“​Njeriu i Putinit kandidat për të parin e shërbimit inteligjent malazez”

13 Shtator 2020, 17:55Rajoni TEMA

Siç njoftojnë mediat malazeze, Milan Knezheviq, një nga liderët e koalicionit të partive pro-ruse e serbomëdha, të mbledhura rreth “Frontit Demokratik”, përflitet si kandidati kryesor për pozitën e drejtorit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare – ANB të Malit të Zi.

Një gjë të tillë Knezheviq nuk e ka pohuar e as mohuar. I pyetur nga gazetarët ai ka deklaruar se në rast që emërohet drejtor i ANB-së, qëllimi kryesor i punës së tij do të jetë siguria.

Ai është i njohur për deklaratat e tija, në të cilat shprehë dashurinë e pa rezervë për Rusinë, Putinin, Serbinë, Kosovën (si pjesë e Serbisë) dhe urrejtjen për NATO-n, SHBA-në dhe vendet perëndimore.

Gjatë vizitës që presidenti rus Vladimir Putin kishte në Beograd, me 17 Janar 2019, si i ftuar ishte edhe Milan Knezheviq, i cili nga Podgorica në Beograd kishte fluturuar me aeroplan special. Knezheviq pos që kishte marr pjesë në drekës solemne të shtruar për nderë të Putin, kishte pasur dhe një takim me Putinit, ku pos tij ishin edhe lideret tjerë të “Frontit Demokratik”, Andrija Mandiq dhe Goran Daniloviq.

Organet e sigurisë dhe ato të drejtësisë, malazeze, kishin implikuar Knezheviqin, si pjesë e grupit që kishin organizuar tentimin për grushtet, në Malin e Zi, pas zgjedhjeve të 16 tetorit të vitit 2016. Pos liderëve të “Frontit Demokratik”, pjesë e grupit që kishin organizuar grushtetin ishin dy pjesëtarë të shërbimeve inteligjente ruse, Eduard Shishmakov e Vladimir Popov, ish drejtori i xhandarmerisë serbe, Bratislav Dikiq, si dhe element ekstremist nga Serbia dhe Mali i Zi.

Bazuar në të dhënat e hetuesisë malazeze, Knjezheviq gjatë vitit 2014 dhe 2015 kishte vizituar Rusinë një herë, ndërsa gjatë vitit 2016 kishte shumë vizita në Moskë, duke filluar nga shkurti, ndërsa intenzivisht nga fundi i qershorit dhe gjysma e parë e korrikut, kur edhe llogaritet se ishin bërë përgatitjet për grushtet.

Knezheviq gjatë vizitave të tij në Moskë kishte takime më zyrtarë të lartë të partisë së Putinit, “Rusia e Bashkuar”, ku një nga ta është, Sergej Zheleznjak, nga i cili edhe kishte marr instruksione se si duhet të silleshin pas zbulimit të tentimit për grushtet.

Knezheviq gjatë vizitave në Rusi, kishte takuar edhe persona që vijnë nga sfera ushtarake dhe e sigurisë, si Leonid Reshetnjikov, i cili ishte drejtor i Shërbimit të jashtëm inteligjent rus-SVR. Reshetnjikov, më pas kishte hapur institutin për studime strategjike-RISI, për të cilin thuhet se punon për interesa të shërbimeve ruse. RISI kishte hapur degën e tij edhe në Beograd, me qëllim që të mbulon vendet e Ballkanit.

8 komente në ““​Njeriu i Putinit kandidat për të parin e shërbimit inteligjent malazez””

  1. drino says:

    Filloi kapja pro Serbe…. Shikoni se dardha e ka bishtin mbrapa, shum shpejt do te kthehet ne Serbi.

  2. XXXL says:

    Gjukanoviqi ka realizu misionin kombëtar futi vendin nën NATO dhe kēta qenët pro Bullatoviq-Millosheviq vetëm mund të lehin nëpër Rusi-Serbi

  3. pjeter says:

    Abazoviçi e di kete? Sigurisht qe po,gjith ai mund nuk ishte kot.Ky do ndihmoje shqiptaret ne Mal te zi me keta njeres?

  4. Tir on ci says:

    ENDERRA E RUSISE E SERBISE PER TE DAL NE ADRIATIK PERJETESISHT DO TE MBETET E PAREALIZUESHME

  5. i paralizuar says:

    keni bere shpikje te madhe o gazetare
    e zeme se eshte e vertete – a beni dot gje?

  6. hasani says:

    Po abaz vici ku eshte, ku jane premtimet e tij? Pleh edhe ai si shume te tjere, ne sherbim te udb.

  7. Daja says:

    Kosova dhe Shqiperia te shohe abazovicet vete qe i ka te shumte ne numer !

    1. Vatra says:

      Në Shqipëri Abazo viç dihen dhe veprojnë hapur politikisht dhe publicistikë kurse në Kosovë publikisht po dhe gazeta Borba Sot kurse politukisht hapurnuk guxojnë vetem nëse janë nën çadrat e EU dhe USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje