Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, për klimën e investimeve në Shqipëri për vitin 2020, duke i quajtur tronditëse konkluzionet e arritura prej tij.
“Shqipëria perceptohet në raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit si vendi me korrupsionin më të lartë në Ballkanin Perëndimor, ku klima mbytëse e të bërit biznes është përkeqësuar nga vendimet arbitrare e politikat fiskale jo transparente dhe klienteliste që cënojnë konkurrencën dhe sipërmarrjen e lirë”, shkruan Meta, teksa kujton thirrjet që i ka bërë prej muajsh SPAK-ut të hetojë të gjitha procedurat e propozimit dhe shqyrtimit të ligjeve që kreu i shtetit i ka kthyer Kuvendit me dekret.
“Procesi ligjbërës dhe interesat klienteliste nuk mund të fusin në qorrsokak procesin e integrimit dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.
Është koha që shqiptarët të marrin në dorë fatet e tyre!”, thekson kreu i shtetit.
Postimi i plote i Metes:
Shqipëria perceptohet në raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit si vendi me korrupsionin më të lartë në Ballkanin Perëndimor, ku klima mbytëse e të bërit biznes është përkeqësuar nga vendimet arbitrare e politikat fiskale jo transparente dhe klienteliste që cënojnë konkurrencën dhe sipërmarrjen e lirë.
Sipas konkluzioneve tronditëse të DASH “investitorët e huaj përmendin korrupsionin, veçanërisht në gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimin publik dhe zbatimin e dobët të kontratave si probleme të vazhdueshme në Shqipëri. Përdorimi në rritje i kontratave të Partneritetit Publik Privat (PPP) ka ulur mundësitë e konkurrencës, përfshirë investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë. Investitorët amerikanë sfidohen nga korrupsioni dhe vazhdimi i praktikave informale të biznesi. Të drejtat e pronës vazhdojnë të jenë një sfidë sepse titulli i qartë është i vështirë për t’u fituar. Ka pasur raste që individë dyshohet se manipulojnë sistemin gjyqësor për të marrë tituj të paligjshëm të tokës”.
Ky raport vjen në një kohë kur shoqatat e biznesit, Dhomat e Tregëtisë, përfshi dhe atë Amerikane, kanë ngritur në mënyrë të përsëritur shqetësimin në lidhje me përkeqësimin e klimës së biznesit dhe të investimeve.
Edhe Banka Botërore në raportin e saj të Doing Business ka ngritur me shqetësim rritjen e barrës fiskale dhe ndryshimet e shpeshta në aktet ligjore dhe nënligjore.
Ndërsa Fondi Monetar më herët ka ngritur me shqetësim rrezikun nga rritja e numrit dhe të kostos së PPP-ve, si dhe rritjen e borxhit publik si pasojë e tyre.
Sjell në vëmendje se shumë dekrete për kthimin e ligjeve që denoncojnë antikushtetutshmërinë e tyre, cenimin e interesit publik e kombëtar, si dhe cenimin e financave të shtetit me ligje speciale me efekt favorizues për një grup të caktuar individësh janë rrëzuar nga Kuvendi i Shqipërisë.
Procesi ligjbërës po shpërdorohet haptazi, në mënyrën më flagrante të mundshme, ku tashmë nuk po shkelet ligji për të kryer favore, por po bëhen ligje të posaçme për t`i realizuar ato.
Në këtë klime mbytëse për investitorët e brendshëm dhe të huaj, kur PPP-të dhe tenderat janë përqëndruar vetëm në një grusht oligarkësh, në kushtet e tentativave për amnisti fiskale korruptive, si dhe të mungesës së transparencës në sistemin e prokurimeve, është domosdoshmëri kthimi i ekonomisë në normalitet në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm.
I kam bërë thirrje publike prej muajsh Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) të nisë hetimet për të gjitha procedurat e propozimit dhe shqyrtimit të këtyre ligjeve për të vënë përpara përgjegjësisë autorët, të cilët përmes ligjit duan të përmbushin qëllimet e tyre favorizuese klienteliste.
Ende nuk kam marrë asnjë përgjigje dhe ende nuk ka asnjë hetim!
Procesi ligjbërës dhe interesat klienteliste nuk mund të fusin në qorrsokak procesin e integrimit dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.
Është koha që shqiptarët të marrin në dorë fatet e tyre! ??
Jo more! Na qënka ligështuar kokë qypi hajdut e del me konkluzionin që:
…Procesi ligjbërës dhe interesat klienteliste nuk mund të fusin në qorrsokak procesin e integrimit dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë….
Po kur jepte emërime, vende pune në administratë e favore klientëve te LSI siç po jep dekoratat sot pa e bërë qefin qeder, të pëlqente??
Mbahu Like e bëj garjet, tani qypin me mjaltë e kanë të tjerët. Nuk ke më shans të hash qyl.
Cfare kerkon ky shtangist i Rames? A nuk e eshte detyra e SPAK -ut te Rucit te kerkoje hetime?
Vetem kur vura syzet e qorrit kuptova qe Meta kerkon hetime per PPP dhe jo PPSH….
Subkoshienca bën të vetën. “I kam bërë THIRRJE” thotë. Hajduti THËRRET kapeni hajdutin.
Po mir mor LIKE shqiperia perceptohet nga departamenti i shtetit ashtu sic thoni ju .Por ju a e keni kuptuar si perceptoheni nga shqiptaret. HAJDUT i kapur me bllok ne dor .Ju mos u ginjej mendja se shqiptaret haronjn Dita per te paguar zullumet po afron sado tu duket e pa besushme
Meta?Nje qyp bosh(nga trute ,jo nga parate).Eshte turp qe Shqiperia duron dhe pranon nje pleh te tlle t’a perfaqesoje.Nese e ka vendin ne burg ,kete le t’a gjykoje e vendose drejtesia,por populli ka ne dore te ngrihet e te kerkoje shporrjen e kesaj pjelle te mekatit,ne protesta te paorganizuara nga partite,por me shprehjen e mendimit ,duke shkruar disa fjale ne nje leter te hedhur ne rruge,kudo,me fjalet:”nuk me perfaqeson mua”!Mbledhesit e pleherave le t’i depozitojne keto letra ne hyrjen e zyres se tij.Nje lutje kam per te gjithe:mos neglizhoni te merrni pjese ne kete aksion,per te mbushur “qypin” bosh te nje monstre qe e quan veten dhe ne e pranojme si “President”.Mund te shkruani edhe ne internet per kete problem per te shprehur mendimin tuaj.