Edhe njëherë për ty që nxë

13 Shtator 2020, 14:23Sociale TEMA

Nga Ledi Shamku Shkreli

(SHKOLLA TË BËN TË LIRË!)
E Diela jote e fundit e pushimeve të verës. Këtë javë do t’i kthehesh shkollës. Lum ti! Ta them sinqerisht, edhe unë do doja të isha sërish në shkollë! Shumë hapa do t’i hidhja ndryshe, ndaj dua të flas me ty që je ende në kohë.

Së pari të them që shkolla nuk të bën të ditur; shumë po shumë dije do t’i marrësh vetë, me sprova e lexime e punë, pasi ta kesh mbaruar shkollën. Shkolla është një lloj shigjete e Kupidit, një rreng i bukur, më i bukuri i rrengjeve që ti të mbetesh përherë i varur nga dija, që ti të duash të dish derisa të rrosh. Këtë rreng e kanë në dorë mësuesit po e ke edhe ti vetë. Mos lejo askënd të shuajë pikëpyetjet e tua! Mos u lodh e mos u mërzit nga tekste që mund mos të të joshin, as nga provime të hartuara mërzitshëm! Gërmo te ato që të pëlqejnë, gërmo shumë! Lexo ç’të mundesh për ato që të pëlqejnë. Lexo pa paragjykim, s’ka rëndësi në janë lexime shkollore, në janë libra apo informacione interneti, s’ka fare rëndësi – vetëm lexo, gërmo, pyet, mendo dhe fol! Pyet dhe mendo!

Sonte në darkë, para se të gdhijë fillimviti i ri shkollor, pyete veten se cili a cila don të jesh në jetë. Jo çfarë don të bëhesh, këtë nuk e ke ende të qartë, po cili don të jesh, çfarë njeriu don të jesh! Pyete veten sonte në darkë dhe pyete çdo darkë! Njoh plot njerëz moshatarë me mua (pra shumë më të mëdhenj se ty) që këtë pyetje nuk ja kanë bërë ende vetes, ma beso!

Dhe tash ata kanë hyrë në t’atillë ritëm jete që s’kanë më as kohë e as dëshirë për një pyetje-përgjigje të këtij lloji. Pyete veten – përgjigjen e ke te shkolla! Shkolla të bën të lirë, ta dish! Një njeri i shkolluar mirë nuk është një njeri dosido; një njeri i shkolluar mirë është një njeri i lirë. I LIRË dhe me shtyllë të plotë kurrizore për t’i qëndruar mandej kurtheve të jetës nga të cilat po të përmend veç dy më të zorshmet: servilizmin e mendjes dhe korrupsionin e shpirtit. Pyete veten çdo natë a don të mbrohesh nga këto dy kurthe. E nëse vetja të thotë po, atëherë shkollohu mirë, studio fort dhe do gjesh mbrojtjen!

Mbaji fort shokët e klasës, sidoqofshin mbaji fort! Mos u tut t’i ndihmosh kur kanë nevojë, edhe në iu dashtë ndonjë kopjim a tregim i vockël në provimet e kapitullit! Në fazën e formimit të karakterit ku ti je ka më shumë vlerë solidariteti sesa dija, ma beso!

Pyet për atë që s’di dhe thuaje atë që di, ashtu si ta dish, pa patur hall në ta aprovon apo jo zysha. Thuaje siç e mendon; ca vite më vonë për ty do ketë më shumë rëndësi si të gjykon vetja sesa si të ka gjykuar zysha. Dëgjo dhe pyet, mos u kurse, mos ki frikë si dukesh! Druaj si je jo si dukesh!

Tash po të lë të qetë të shijosh të djelën tënde të mbrame të pushimeve se më duket të shkrova gjatë. Por kam merak për ty dhe madje të kam zili! Të qoftë vit i mbarë e i vlertë. Koha shkollore nuk kthehet pas. Jetoje me mend e me dinjitet.

Me gishta kryqëzuar për ty shkollar, cilido qofsh ti!

11 komente në “Edhe njëherë për ty që nxë”

  1. Urime shkollarëve !?? says:

    ?

  2. minella aleksi says:

    Mendoj se meriton përgezime per kete shprehje opinioni origjinal per dijen, formimin dhe konsolidimin e Unit te nje te riu. E shprehur me sensibilitet e dashuri njerezore qe te nxit per ta rilexuar dhe per ta rekomanduar. Respekte.

  3. Agron says:

    Te lumte zj.Shamku. Te lexoj cdo here.

  4. E nxuuunaaaaa says:

    Me pelqen ky lloj urimi.
    Vetem se une nuk po i mbaj gishtat te kryqezuar, po i mbaj duart te lira ose njera mbi tjetren.
    Ketu perfitojme per te ndare dy gjera te vockla, qe kur ti neser te futesh ne gjuhete e huaja te mos i ngaterrosh.
    Psh kur ti ke nevoje te dishe dicka dhe do ti drejtohesh dikujt qe e di ate, do ti thuash: te lutem ma meso si eshte kjo gje…
    Dhe kur ta kuptosh se cte tha duhet te thuash jo e mesova, por e nxuna.
    Sepse shqipja keshtu eshte.
    Mund te thuash, e kuptova, e mora vesht, por jo e mesova, se per te mesuar ta mesoi ai qe ta tha, por ti vetem e nxune.
    Pasi pothuajse te gjithe kombet e tjera, i kane te ndara keshtu keto fjale.
    Kurse duke perdorur dy here te njejten fjale dhe kur na e mesojne dhe kur e nxeme, themi ma mesoi dhe e mesova, biem ne kundershim me perkthimin ne gjuhe te tjera.
    Nuk e di cmendojne zyshat (mesueset) dhe zotnite (mesuesit) per kete ceshtje?
    Ja une nje gje po kujtoj, nga njemilion ycklat e jetes.
    Ose do te pranojme ta perdorin pa vertetim ma meso, e mesova; qe do te thote e nxuuunaaaaa.

    1. Ada says:

      Ke te drejte . E njejta vlen dhe per foljen – kam lindur nje bebe dhe kam lindur ( qe duhet jam lindur ) . Nuk e di nese jam e qarte. Kalofsh mire !

      1. Nuk ishe e qartw says:

        sa bukur wshtw lindur dielli sot!!!

  5. Ada says:

    Te faleminderit Znj.Shamku! Pasi e lexova vete , ja kalova dhe vajzes time qe neser nis klasen e shtate. Shkrim shume i bukur dhe motivues. Ku ti gjesh keto fjale e keshilla brilante, sot?! Percjell cdo shkrim tuajin ! Gjithe te mirat! Ada

  6. E nxuuunaaaa says:

    Sepse fjala nxenes, me fjalen nxe eshte e lidhur dhe zonja Shkreli ka qene e vetmja qe e ka perdorur fjalen nxe aty ku duhet. Aq sa jam habitur kur e lexova si ish percaktuar aq bukur ne titull.
    Qe me zgjoi mua mendimin ta shkoqis pak, per nje qellim te mire, sepse me ka ndodhur vertete ne me shume se nje gjuhe te huaj, te mos ndaja mire ne shqip keto dy terma, qe krijonte pasoje kur krijoja frazen ne gjuhen e huaj.

  7. BESA says:

    PIkepyetja???
    Tani qe lexova shkrimin me erdhi natyrshem ne mendje pyetja: Ku eshte kjo zonje fisnike dhe pse nuk u emrua ministre ARSIMI? A do ishte katandisur ketu arsimi dhe me keq akoma mesuesit e shkrete qe me ato qe u kerkojne injorantet jane kthyer ne skllever te koheve moderne duke i vene para alternatives ose rrogen ose familjen pasi jane te detyruar te punojne edhe ne oret e vona te nates e shume idjotesira te tjera qe duhet kohe dhe nerva ti shkruash. KOHA per reflektim.

  8. Fakt historik says:

    E sakte ajo qe thoni Ada.
    Vertete tani po kuptoj, se ne rastin si e shpjegoni ju, e perdorim ne mase foljen kam ne vend te foljes jam.
    Por ketu ka dicka per tu pare ne perqindjen e veprimit.
    Kam lindur, eshte njelloj sikur te thuash linda (dola ne jete).
    Por ka dhe kuptimin jam lindur (me lindi), me nxoren ne jete.
    Duken si veprime qe komplementojne njera tjetren.
    Ku njera ze me shume peshe se tjetra.
    E thene ndryshe, mund te perdoret dhe; jam lindur por dhe kam lindur.
    Per krahasim sikur te themi; shkova ne filan vend ose me derguan ne filan vend.
    Ku per mua perqindjen me te madhe ne perdorim duhet ta zinte; jam lindur.
    Mua pak a shume(realtivisht) keshtu mu vertiten mendimet.
    E dikush tjeter, qe do te kerkonte ti bente interpretimin ketyre dy foljeve por pa e pare kete interpretimin tim, qe nuk pretendoj te jete aq i sakte, me siguri do e zhvillonte krejt ndryshe idene nga sa jam shprehur une, por ndoshta thelbi do ti perafrohej.
    Me kete rast, do te shtoj dhe dicka tjeter; se ne rastin e gjuhes eshte dhe nje problem tjeter qe do te vazhdoje pothuajse gjithmone. E kam fjalen per gjuhet e huaja.
    Problemi i personave qe mesojne gjuhe te huaja eshte ky; se nuk emesojne kurre gjuhen e huaj si gjuhen e tyre ose e mesojne me mire gjuhen e huaj se te tyren.
    Te gjeshe nje person qe di shume mire gjuhen e tij dhe shume mire nje gjuhe te huaj, eshte pothuajse e ralle ose pamundur.
    Psh une mund te di shume mire gjuhen shqipe, por kurre nuk arij me mesoj shume mire gjuhet e tjera, kurse bresi pas meje po meson psh shume mire nje gjuhe te huaj, por calojne ne gjuhen e tyre.
    Kjo ben, qe kur behen perkthime, nuk arine te gjejne fjalet qe perkojne maksimalisht.
    Qe te ndodhe nje gje e tille, pra qe te behet nje perkthim shume i arrire, i shkalles se larte, duhen te pakten dy persona te punojne bashke, ai qe di shume mire gjuhen e tij dhe ai qe di shume mire gjuhen tjeter.
    rruge tjeter nuk ka.
    Nderime per ju, stafit, lexuesve dhe komentuesve.

  9. Nuk ishe e qartw Ada says:

    sa bukur wshtw lindur dielli sot!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje