Nis gara për FRESSH, Balla: Fitojmë Tropojën e gjithë Shqipërinë. Një mesazh për opozitën rrugore të Saliut, Lulit, Monikës e Ilirit

10 Shtator 2020, 19:36Politika TEMA

Ka nisur gara për zgjedhjen e liderit të ri të forumit rinor socialist FRESSH Voice.

Në fjalën e tij nga Amfiteatri i liqenit artificial në Tiranë, kreu u grupit parlamentar socialist Taulant Balla tregoi rolin që do ketë forumi rinor në zgjedhjet e 25 prillit.

Ai tha se PS ka koalicion me të rinjtë dhe se FRESSH shërben si një urë lidhëse e fortë me ta.

Ai garantoi se kësaj radhe PS nuk do të fitojë vetëm Tropojën, por gjithë Shqipërinë.

”PS ka koalicion vetëm me njerëzit e thjeshtë, ska as me Nardin, Vangjelin dhe Dash Shehin. Na duhet koalicion shumë i fortë me të rinjtë. FRESSH s’duhet të konsiderohet më si organizatë politike, por urë lidhëse mes PS dhe të rinjve.

Do të ketë një rol shumë të rëndësishëm këto zgjedhje. Më lejoni t’ju falënderoj, dua të ndaj dhe diçka për atë që  do të bëjë PS.

Në tetor, nëntor, dhjetor do bëjmë një komunikim virtual për të marrë vlerësimet e çdo qytetari për performancën e ministrave, deputetëve dhe kryeministrit, të hartojmë kombëtaren e PS në 25 prillit. Nuk do fitojmë vetëm në Tropojë por në gjithë Shqipërinë.

Rifillimi i FRESSH Voice që nuk është një organizim partiak, FRESSH është një shkollë. E kam bërë këtë shkollë, me Ilirin dhe Monikën, por ata e tradhëtuan, kurse unë jam me ju sot këtu.

S’mund të rri për një replikë ndaj Opozitës rrugore, apo të Saliut, Lulit, Monikës e Ilirit. Se vërtet gjatë 7 muajve kemi pasur luftën gjatë pandemisë, por edhe një tjetër me panikun nga politikanët tipikë të së keqes.

Njerëzit duhet të rikujtojnë, në fillim sikurse e mbani mend kundërshtonin çdolloj mjeti të komunikimit publik të kryeministrit, ministres së shëndetësisë, bënin thirrje që qytetarët të lanin duart, të rrinin në shtëpi, mbanin distancë.

Nuk rreshtnin konferencat nga divani, dhe u kërkonin njerëzve hesap dhe qeverisë pse u kërkon njerëzve të lani duart. Më pas historia e testeve, pse qeveria nuk bën teste, por e rrëzoi OBSH,” u shpreh Balla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje