Kaluan disa javë derisa “lideri historik” i PD do ti kthente përgjigje njërit prej figurave emblematike të saj, rreth një deklarate të bujshme, që pushtoi prej disa ditësh mediat shqiptare. Thelbi ka të bëjë me mënyrën dhe kohën kur një lider i politikës shqiptarë duhet të dali nga skena e madhe, për tia lënë stafetën, brezave më të rinj.
Historia ka dy personazhe: Sali Berishën dhe Genc Rulin. I pari kryetar i PD dhe prej 30 vjetësh ende aktiv në politikë. Ndërsa i dyti, themelues e kësaj partie që në ditën e parë dhe disa herë ministër. I pari ende nuk tërhiqet, ndërsa i dyti e ka deklaruar dhënien fund të karrierës aktive politike.
Fabula është e thjeshtë: Në fillim të muajit gusht, Lulzim Basha ngriti një komision me 5 anëtarë brenda selisë së PD, për të drejtuar procesin e përzgjedhjes dhe seleksionimit të kandidaturave për deputetë të kësaj partie për zgjedhjet e 25 prillit 2021, sipas një procedure që nuk ishte ndjekur më parë.
Pjesë e këtij komisioni, veç të tjerash, është edhe Genc Ruli. I pyetur në lidhje me qenien ose jo të Sali Berishës, pjesë e listës së deputetëve për zgjedhjet e ardhshme, ai u përgjigj:
“Lavdia e zotit Berisha do të mjaftonte për dy jetë, jo për një, por ai është një njeri energjik, pa diskutim. Por i takon atij të shprehet për këtë gjë. Secili duhet të dijë ta ruajë vetë lavdinë dhe shkëlqimin e tij. Ti vendos që karriera ime politike ka qenë e vrullshme, ka kaluar në të gjitha kulmet e saj, sot është dita që unë ta mbyll, për të mos ta mbyllur të tjerët ty.”
Kjo u përkthye gjerësisht si thirrja më e hapur dhe e troçtë që i është bërë Berishës për tu pensionuar politikisht. Por vetë protagonisti i kësaj historie, sëfundi i uli me këmbë në tokë entuziastët dhe tha:
“Genc Ruli është një burrë i mençur, por ndonjëherë viktimë e mençurisë së tij. Ai ngatërron dy gjëra elementare që nuk mund të ngatërrohen kurrë me njëra-tjetrën. Ngatërron karrierën me betejën. Tjetër është beteja, tjetër është karriera. Për karrierë, Berisha i ka dhënë fund më 26 qershor 2013. Të mendosh që një njeri që ka pasur disa funksione, qëndron deputet për karrierë, është e pamendueshme. Beteja do të vazhdojë deri në arritjen e qëllimeve të PD. Ruli është viktimë e mençurisë së tij”.
Se kush është i mençuri dhe kush është viktima në këtë histori, nuk është shumë e vështirë për tu ndarë. Sepse një gjë është e qartë për të gjithë: Sali Berisha nuk është i lirë të dali nga jeta aktive politike. Për shkak të së shkuarës dhe mënyrës sesi e ka menaxhuar pushtetin.
Edhe Fatos Nano edhe Sali Berisha kanë bërë të njëjtën deklaratë pasi partitë e tyre humbën zgjedhjet në vitin 2005 dhe 2013: Do të largohemi! E ndërsa ish kryesocialisti iu përmbajt këtij zotimi publik dhe është tërhequr duke shijuar jetën private, Sali Berisha as nuk e ka bërë dhe siç u kuptua përfundimisht, as nuk ka për ta bërë ndonjëherë.
I mençuri në gjithë këtë histori i bie të jetë vetëm Sali Berisha. Ndërsa budallenjtë, të gjithë shqiptarët që besuan në dhjetor 1990, se duke rrëzuar komunizmin dhe monumentin e diktatorit, kishin rrëzuar njëherë e përgjithmonë edhe qenien përjetësisht në politikën aktive të një lideri.
Demokratët janë viktimat e Sali Berishës, të cilëve u priu nën thirrjet: E duam Shqipërinë si gjithë Europa! Ndërkohë që pas 30 vjetësh, vazhdon tu thotë, se do a mbaj Shqipërinë ndryshe nga e gjithë Europa. Me liderë që nuk dalin kurrë në pension politik. As në diktaturë dhe as në demokraci! Këtu qëndron mëkati i Genc Rulit. Sepse nuk është aq budalla sa ta pranojë këtë!
Alpenews
Me mir berisha se baxhella te tipit GD dhe Salianus.
Sali Berisha eshte i denuar qe te vdesi ne ndonje seance parlamentare .Kjo per shume arsye .Psh Djali i tij ka bere krimin e gerdecit dhe po iku Saliu nga politika,ata prokurore dhe gjykates qe sot mezi presin tu japi nje buzeqeshje[ASHTU SI Saliu priste dikur nga Hysniu]trimerohen dhe ja shkerdhejne shkerdhenin.Problemi i vajzes eshte tjeter arsye.Eshte dhe mendesia komuniste e Saliut qe duhet te konkuroj idhullin e tij Enverin .Te qendroje me shume se ai ne pushtet.Shqiperia eshte nje vend i mallkuar dhe prandaj zoti dergoi djallin Sali dhe do e lere ketu deri sa ky vend te renohet plotesisht
sali Berisha ne gjith aktivitetin e tij ka imituar EnverHoxhen dmth kur ka qene ne pushtet dhe tani ne hije te behet cfare thote ai.Kur ishte ne pushtet nuk pyeste as per gjykata as per prokurori asper ligje do behej cfare thoshte ai njelloj si Enveri qe vdiqe pa u terhequr nga politika.Dhe ky packa se me gjasme eshte terhequr ne PD nuk behet asnje veprim pa firmen e Sali Berishes cdo gje tjeter eshte mashtrim.
Vetem arkivoli do t`a drejtoje gungaçin!!
Te dy njesoj jane, kriminele dhe hajdute te pd, nuk i lene gje mangut njeri tjeterit.
Akoma me keto plehra merreni o te mjere……………….
TOSI ISHTE I DEHUR KUR DOLI NGA ” SHTEPIA”.KUR U BE ESELL VAJTI POR JA KISHIN MBYDHUR DEREN.PROVOI TE FUTESHE NGA DRITARET,CATIA POR” ZULLAPI” ME ” KASKETA”,SIGURIMSAT E RUCIT,HALABAKET ETJ NUK E LANE JO VETEM TE FUTEJ POR AS TI AFROHEJ ME” SHTEPISE”.
DHE TOSIT NUK I NGELI GJE TJETER VECSE TE SHIJOJE SHTEPIN E RE DHE BIZNESET E REJA.
Mut njeri kak tjetri. Berisha ishte trung kur erdhi per here te pare ne pushtet ndersa dhelpra Ruli kishte pervoje ne mjeljen e lopesh Shqiperi. U bashkuan bashke fale interesit dhe ja ku jane tani. Plehra komplet.
te dy keta jane qelbesira po te pakten ky Ruli vetem ka vjedhur nuk ka vrare e prere si Saliu Bemat e Saliut dihen dhe ne Amerike nga funksionare te larte te USA
Themi PD-ja dhe mendojme Qoftlargu
themi Qoftlargu dhe mendojme PD-ja.
Propozoj qe as emrin mos tja permendim ketij perbindeshi.
PD-ja vete ka qene qe ne fillimete saj nje shaka demo-kar-tike,
por kurre nje parti serioze dhe aq me teper demokratike,
me pak fjale nje aksident politik,me pasoja katatrofike
per Shqiperine.
Qellimi i vetem i kasaj bande tribale bashibozukesh alla Nul Moka,
eshte perdorimi i imunitetit politik,
per te mos dale para ligjit,familja Berisha dhe vasalet e tyre.
Ha-mer-ike dhe mos u duk me .
Amerike,hap letrat,hapi rrugen drejtesise se munguar,
leri demagogjite
Ta kishte imituar Enverin kishte ndertuar diçks ne kete vend po ky shkaterroi e dogji çdogje qe nertoi Enveri. Madje shkaterroi edhe vreshta e ullishta.
Sali Berisha ndoqi rrugen e Enverit vetem ne ideollogji e politike.
” Ndersa budallenjte te gjithe shqiptaret qe besuan ne dhjetor 1990 se duke rrezuar komunizmin dhe monumentin e diktatorit, kishin rrezuar njehere e pergjithmone, qenien perjetesisht ne politiken aktive te nje lideri ”
KUDES OR MIK SE MOS E LEXOJE EDI KTE SHKRIMIN edhe te ze belaja me te, se shoku RAMA eshte ai qe po kerkon ta çoje ne 25 vjet rekordin e tij ,jo ne politiken aktive sic thua ti, por ne PUSHTET.
Edhe nga zelli i madh per ti sherbyer kryetrimit mund ti beni dem vetes.
Mut Njeri e Tjetri Kake
Nga i njejti Oturak