Po mendon për shkollën? Ja një zgjidhje për të mos ngelur në “baltë” gjatë jetës

12 Shtator 2020, 13:16Sociale TEMA

“Arsimi është investimi më i mirë për moshën e pleqërisë”, kështu shprehej filozofi i madh Aristoteli në një prej testamenteve më të mëdha që i ka lënë të shkuarës, të tashmes dhe të ardhmes.

Dhe natyrisht kur këshilla e tij e vyer përkthehet në reflektim dhe veprim në kohën dhe vendin e duhur, atëherë gjithmonë ka një moment për të korrur frytet.

Është e kuptueshme që prezenca e shumë alternativave arsimore e ka bërë më konfuze zgjedhjen pasi përveç kostos financiare është edhe ajo e kohës, energjisë dhe ëndrrave.

Por mesa duket, është menduar edhe për të gjithë ata që kanë dilema dhe sot nën ankth pyesin veten: Ku do të shkoj?

Sot është një opsion ku jo vetëm investohet për të tashmen, por edhe për të ardhmen duke siguruar trasenë e vagonëve të jetës.

Ai quhet Kolegji Profesional i Tiranës dhe ka ardhur për të gjithë ata që duan t’i japin kuptim jetës së tyre profesionale.

Nëse dini pak apo shumë pak për atë, ky artikull do t’ju ndihmojë akoma më shumë në mënyrë që të vendosni më lehtësisht se cila do të ishte zgjedhja juaj e duhur.

Nëse je i prirur drejt teknologjisë së informacionit, për ty ka disa opsione në departamentet përkatëse:

1.Teknologji Informacioni dhe Komunikimi

2.Database dhe Web Design

3.Elektronikë

4.Teknologji e Instalimeve Elektrike

5.Administrim Zyre

Nëse je i prirur drejt elektromekanikes dhe sistemeve te aplikuara, atëherë në dispozicionin tënd janë 7 degë të cilat të fokusojnë drejt hapësirës së duhur profesionale.

1.Teknologji Automjetesh

2.Elektro-Mekanikë

3.Teknologji Ajrimi dhe Kondicionimi

4.Mekatronike

5.Gjeodezi

6.Teknologji Ndërtimi

7.Teknologji Gazi

Vëmendje! Procedura e aplikimeve dhe regjistrimeve në çdo rast bëhet në përputhje me parashikimet e legjislacionit në fuqi ku për t’u informuar rreth procedurave dhe kalendarit të aplikimeve, atëherë duhet të klikosh në këtë hiperlink: (Procedura e regjistrimi)

Është momenti për të mos humbur më shumë kohë por për të vrapuar me shpejtësi drejt ëndrrave të cilat duan investimin e duhur, në momentin e duhur dhe sigurisht në vendin e duhur i cili ndryshe quhet Kolegji Profesional i Tiranës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje