Tributë e Amazonës vrasin me shigjetë ekspertin e kulturës së tyre

12 Shtator 2020, 09:57Lifestyle TEMA
Tributë e Amazonës vrasin me shigjetë ekspertin e kulturës

Rieli Franciscato

Një ekspert i tribuve amazoniane është vrarë me shigjetë nga njëri prej anëtarëve të këtyre tribuve në Brazil.

56-vjeçari Rieli Franciscato ishte kreu i një programi për mbrojtjen e indigjenëve që kanë pak ose aspak kontakt me botën.

Ai vdiq në një rajon shumë të largët brazilian pasi u godit me shigjetë kur po mundohej të zbulonte një tribu të izoluar.

Rieli ishte i shoqëruar nga një patrullë policie dhe mendohet se prezenca e policëve ka shkaktuar sulmin e banorëve të zonës.

“E hoqi shigjetën nga gjoksi, vrapoi 50 metra dhe ra në tokë pa ndjenja”, tha njëri nga policët që po e shoqëronte.

2 komente në “Tributë e Amazonës vrasin me shigjetë ekspertin e kulturës së tyre”

  1. Epo kjo punë! says:

    O ti gazetar, apo perkthyes ordiner.
    Kujt i thua tribu ti? E ke degjuar ndonjehere fjalën e bukur shqipe ‘fis’?
    Debil.

  2. cen says:

    kwta futen per kulturw dhe marrin gjona tjera

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje