Rrotacioni: Sa përqind duhet të bjerë PS-ja?

7 Shtator 2020, 15:06Politika TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Vetëm në një sistem elektoral të pastër kombëtar proporcional (pa prag, si në Izrael) mund të përputhen përqindjet e partive në rang vendi me përqindjen e mandateve parlamentare të secilës parti në garë. Në çdo sistem tjetër, ekziston mundësia statistikore për shmangie mes këtyre dy përqindjeve.

Fjala vjen, në zgjedhjet e 2017-ës në Shqipëri, PS-ja siguroi zyrtarisht vetëm 48% të votave në rang vendi, por fitoi 74 mandate parlamentare (53% të mandateve të mundshme). Në zgjedhjet e 2013-ës, koalicioni PS-LSI-etj. siguroi zyrtarisht vetëm 57.5% të votave në rang vendi, por fitoi 83 mandate parlamentare (59.5% të mandateve të mundshme). Në zgjedhjet e 2009-ës, koalicioni PD-PR-etj. siguroi zyrtarisht vetëm 47% të votave në rang vendi, por fitoi 70 mandate parlamentare (50% të mandateve të mundshme). Dhe një shmangie e madhe  ndodhi në zgjedhjet e 2005-ës, kur koalicioni PD-PR-etj. siguroi zyrtarisht vetëm 41% të votave në rang vendi, por fitoi 73 mandate parlamentare (52% të mandateve të mundshme).

Shembuj të tillë shmangiesh mund të gjehen kudo në historinë elektorale botërore, por aktualisht në Shqipëri pyetja është: Sa përqind duhet të bjerë PS-ja, që të mos arrijë dot kuotën magjike të 71 mandateve?

Nga një simulaticion statistikor i 1000 skenarëve të ndryshëm të numrave historikë elektoralë në qarqe, më rezulton që, nëse PS-ja bie nën 45% të votave në rang vendi, është shumë i vogël probabilieti (nën 1%), që (me sistemin e vjetër elektoral) të arrijë shifrën e 71 mandateve socialiste (Shënim: Ndonjë mandat ekstra socialdemokrat apo dibran del përtej analizave statistikore…).

Ndërkohë, në qoftë se sistemi elektoral ndryshon (si pasojë e ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut), llogaritë statistikore ndërlikohen. Me ndryshimet e sistemit elektoral (si pasojë e 30 korrikut), PS-ja e ka luksin të bjerë edhe nën 45% të votave në rang vendi, e prapë të krijojë qeverinë (ndoshta edhe me ndihmën e pazareve politike që mund të bëhen nga dita e zgjedhjeve parlamentare, deri në mbledhjen e Kuvendit të ri…).

8 komente në “Rrotacioni: Sa përqind duhet të bjerë PS-ja?”

  1. ben says:

    Dmth
    Zaloshnja po na thote vertet PS eshte shume me poshte se 45% ,por ama mund te vjedhi mandate dhe vota.
    Zaloshja
    Sorosiane
    Erdoganiste
    Rilindas
    Harojeni me pushtetin
    Pregatisni prangat

    1. Xha says:

      Dmth ti qenke një idjot total o karaben.
      Lexoje prapë e të dalshin sytë që I ke ne bythe e jo në ball.

    2. nje here ndodhi ajo puna e prangave,me Fatos Nanon. Tashti politikanet jane bere :njesh” dhe nuk ja nxjerrin syte njeri tjetrit

  2. 12345 says:

    Ben rriji larg politikes se je komplet rrot kari

  3. 71shi says:

    Zaloshnja tha: do fitojë PS, se PD ka lalesh!
    Dhe këtu mund të themi, po ka të drejtë! Kjo PD është bërllogu i demokracisë dhe asgjë tjetër!

  4. Boo says:

    Booo,
    Ky eshte kulmi. Zoteria qe e quan veten analist perpiqet e perpelitet te gjeje ne teori se si do mundet rilindja ta pushtetin.
    Me kujton aktorin e madh Ndrek Luca kur thote.
    Fashiste trima,… ne kemi ardhe ketu dhe ketu do qendrojme ne jete te jeteve.
    Rrofte Shoku Edi Rama.

  5. Doktoresha says:

    Une nuk e kuptoj, perse diskutohet mandati i trete? Ai eshte i sigurt! Tani nese doni te diskutoni per mandatin e katert? Ok!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje