Rama nuk "harron" Metën: Ka ardhur koha të ketë një ligj për Presidentin e Republikës! Ishte i munguar në gjithë këto vite

7 Shtator 2020, 18:19Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në seancën plenare është shprehur se në këtë session të ri parlamentar do të punohet për të hartuar një ligj për Presidentin e Republikës.

Sipas Ramës ky ligj për Presidentin është i domosdoshëm, madje ka qenë i munguar prej shumë kohësh.

“Është koha të shtyjmë përpara edhe draftin e ligjit për Presidentin e Republikës. Është shfaqur dhe zhdukur shumë herë në skenën e debatit politik.

Mendoj që ka ardhur koha të ketë një ligj për Presidentin e Republikës, ka edhe këtu eksperienca plot, që nuk ka nevojë, t’i shpifim, ti marrim, t’i sfidojmë dhe harmonizojmë.

Ky ligj është sa i nevojshëm aq edhe i munguar në të gjithë këto vite”, tha Rama.

1 komente në “Rama nuk “harron” Metën: Ka ardhur koha të ketë një ligj për Presidentin e Republikës! Ishte i munguar në gjithë këto vite”

  1. Kim été says:

    Ligje te tilla vihen ne jete vetem po te ishte Rama ,President Republike, ndryshe miratimi hidhet posht deri në vjesht te 2022.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje