Jozefina Topalli, një “armike” perfekte përballë Lulzim Bashës

12 Shtator 2020, 20:51Politika TEMA

Është zëri më i qartë, më i plotë, më i besueshëm dhe më me ndikim brenda rradhëve të demokratëve, për të qenë jo vetëm një oponente e përkryer. Jozefina Topalli është sot padyshim, “armikja” më përfekte përballë Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Madje sot, më shumë dje. Përpara zgjedhjeve të 2021, edhe më shumë sesa përpara atyre të 2017, kur ai e hoqi në mënyrën më të shëmtuar nga lista e kandidatëve për deputetë të opozitës.

Sa herë që mediat dhe pjesa racionale e shoqërisë kanë nevojë për një zë të arsyeshëm, për tiu referuar zhvillimeve politike, zonja Topalli e ka thënë fjalën e saj. Sepse ajo nuk është një zë kritik vetëm për Lulzim Bashën, por edhe më tepër ndaj mazhorancës së Kryeministrit Edi Rama.

Madje, më e hershmja dhe më konsistentja, nga të gjitha zërat e politikanëve të djathtë shqiptarë të tranzicionit. Në një intervistë të fundit, Jozefina Topalli është shprehur se mëgjithëse jashtë parlamentit dhe siglave të partive politike, ajo do ta vazhdojë betejën e saj politike për mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe demokratëve të papërfaqësuar. Në këto momente ku ndodhemi, për shkak të dobësisë së PD dhe “Opozitës së Bashkuar”, ajo gjykon se është koha për një lëvizje të re politike për ndryshim të nisur nga qytetarët dhe të rinjtë.

Vetë Jozefina Topalli bën gjithmonë kujdes që ta shmangë protagonizmin individual. Kjo lëvizje duket se është duke u ngjizur, por e sigurtë është se të djathtët e papërfaqësuar dhe gjithë të zhgënjyerit nga lidershipi i Lulzim Bashës në këto 7-8 vitet e fundit, nuk mund të gjejnë për momentin një pikë referimi më të mirë se ajo. Të gatshme për të marë në dorë skeptrin e së djathtës së vërtetë opozitare, që nuk bën kompromis me lidershipin aktual.

Sepse në ndryshim nga Lulzim Basha, Jozefina Topalli është edhe histori, edhe vizion. Edhe qëndrestare, edhe karizmatike. Edhe përfaqësuese e të djathtës së vjetër tradicionale, edhe asaj të re të krijuar pas rrëzimit të komunzimit në Shqipëri. Si ish- nën Kryetarja e parë e PD dhe ish Kryetarja e Parë e Parlamentit në historinë e Shqipërinë, është portretizimi i gjithçkaje tjetër që i mungon Lulzim Bashës për të qenë i besueshëm dhe frymëzim për rikthimin e opozitës në pushtet.

Të gjitha indikacionet dhe sondazhet e opinionit publik, e tregojnë këtë. Madje, brenda koridoreve të SHQUP dhe labirintheve të opozitës së rrugës, çdo qëndrim i saj publik përjetohet edhe më keq sesa qëndrimet më të forta të të gjithë kundërshtarëve të tjerë jo të pakët të Lulzim Bashës, brenda gardhit të gjerë të kundërshtarëve të qeverisë. Megjithëse prej 4 vitesh e larguar nga jeta aktive politike, PD nuk ka ende sot një figurë zonje që do ta rivalizonte, në rolin e saj të dikurshëm.

Ky boshllëk është edhe më i madh, po të kemi parasysh se Jozefina Topalli mbetet një figurë emblematike politike për Shkodrën në veçanti dhe veriun e Shqipërisë në përgjithësi, e cila ka patur gjithmonë në historinë e Shqipërisë figura të spikatura në Parlamentin dhe politikën shqiptare, duke i dhënë tonin zhvillimeve të vendit. Ndryshe nga Lulzim Basha, ajo është për një aksion të përhershëm opozitar dhe jo me sezone.

Jozefina Topalli e ka akuzuar në vijimësi kryetarin e PD për stilin e tij prej gjumashi politik, i cili më shumë sesa hallet e demokratëve, opozitarëve dhe shqiptarëve sheh interesat e tij personale. Ajo e ka kritikuar atë për hipokrizinë e luftës ndaj oligarkëve, ndërkohë që ulet për dreka e darka me ta, duke patur sipas saj, edhe përfitime direkte prej tyre. Këto dhe shumë elemente të tjera të një figure qytetare antikomuniste, e bëjnë Jozefina Topallin një “armike” perefekte përballë Lulzim Bashës dhe një pike të pashmangshme referimi për opozitarët shqiptarë.

Alpenews

10 komente në “Jozefina Topalli, një “armike” perfekte përballë Lulzim Bashës”

  1. shenjestra says:

    Bukur shume.

  2. Bashko says:

    Edhe injorante, mjafton te shikosh si ka kryekuvenduar per 8 vjet…

  3. Troshani says:

    Topalli eshte,fytyra me te gjithe karakteristikat dhe metodologjine komuniste paçka se zonja ka vuajt nga ai regjim.Me e shumta qe mund ti besohet ketij robi eshte recepsioniste……me hater ne ndonje institucion..

  4. Olimpia says:

    Qe kritikon Bashen si nje zero politike thote te verteten . Por Topalli ka mbetur ne idete primitive te te gjithe pinjolleve te feudaleve , bajraktareve dhe bashkepunetoreve te
    pushtuesve te para 44..s. E ashtuquajtura e ,,djathta,,shqiptare historike nuk ka egzistuar kurre dhe disa perfaqesues liberale te emancipuar mbeten si zera ne shkretetire. Fatekeqesia qendron se edhe mbas 90..s timonin e te djathtes e mori nje anarkotribal hitleruci Berisha qe shkaterroi Shqiperine.Sepse nje te djathti normal i shemb edhe thyerja e nje xhami nderkohe qe turmat e Berishes me ne krye banditin Hajdari,sipas teorise se aventurierit te cmendur Pashko i vune flaken tere paurise qindramiliardave dollare te Shqiperise.Nderkohe ne Eurolindje pasuria u ruajt dhe u transformua spese ne krye u vu elita ekonomike patriote dhe e mencur. Ne Shqiperi per fat te ket edhe borgjezia e re e fuqishme u krijua jo ne menyre tradicionale por si rezultat i bashkepunimit me krimin dhe shtetin e korruptuar.Pjesa tjeter e borgjezise prodhuese dhe inteligjenca liberale vetem tani ka filluar te ndihet pak ,por nuk ka guxim,nuk investon dhe nuk perplaset per mposhtjen e berishizmit.Disa forca te krijuara si Thurja apo BD kane prirje per mrijimin e nje qendre te djathte moderne, por duhet te bashkohen dhe te perpunojne nje platforme veprimi duke vene ne krye vetem figura te reja te pakonsumuara jo egoiste dhe te veprojne shpejt e me guxim sepse koha vrapon

  5. Olimpia says:

    Qe kritikon Bashen si nje zero politike thote te verteten . Por Topalli ka mbetur ne idete primitive te te gjithe pinjolleve te feudaleve , bajraktareve dhe bashkepunetoreve te
    pushtuesve te para 44..s. E ashtuquajtura e ,,djathta,,shqiptare historike nuk ka egzistuar kurre dhe disa perfaqesues liberale te emancipuar mbeten si zera ne shkretetire. Fatekeqesia qendron se edhe mbas 90..s timonin e te djathtes e mori nje anarkotribal hitleruci Berisha qe shkaterroi Shqiperine.Sepse nje te djathti normal i shemb edhe thyerja e nje xhami nderkohe qe turmat e Berishes me ne krye banditin Hajdari,sipas teorise se aventurierit te cmendur Pashko i vune flaken tere paurise qindramiliardave dollare te Shqiperise.Nderkohe ne Eurolindje pasuria u ruajt dhe u transformua spese ne krye u vu elita ekonomike patriote dhe e mencur. Ne Shqiperi per fat te keq edhe borgjezia e re e fuqishme u krijua jo ne menyre tradicionale por si rezultat i bashkepunimit me krimin dhe shtetin e korruptuar.Pjesa tjeter e borgjezise prodhuese dhe inteligjenca liberale vetem tani ka filluar te ndihet pak ,por nuk ka guxim,nuk investon dhe nuk perplaset per mposhtjen e berishizmit.Disa forca te krijuara si Thurja apo BD kane prirje per krijimin e nje qendre te djathte moderne, por duhet te bashkohen dhe te perpunojne nje platforme veprimi duke vene ne krye vetem figura te reja te pakonsumuara jo egoiste dhe te veprojne shpejt e me guxim sepse koha vrapon

  6. xhoxhi says:

    Të gjithë flasin keq për Bashën bile edhe thonë se është nul dhe përsëri ai drejton partinë demokratike.Akuzohet për vjedhje në rrugën e kombit,vrasjet e 21 janarit,lobimet ruse etj etj dhe përsëri nuk e lëvis topi nga kryetar partie.Biles edhe shumë nga vetë kjo parti nuk e duan atëhere mund të më thoni për çfarë demokracie flasim?Dhe ky njeri pretendon pa u bërë zgjedhjet e prillit 2021 ai e quan veten kryeministër..Pa punuar asnjë ditë në Shqipëri erdhi e punoi në gjithë ato ministri dhe në fund kryetar partie.Parti e leckosur…

  7. Shkezen Haxhia says:

    Ka dhe mjaft figura te tjera te nderuara PD qe meritojne respekt. Ata duhen rikthyer dhe nuk duhet shikuar ndonje gabim apo faj i tyre kur ishin ne pushtet. Te gjithe demokratet e ndershem i ka marre neqafe nje njeri, nje kriminel,nje antishqiptar me emrin Sali Ram Berisha.

  8. blerta says:

    E keqja e madhe e vjjth te larguarve nga PD eshte sepse nuk kane guxim te dalin hapur kunder atij qe e shkateroi partine dhe po e udheheq njelloj si frymezusi i tije shoku Enver,…… Sa per LULEN po te mos ish vampiri Sali do te rezonin per 24 ore se dihet qe nuk ka asnje kontribut ne parti pevec vjedhjes, vrasjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje