Nga Skënder Minxhozi
Në gjashtë vitet e fundit, periudhë në të cilën mori shtat dhe u kthye në realitet projekti i reformës në drejtësi, Partia Socialiste dhe kryetari i saj ja dolën ta paraqesin atë jo vetëm si nismën e tyre ekskluzive (diçka e vërtetë kjo), por edhe si palën më të interesuar për efektet që reforma do të kishte mbi klasën politike dhe institucionet e shtetit. Sipas një iluzioni optik të çuditshëm, e majta që ishte në qeveri ja arriti ta kompleksojë opozitën në lidhje me reformën, megjithëse në parim pasojat e goditjes së reformës duhej të binin fillimisht mbi qeverisësit, e më pas mbi opozitarët.
Rama arriti ta shesë me sukses reformën si produktin kryesor dhe si lokomotivën e mandatit të parë, zgjdhjet e vitit 2017. Ja arriti të kompleksojë gjithë të tjerët në lidhje me drejtësinë, e kjo i dha fitoren politike më të madhe të karrierës së tij. Fitoi i vetëm kundër të gjithëve.
Sot, kur PS bëhet gati të përballet me bilancin e dytë qeverisës në tetë vjet, në prill 2021, rrethanat janë krejt të ndryshme. Qeverisja qëndrore është në duart e një partie, pushteti lokal gjithashtu dhe institucionet janë të boshatisura nga opozita. Sot s’mund të shitet më retorika e reformës, sot ka ardhur koha të shitet e të shihet vetë reforma. Sot s’ka më Ilir Metë dhe timon, as Çadër, as tepsi dhe as kazanë, sot duhet bilanc. Dhe alfa e bilancit është reforma në drejtësi e nisur gjashtë vjet më parë, me produktin e saj, i cili duhet të fillojë të preket, pasi kostot dhe pritja disavjeçare janë një faturë e kripur që duhet justifikuar.
Reforma në drejtësi nuk i mori gjashtë vjet, dhjetra milion dollarë dhe nuk i boshatisi më kot të gjitha institucionet më të larta të drejtësisë në Shqipëri, për të heshtur në fund. Apo për të belbëzuar, në rastin më të mirë. Ajo që u përgatit si një ngrehinë e lartë dhe sfiduese, nuk mund të jetë më një godinë pa leje dhe letra, që s’dihet kur i del pronari.
Tani që “tehu i shpatës” së reformës, SPAK dhe BKH janë plotësuar me personelin e duhur dhe po fillojnë të jenë operacionale me kohë të plotë, është momenti që të shohim çfarë janë në gjendje të bëjnë.
Ka ardhur koha, pas gjashtë vjet përgatitjesh, debatesh politike, ndryshimesh kushtetuese e kapërcimi me pengesa të të gjitha yçklave e detajeve të pafundme të të gjitha natyrave – që më në fund të fillojmë të shquajmë produktin e reformës. Të shohim rrjetën e peshqve, ku nuk po duken ende as cironka.
Edhe nga interesi i ngushtë politik i palës që e propozoi reformën në drejtësi, shumicës së majtë, është e dukshme tashmë se nuk mund të luhet më me durimin e opinionit publik, pasi ke përdorur me vite përkrahjen popullore për nismën në fjalë. Vonesa në rezultatet konkrete të reformës po riskon çdo ditë dhe çdo orë që të krijojë një efekt të pakthyeshëm bumerang, që do të dëmtojë rëndë imazhin dhe reputacionin e reformës më të rëndësishme të dekadës së fundit në Shqipëri.
Retorika e peshqve të mëdhenj është bërë tashmë bajate dhe nuk ka më pikën e humorit për veshët që e dëgjojnë. Dhe është e qartë se maxhoranca ka përgjegjësinë kryesore, që ashtu siç arriti ta imponojë me dorë të hekurt vite të shkuara dhe të vjelë frytet e saj, tani të japë prova se e mbështet ajo më e para, verdiktin final të drejtësisë së re.
Rama dhe të tjerët përgjigjen rregullisht se nuk e pengojnë drejtësinë të kryejë detyrën e vet dhe se do të miratojnë çdo hetim a veprim tjetër të prokurorëve a gjykatësve për zyrtarët aktualë. Në një shtet kur ish-kryeministrat pengonin dikur edhe arrestimin e gardistëve të thjeshtë për vrasje, ky është një angazhim korrekt, por i pamjaftueshëm.
Sepse kjo qeveri s’mund të promovojë, ose së paku të mbajë në rradhët e saj zyrtarë si ata të përfshirë në aferën e pisët të 40 milion eurove në Astir, apo të përmendur në sa e sa rrethana të dyshimta në rang kombëtar apo lokal, ashtu siç nuk mund të konsiderojë si normale dhe “pa zarar” sa e sa akuza me emra konkretë. Në 40 milion eurot e fundit të rrugës Tiranë-Elbasan, shfaqet me cinizëm dhe në mënyrë të hapur natyra e squllët e kësaj qeverisjeje, e cila kujton se mund të shtyhet përjetësisht duke mos vepruar ndaj askujt: as ndaj të vetëve, as ndaj të tjerëve përballë. Më thuaj si të të shaj, thotë shprehja, si burrë të keq, apo si të pazotin?!
Është thënë e stërthënë këto tetë vjet se pasiviteti i qeverisjes së majtë ndaj Gërdecit, 21 janarit dhe dosjes 200 milionëshe të rrugës së kombit, përbën një njollë të errët për Ramën e të tjerët rreth tij, ashtu siç është një akt dobësie që nuk parathotë asgjë të mirë për imazhin e qeverisjes së PS.
Këto zgjedhje nuk fitohen më me retorikë boshe dhe as me sondazhe autike, apo qoftë edhe me alibi tërmetesh e pandemish. Mandati i tretë kalon nëpër kalvarin e përballjes me të vertetën, jo të trafikimit të iluzionit të saj. Sidomos kur pretendon të marrësh votën për të qeverisur për herë të tretë. Ose do të tregohesh i ashpër duke fshikulluar edhe vetveten, duke treguar kësisoj integritet dhe dinjitet politik e njerëzor, ose do të hapësh krahun për të ardhur në pushtet ata që ke anatemuar tetë vjet rresht si zullmuqarë. Pa i dënuar kurrë si të tillë…
Njerez pa dinjitet, pa integritet,shanalepires, ndyresira. Keshtu jane ata si puna e Minxhozit. Me pafytyresine me te madhe thote, qe hap krahun qe te vijne ata qe ishin dje. E kupton ti more sa shume ke ndryshuar ne tere keto vite? Ke pasur nje profil per tu respektuar por dhe ti nuk ben ndryshim ngate tjeret. Po jetove me llumin, llum do behesh. Ore ju qe na keni infektuar, rotacion pushteti nuk do te thote te nderrojme fytyrat, por te nderroje elita qeverisese. Ku ke pare ti more ne bote qe ai qe ka qene minister para 4 viteve te jete minister prape kur te rivije partia e tij ne pushtet? Nuk ke faj se dhe ti ke nja 20 e ca vjet qe na ke care trapin neper studio TV e neper media. Ankoheni per Hoxhen ju, ndersa vete skeni ne mend te leshoni vend brezit te ri qe ta beje jete vend e ta nxjerri nga amullia qe na keni futur ju bashke me ata qe bene Gerdecin, 21 janarin etj. Yttttttt qe po i beni femije tane te ikin nga ky vend.
Bravo zoti Minxhozi.Shume bukur dhe qart i ke thene gjerat
O Arjan paske kthy dopjon e trete….ku e ke spo te kuptojme….Minxhozi ti largoi femijet apo qeverisja e laraskave….
Loni,thelbi i protestës time eshte ky. Ashtu si kemi 30 vjet qe shikojmë te njejtat fytyra ne politike, po ashtu dhe ne media. Nuk mund te quhet rotacion ky ne Shqiperi, hiq njerin e ver tjetrin. Rotacion eshte nderrimi i elitave, dhe ndryshim i mënyrës se qeverisjes. Sa per ate se kush i ka larguar fëmijët tane jashte, eshte bashkepunimi kriminal i medias me krimin dhe politiken. Sa per dopjo, une nuk pi alkool?. Megjithate me hapet barku e me vjen per te përzierë nga ky nivel i medias dhe politikës.
Me politikën e tij të deritanishme me Mithat, Camaj e kompani Rama i ka ftohur dhe larguar të majtët, por nuk ka arritur të bêjê për vete të djathtët. Të cilët vazhdojnë t’i jenë besnikë Partisë Demokratike. Kështu që nê rast se Partia Socialiste i humbet këto zgjedhje, Rama jo vetëm që duhet tê largohet me ceremoni dhe shpejtësi nga kryesimi i saj, (le të merret me brekushet dhe zhgarravinat e tij), por ajo duhet të shkrihet përfundimisht. Jo vetêm se eshte kthyer në njê parti të djathtë, por kryesisht se eshte treguar tejet e aftê të na risjellê dy herë në pushtet Partinë zjarrvënêse Demon-kratikase. Rama mund të largohet pa dhimbje dhe frikë. Se gjatë 8 viteve në pushtet nje qime floku nuk u preku hajdutëve dhe vrasësve Berisha, Basha, Meta dhe kompani. Prandaj edhe atij nuk do i preket një qime floku. Eshte populli që do ta hajë prapë.
Kte tallavan nuku e kuptova mire. Sidoqoft zotnia e ka mirejustifiku diten e puns ene per sot.
BRAVO MINXHOZI !?
Lulzim Basha kryeministër ????
O zot , kurrrrrrëëë!!
N.q.s reforma vazhdon keshtu ,eshte e deshtuar…si perfundim ky vend sdo behet kurre. Uroj te funksionoje d.m.th te veproje, se nuk ka shans tjeter Shqiperia .
Mire more Minxhe. Sipas teje kjo qeveri e squllur nuk e meritoka nje mandat tjetet, po Opozita cfar avantazhesh ka per te ardhur ne pushteti?
Përgjegjës për aferën e rrugës së Unazës së Madhe ishte Damian Gjiknuri dhe Drejtori Rrugëve. Lideri Suprem, Damianin e ka emëruar drejtues të fushatës në Vlorë (automatikisht deputet dhe me shumë gjasa ministër në rast fitore) ndērsa drejtorin e rrugëve e ka çuar zv.kryetar të bashkisë Vlorë.
Ç’të presim ne nga këta o Minxhoz?
Rama me qeverine duhet te perkrahe reformen ne gjyqesor
apo duhet te beje vete gjyqe?
Rama reformen e ka perkrahur por nuk ka bere gjyqe.
Po pritem gjyqe nga qeveria duhet te ndryshojme sistemin.
Pse rrotulloheni te gjithe rreth dy partive dhe dy burrecave hajdute,Rama dhe Basha. Pse nuk ka te tjere qe t’i dalin per zot ketij vendi. Sa te duash,intelekrtualet nuk na mungojne ,ndaj o popull hap syte ne votimet qe po vijne.
Bravo zoti Minxhozi.Shume bukur dhe qart i ke thene gjerat
Analize perfekte!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!