"Refuzoni opinionet që ky është një grip i rëndomtë", Rama tregon rastin e mikut që humbi jetën nga Covid-19: Ishte i ri

8 Shtator 2020, 11:40Politika TEMA

Teksa ndodhej në Durrës gjatë në një takim me mësuesit e shkollës “Leonik Tomeo” për masat anti Covid, kryeministri Edi Rama tregoi rastin e vëllait të shokut të tij, i cili e humbi betejën me koronavirusin. Rama tha se e njihte personalisht dhe ai ishte i ri.

“Jo më larg se dje unë dëgjova për një person që e kam njohur personalisht, vëllai i një shokut tim që humbi jetën e nuk ishte në një moshë shumë të madhe, ishte i ri. 

Askush nuk e përcakton dot deri në fund se si dhe pse virusi bën gjëmën tek dikush dhe shfaqet në mënyrë komplet të padukshme te dikush tjetër.

Problemi është që shumë nga ne mund ta marrin e se marrin vesh që e kanë, s’ndiejmë asgjë, vazhdojmë jetën normalisht, e prandaj duhet të sillemi sikur e kemi virusin se ia kalojmë familjarëve, miqve e shokëve.

Duhen refuzuar opinionet që ky është një grip i rëndomtë, që është një sajesë..Faktkisht çdo ditë njerëzit po ndahen nga jeta. Fatmirësisht numri i fataliteteve nuk është në tërësinë e vet, më i madh në mënyrë të ndjeshme, saç ka qenë vitin e shkuar…”“, tha kryeministri Edi Rama. (TemA)

2 komente në ““Refuzoni opinionet që ky është një grip i rëndomtë”, Rama tregon rastin e mikut që humbi jetën nga Covid-19: Ishte i ri”

  1. Gjate si Saliu says:

    Pse ty te ka ngelur te besh tellallin apo je dhe doktor shkence tani?!

  2. ervin qerimi says:

    Si te thone shumica qe e kakaluar ne shtepi ? Si te thone pjesa me e madhe qe nuk e di qe jane infektuar ? Me gjithe ate do te themi qe eshte shume rende situata e krijuar nga gripi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje