Anëtari i Komisionit të Përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë në Partinë Demokratike, Besnik Musfataj, tha në rubrikën “Opinion”, në News24, se po bëhet faza përfundimtare e përzgjedhjes së kandidatëve dhe në fund të muajit lista e emrave do i dërgohet Kryesisë së partisë.
Duke shenuar ne kete menyre nje kohe rekord kontrolli dhe verifikimi, aq sa te kalojne neper duar me rigorozitet 6 mije emra kandidatesh per te nxjerre nje liste me 140 kandidatesh. Vettingu ne drejtesi, eshte shume prapa me punen.
Mustafaj theksoi se të gjithë emrat, qofshin ata deputetë apo figura të njohura të partisë, do t’i nënshtrohen shqyrtimit të këtij komisioni.
“Po ecet mirë, kemi hyrë në fazën përfundimtare, nga 1000 e ca kandidatë, do të kalohet te 300 e pak. Do të zgjidhet një korpus politikë, që do të votohet nga partia. Informimi për secilin kandidat është shumë i gjerë. Besoj se po ecim mirë, në fund të muajit do të kemi gati listën për t’ia dërguar Kryesisë së partisë për zgjedhjet.
Zgjedhja e një liste përfaqësuese është jashtëzakonisht e rëndësishme. Ne nuk shtrojmë emra, ne mund të zgjedhim vetëm emrat e ardhur nga propozimet në seksionet dhe grupseksionet e PD. Buka që do të gatuajmë ne është brumi që kanë gatuar ata. Nesër nuk mund të na kërkojnë llogari neve për emra që nuk i kanë propozuar. Ne po ecim ngadalë, sepse ka shumë kandidime të vlefshme. Trupa duhet të jetë shumë përfaqësuese, që jo vetëm demokratët të motivohen, të shkojnë në zgjedhje e të votojnë, por edhe masa gri të votojë. Unë kurrë nuk kam parë kaq shumë njerëz të pakënaqur ndaj qeverisë, por jo të gjitha janë vota për opozitën, deri tani.
Përveç standardit që mund të kemi ne që përzgjedhim kandidatët, ne po mbajmë parasysh edhe tablonë që na paraqet parlamenti i sotëm. Njeriu më i rëndësishëm parlamentar i PS është Taulant Balla, ku kualitet i tij është shumë i ulët, pa i përmendur këto të opozitës së re, si Kujtim Gjuzat, etj.
Ne ecim me perspektivën që do të fitojë PD. Ne po përpiqemi të çojmë njerëz dinjitozë. Ne nuk jemi aty për të zgjedhur një trupë që do t’i japë rehati në qeverisje kryeministrit të ardhshëm, Bashës, por që do t’i japë rehati programit, demokracisë në përgjithësi”, tha Mustafaj.
Do ketë seleksionime nga lista e zgjedhjeve të fundit?
Absolutisht, të gjithë do t’i nënshtrohen shqyrtimit tonë, si çdo kandidat tjetër, madje edhe parlamentarë që janë prej disa mandatesh. Të gjithë do t’i nënshtrohen nga zero, janë vetëm 4-5 të përjashtuar, me vendim të partisë. Programin ekonomik të PD po e hartojnë ekspertë shumë të mirë të CDU. Programi do të marrë parasysh edhe eliminimin e gropave të qeverisë, por edhe ristartimin.
Me çfarë rregullash do të shkohet në zgjedhjet e ardhshme?
Përfundimi i Reformës Zgjedhore është urgjent. Votimet e korrikut e bëjnë çdo prognozë tonën të paparashikueshme. Nuk kemi mundësi të bëjmë parashikime për koalicionet parazgjedhore. Unë nuk e di sa do të jetë në gjendje PD t’i përshtatet këtyre ndryshimeve të imponuara nga mazhoranca.
Situata me pandeminë, shifrat e larta, nisja e shkollave… mendoni se do të menaxhohet mirë?
Unë them se shkollat duheshin hapur, edhe pse nuk kam fëmijë vetë në shkollë, por e di se ç’janë fëmijët që nuk shkojnë në shkollë. këta fëmijë gjithë ditën në lagje janë bashkë, nuk jemi në Suedi këtu. T’i thuash tani shko në shkollë dhe rri në distanca të caktuara, mua më duket këshillë e mirë, por duhet të mbetet këshillë, jo të dënohen mësuesit. Tjetër është se nëse i vë maskë mësuesit i ke humbur një efiçencë të rëndësishme mësimit. Për mua ishte e paimagjinueshme dhe vazhdon të mbetet, që nuk i lënë të sëmurëve një telefon, që të komunikojnë me familjet e tyre. Kjo është terror që ushtrohet mbi të sëmurët.
Ky është si gjë bajate.As mish as peshk.?
Besnik Mustafaj sa per korrektese
mund te me thuash seleksionimi qe ju bete deputeteve eshte e bazuar diku apo behet saper t’ja mbushur mendjen elektoriatit qe ne po bejme seleksionim cilesor.
I ,i eshte nenshtruar pyetjeve te komisionit te PD nepermjet formularit te gjithe kandidateve per deputet duke perfshire edhe ata kryesoret qe ka qene dhe jane ne krye te PD, ose kane pasur pozita te larta shteterore ? Neqoftese jo pse.
Ketu nuk behet fjala per kandidatet e thjeshte por e kam fjalen per ata persona qe populli i perflet si te korruptuar e te perfshire ne vepra kriminale qe krimet dhe me vjedhjet e bera kane ngritur perandorine e deri tani kane ngelur te pacenueshem. Ti Besnik Muastafaj a mundesh ti japesh ketyre pyetjeve
pergjigje te thjeshte si burre dhe jo ta leshe ne heshtje sepse mban pergjegjesi nga ata fuqishmit e PD
dhe ti nuk i keto kellqe.
Aman o Beso se mos harrone pa vene ne liste ata ish kryetarin e komunes Kolonjes se Lushnjes Jakup Beqiri se ai e meriton plotesishte se ka vjedhur me shume nga ish kryetarit e tjere.Vetem pyeteni njeher o Beso ku I gjeti ato leket qe beri shtepi dhe hotel (per kurva se njerez serioz nuk flen atje) mbi fshatin Kolonje?
O Bes-shkel…Kujtim Gjuzit i ha rroçken ti mut muti…se nuk i ka fut duart ne xhep dikujt dhe vjedh taksat e shtetit si TY DHE PARTIA JOTE…legen
Eshte fat i madh qe perzgjedhja e kandidateve per deputet te PD behet nga anetari i PPSH shoku Besnik Mustafaj, punonjes ne Institutin e Marksizem-Leninizmit prane Komitetit Qendror te PPSH qe drejtohet nga shoqja Nexhmije Hoxha bashkeshortja e Shokut Enver Hoxha.
Prandaj te gjith te perndjekurit politik nga sistemi komunist, ish te burgosurit, ish pronaret, te gjith te djathtet e Shqiperise te flejne te qete pasi se shpejti PD do zgjedhe Byrone Politike e cila do i coje keta njerez drejt fitorjeve.
Apo jo Shoku Besnik?