Veliaj, ironi me Berishën: Në PD diskutohet akoma, a do fusin në Parlament një plak 80-vjeçar. Kur PS është e fortë, edhe Shqipëria është e fortë

10 Shtator 2020, 20:13Politika TEMA

Kryetari i Bashkisë se Tiranes, Erion Veliaj deklaroi sot se fokusi i Partise Socialiste është puna dhe sesi ta çojë edhe më tej transformimin e Tiranes dhe Shqiperise.

Duke folur në Fressh Voice, Veliaj theksoi se ndryshe nga kundërshtarët, PS e sheh fitoren e mandatit të tretë tek puna, se vetëm puna flet më shumë se fjala.

“Po nuk zbritëm në fushë, jemi si ata tifozët që rrinë në tribunë, thonë si bëhet goli, por nuk kanë gjuajtur top me këmbë, thonë si luhet në skuadër, por nuk kanë dhënë kurrë një pas, për të treguar se besojnë te skuadra. Ne nuk jemi si ata. Ne nuk jemi nga ata që vetëm ankohen, qe kërkojnë birra falas, një kafe falas, por ne i fitojmë gjërat me punë.

Fitoren tonë të tretë, do ta fitojmë me punë, se vetëm puna flet më shumë se fjala. Jetojmë në një situatë ku kudo ku kthejmë kokën ka mllef, ka helm, ka pengesa, ka stërkëmbësha, por misioni ynë është që të jemi ilaç, misioni është që të kurojmë, misioni ynë që të pajtojmë, misioni ynë që të  bashkojmë.

Boll përçarje ka! Imagjinoni, të rinjtë e forcës tjetër, që është dy herë më pak se e jona, janë duke diskutuar nëse një plak 80 vjeçar duhet të vazhdojë të shkojë në parlament, pasi i ka bërë kaq shumë fatkeqësi Shqipërisë.

Imagjinoni ku është iniveli i debatit  të tyre. Niveli i debatit tonë është siç bëmë liqenin këtu, të bëjmë liqenin e Farkës, siç bëmë Amfiteatrin këtu, të bëjmë amfiteatrin te Universiteti Bujqësor. Kjo është puna, e jo si të kthejmë një plak 80 vjeçar prape në parlament. Kur PS është e fortë, edhe Shqipëria është e fortë”, deklaroi Veliaj.

3 komente në “Veliaj, ironi me Berishën: Në PD diskutohet akoma, a do fusin në Parlament një plak 80-vjeçar. Kur PS është e fortë, edhe Shqipëria është e fortë”

  1. Petrit says:

    E vetmja pune qe keni bere ne Tirane dhe ne gjithe shqiperine eshte vjedhja.
    Keni vjedh kaq shume sa nuk mund te gjendet nje rast i tille ne gjithe globin.
    Ndersa per sa i perket plakut 80 vjeçar:
    Nuk eshte thjeshte nje plak.
    Eshte PROF DR SALI BERISHA.
    Eshte njeriu qe ka bere historine e shqiperise.
    Eshte shqiptari me i madh dhe me atdhedashës ne gjithe historine shqiptare.
    E ndersa ti !!!!!.
    Je nje vemje e qelbur.
    Je nje bythelepirës.
    Je nje njeri pa shtylle kurrizore.
    E mbi te gjitha je nje hajdut i paskrupullt.

  2. Qwerty says:

    Po pse mor shoku Krietar? Halli i Berishes mosha eshte apo qe ka 30 vjete qe tallet me kete vend? Apo ti kaq kupton se qellimi i vetem ky ka qene, ta nxjerrim ne pension? Po USA ka nje kandidat per president ne kete moshe. Apo kaluam nga krimineli Berisha tek plaku Berisha?

  3. Andi says:

    Mire mire ai eshte plak 80 vjeç. Por ama Sorrosit qe eshte 100 vjeç aman se ç’ja lepin bolet kur e takon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje