Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “5 pyetje me Babaramon” ka mohuar faktin se mund të ketë një afrim mes PS dhe LSI-së.
Më tej, Kryemadhi është shprehur se kreu i qeverisë ka tentuar që ta joshë kreun e PD, por ai ka rezistuar.
Pjese nga biseda:
A ekziston një mundësi riafrimi e Bashës me Ramën, a i druheni kësaj?
Monika Kryemadhi: Kjo nuk është një pyetje që duhet të më bëhet mua. Kjo është një pyetje që i duhet bërë zotit Basha.
Por unë dua të theksoj, është që zotin Basha jo vetëm që e kanë intimiduar, kërcënuar apo edhe e kanë joshur për të realizuar një gjë të tillë.
Por rezistenca e tij ka qenë për hir të së vërtetës jashtëzakonisht serioze. Ai jo vetëm që nuk ka pranuar një gjë të tillë, por zoti Rama jam e bindur që vazhdon edhe sot e kësaj dite, jo vetëm me zotin Basha.
Po me ju të LSI-së?
Monika Kryemadhi: Me ndonjë nga LSI-ja po, por me mua s’ka shanse. Sepse kjo “Never say never” është për burrat, jo për gratë.
Gratë janë më adapte në këtë punë, sepse gratë nuk bëjnë kompromis me të ardhmen e fëmijëve.
Nuk bëj kompromis as me fëmijët e mi dhe as me Ilir Metën. Basha ka një mision për të rikthyer intelektualët në PD.
Kam gjetur bashkëpunim të frytshëm me të dhe mendoj që do të vazhdojmë më tej. Tashmë ne do të jemi në një plan të përbashkët fushate.
Nuk e kuptoj kete shprehje te saj te kahereshme:Nuk bej kompromis as me femijet e mi dhe as me Ilir Meten!Mos do te krijoje partiçke me vehte dhe te quhet LSM(Luli,Sali,Monika)?
hahahaha,me mua ska shance thote dhia.Po ku pjerth Rama per ty moj,Shiko rrej ata loqet e lsi-s se kush tjeter nuk ta fershellen pasi pos korrupsionit je e stampuar dhe si rob i trashe me 100 fjale gjithsej ne vogobolar