë problem. Nëse s’ka mekanizëm të besueshëm, mos prisni që të hapim listat 100%. Listat e hapura 100%, në kohë, ku për të gjetur një grua mes 50 burrave, nuk çojnë asgjëkund për ne.

Kjo nuk është një sfidë e panjohur. Jam i bindur se bashkërisht se do të gjejmë një rrugë siç e gjetëm. Që të gjitha palët të ndihen të përfaqësuara.

Asnjë palë s’mund t’i marrë të gjitha, ku çdo palë duhet të pranojë, që çka nuk mori vetë, e mori pala tjetër.

Bashkohem me apelin e kryetarit të Kuvendit për të vijuar me përzgjedhjen e komisionerit të Zgjedhjeve dhe anëtarëve të trupave të reja të administratës zgjedhore.

Në lidhje me ligjin e shpifjes, unë nuk tërhiqem. Pasi Shpifja po bën kërdinë përditë, ndaj duhet të kalojë në Kuvend.”, tha Rama.

3 komente në “Hapja e listave 100%, Rama ia bën të qartë opozitës: Vetëm po të na garantohet ekuilibri gjinor. Të adresojmë me shpejtësi ndryshimet kushtetuese”

  1. Dhimitri says:

    E pame ate ekuilibrin tend gjinor kur kandidatet e tua per deputete s’i pordhi njeri fare kur i erdhi rradha po i nxorren pa shume llafe nga rradha e ty as nuk tu ndje zeri, as gek as mek!!! As ty as Lulit! Na flet ti tani per barazi gjinore!
    Te isha une lider dhe ta kisha vene une ne rradhe per deputete nje femer te garantoj qe s’kish burr mbi dhe ta kercenonte pa kaluar mbi mu! Po ky je ti … do edhe te hiqesh si baba i kombit pale.

  2. VLORA says:

    Leri lojrat .Hapi listat 100%.Gjetja e celsit per barazin gjinore eshte i kollajte Psh ne nje zone fitojne 3 deputete te PS atehere caktohet femra qe ka me shume vota dhe 2 te tjeret caktohen nga meshkujt me me shume vota ,Po ju kini hallin e miqve qe nuk hyjne dot nga dera ti fusni nga dritarja.Leri dhe kryetaret e partive zbuluar te shofim sa vota marin.Ndoshta i gjen si Genc POLLON

  3. 001 says:

    Dridhe komandand dridhe me lesh arapi
    Rendesi ka qe ti te futesh tek 30% pa per femrat ti mban rekordin e mashtrimit.
    Je kokrra e mashtruesit ti edhe ai lulqimi
    tani beni si te virgjer por as qe diskutohet ne fund do behet mareveshja like-lulqimi-edi
    Do e votoni si cecua
    Besa juaj se kalon hijen e hundes tuaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje