Rama i rikthehet çështjes së Metës: Ka ardhur koha të ketë një ligj për Presidentin e Republikës

7 Shtator 2020, 18:41Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer përplasjes me presidentin Ilir Meta.

Në fjalën e tij në sesionin e ri në Kuvend, ai tha se duhet të rishikohet ligji për kreun e shtetit, që sipas tij është sa i nevojshëm aq sa edhe i munguar në gjithë këto vite.

“Emërimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duhet të normalizojmë një draft konkret,duhet një harmonizim i i plotë i partnerëve që e ndjekin reformën në drejtësi dhe t’i japim fund ngërçeve shumë të dëmshme që u krijuan në të shkuarën.

Të kthejmë përpara edhe draftin e presidentit të republikës, mendoj që ka ardhur koha që të ketë një ligj për presidentin, ka këtu eksperienca plot që nuk ka nevojë që t’i shpikim por që ti harmonizojmë që të kemi një ligj për presidentin që është sa i nevojshëm aq sa edhe i munguar në gjithë këto vite“, tha Rama. (TemA)

2 komente në “Rama i rikthehet çështjes së Metës: Ka ardhur koha të ketë një ligj për Presidentin e Republikës”

  1. Shqiptari says:

    Jo vetem qe ka ardhur koha,por ka kaluar shume dhe kjo ka shelle pasoja serioze institucionale,prishje te ekuilibrit midis pushteteve dhe r ka kthyer kete institucion ne nje lokal periferik ku i zoti ben sherre dhe qoka sipas humorit.
    Se pari presidenti mendoj duhet zgjedhur me votim nga populli.
    Se dyti duhen marre eksperienca dhe modele te kompetencave te presidentit nga vende me eksperience ne Republika Parlamentare
    Se treti marrezite dhe ngerçet qe ka krijuat ky institucion duhe eleminuar,
    Se katerti,per te eleminuar presidente karagjoze,duhet rritur mosha dhe vete kandidatet duhet te kalojne vetingun qe te mos ulen ne kete karrige te nderuar hajna,batakçinje politike dhe individe pa personalitet.
    Jemi i vetmi vend qe kemi lene nam me disa presidente radhe qe nuk kane qene te denje per ate post.

  2. Malsori says:

    Me mire te ishte nje budalla president se sa nje hajdut gomar nga Cepani i Skraparit me nje grua Nafije Dybekun qe shkonte ne Parlament pa brek e sandale.Malsori Boston

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje