Struktura e posaçme SPAK ka arrestuar një gjyqtare dhe një avokat në Durrës. Bëhet fjalë për gjyqtaren Mimoza Margjeka, e cila akuzohet për korrupsion.
“Shtetasit Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj (me profesion avokat), në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319 e 25 i Kodit Penal, duke i dhënë shtetases Mimoza Margjeka, me detyrë gjyqtare, aktualisht e komanduar në Gjykatën e Apelit Korçë, nëpërmjet bashkëshortit të saj, shtetasit Arben Cara, një shumë prej 6.000 (gjashtë mijë) eurosh, si përfitim të paligjshëm.
Kjo shumë parash, është dhënë me qëllim ndryshimin e masës së sigurimit, nga “arrest në burg” në “garanci pasurore”, ndaj shtetasit Orion Bali, i arrestuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal.
Në shkëmbim të përfitimit të paligjshëm ka rezultuar se Gjykata e Apelit Korçë ka ndryshuar masën e sigurimit nga “arrest në burg” në “garanci pasurore”, për këtë shtetas”, thuhet në njoftimin e SPAK.
Po ashtu mësohet se Mimoza Margjeka është gjyqtarja që cilësoi nul zgjedhjet e 30 qershorit në Durrës.
Gjyqtarja Margjeka është e komanduar në Gjykatën e Apelit në Korçë deri në 15 shtator.
Njoftimi i SPAK:
Prokuroria e Posaçme Kundër Korupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka regjistruar procedimin penal Nr.186/2020. Në kuadër të hetimeve të kryera për këtë procedim penal, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, (Drejtorinë Hetimore Qendrore), nëpërmjet përdorimit të metodave proaktive dhe të posaçme të hetimit, është bërë i mundur evidentimi dhe dokumentimi i një akiviteti korruptiv në sistemin e drejtësisë.
Konkretisht ka rezultuar se shtetasit Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj (me profesion avokat), në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319 e 25 i Kodit Penal, duke i dhënë shtetases Mimoza Margjeka, me detyrë gjyqtare, aktualisht e komanduar në Gjykatën e Apelit Korçë, nëpërmjet bashkëshortit të saj, shtetasit Arben Cara, një shumë prej 6.000 (gjashtë mijë) eurosh, si përfitim të paligjshëm.
Kjo shumë parash, është dhënë me qëllim ndryshimin e masës së sigurimit, nga “arrest në burg” në “garanci pasurore”, ndaj shtetasit Orion Bali, i arrestuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal. Në shkëmbim të përfitimit të paligjshëm ka rezultuar se Gjykata e Apelit Korçë ka ndryshuar masën e sigurimit nga “arrest në burg” në “garanci pasurore”, për këtë shtetas.
Mbështetur në provat e administruara dhe pas kërkesës së prokurorit të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin nr. 92 datë 05.09.2020 ka caktuar :
Masën e sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasve Nejton Bali dhe Klaudjo Zhilla, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 e 25 i Kodit Penal.
Masën e sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit Arben Cara, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/ç e 25 i Kodit Penal.
Masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit Skënder Demiraj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 e 25 i Kodit Penal.
Masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit Procedurës Penale, ndaj shtetases Mimoza Margjeka, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/ç e 25 i Kodit Penal.
Sot, në datë 09.09.2020, Policia e Shtetit ka ekzekutuar vendimin e gjykatës që cakton masat e sigurimit personal, duke arrestuar shtetasit e mësipërm.
Heu bre!Me duket se ja nisi bre!Hajt per Hair i kiofte!Paste kamen e mbare ani pse u nis me cika!
keto jane cironga te vogla SPAKU le ta provoje me aferen e CEZ , ose Gerdecin qe kullon gjak mos meret me hajdutet e xhepave
Se mos hetoni Prokurorin e Elbasanit se nuk ka biruca qe i mbane ,korrupsioni aty eshte ne ato nivele qe nuk i shkone mendja kujt!
Per gazeten TemA dhe z. Mero.
Kam pasur seance gjyqesore me zonjen Margjeka, Seace shume serioze per motive shume shume te renda, ku prokuroria kerkonte ti kalonte faktet me nje te “nuk ka baze ligjore”.
Pasi gjyqtaria Margjeka u njoh me pretendimet e mia reale, jo vetem qe beri nje seance te shkelqyer, por vuri dhe prokurorine “pas murit” me “brrockullat” qe kishin shkruar.
Mua me la pershtypjet me te larta per nga ana sesi zhvilloje seancen, por me shume pershtypje me la, njohurite e saja dhe menyra shume njerzore.
Nuk kuptova ne asnje moment se kishte ndermend te me kerkonte ndonje lek apo ndonje shenje te tille.
Te dhenat e mia ne dipozizioni tuaj, nqs mendoni se nuk them te verteten.
___________
Nuk kam dyshim se per cfare eshte akuzuar sot nuk eshte e vertete, por duhet te bejme dallimin nga seancat qe kane tema te rendesishme me seancat “perse more 5 refugjate e i shpure ne shkoder”.