Letërporosia holandeze, hetime në Tiranë për vrasjen e 85-vjeçares në Amsterdam

11 Shtator 2020, 21:02Kronika TEMA

Gjykata e Tiranës i ka dhënë “dritë jeshile” kërkesës së autoriteteve holandeze të drejtësisë për të hetuar në Shqipëri mbi një krim monstruoz të ndodhur në Amsterdam në vitin 2011.

Hetimi ka si qëllim identifikimin e autorit të një grabitjeje të dhunshme në banesën ndaj një 85 -vjeçareje. Përveçse ka tentuar të vrasë të moshuarën Hendrika Schellenberg, grabitësi e ka dhunuar seksualisht dhe fizikisht atë, duke i thyer një brinjë, dëmtime që i kanë shkaktuar vdekjen pas disa muajsh.

Në deklarime e saj e moshuara ka rrëfyer se agresori ishte një burrë me ngjyrë. Sipas letërporosisë, hetuesit e Amsterdamit kanë gjetur njolla gjaku të tij në banesën e të moshuarës, nga e cila kanë përfituar një profil të plotë ADN-je.

Referuar veçorive të profilit gjenetik, ekspertët holandezë vlerësojnë se i dyshuari ose prindërit e tij kanë orgjinë nga Europa Perëndimore ose rajoni kufitar midis Evropës Perëndimore dhe Azisë. Për këtë shkak, pala holandeze kërkon nga drejtësia shqiptare të bëjë një krahasim të këtij profili gjenetik me profilet e individëve të regjistruara në bazën e të dhënave ADN të Republikës së Shqipërisë.

Nëse ky krahasim përputhet me ndonjë nga profilet, holandezët luten të informohen për identitetin dhe vendndodhjen e mundshme të personit. Pasi ka pranuar letërporosinë, gjyqtari Erjon Bani ka autorizuar Prokurorinë e Tiranës për zbatimin e kërkesave të paraqitura në të.

3 komente në “Letërporosia holandeze, hetime në Tiranë për vrasjen e 85-vjeçares në Amsterdam”

  1. anda says:

    Ku eshte lajmi ketu…procedura normale..me qindra te tilla…shifni problemet e medha ne vendin tone e mos u merrni me keto gjera…

  2. Lala i Lushnjes says:

    Plaka e shkretë tha që njeriu ishte me ngjyrë . Lind pyetja, hollandezët na njohin për afrikan apo arab? Gjykatsi shqiptar pse e pranoi ADN- në, kur në Holland gjysma jan me ngjyrë? Ka mundsi që Gulit, Raikard dhe Seidorf te jen bjond dhe unë se mbaj mënd.

  3. E verteta says:

    Ore,, a ka njeri te me sqaroje se cili eshte “rajoni kufitar midis Evropes Perendimore dhe Azise” thank ?!?.!?!?!?!?!?!?
    Jo per gje, por I bie qe gjithe Europa Qendrore dhe Lindore ose. te mos ekzistoje fare , ose e gjitha te jete zone kufitare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje