Ishulli që mund të fusë Greqinë dhe Turqinë në luftë

13 Shtator 2020, 09:29Politika TEMA

Vijon të jetë e tensionuar situata mes Greqisë dhe Turqisë, me Athinën që do të shpenzojë 1.5 miliard euro në armatime për të qenë gati për cdo situatë në Mesdhe.

Ndërsa pjesa më e madhe e Turqisë do të mbështeste presidentin Erdoan nëse do të urdhëronte përdorimin e forcën ndaj anijeve greke

Përshkallëzohen gjuthnjë e më shumë tensinet mes Greqisë dhe Turqisë, njëri kundër tjetrit të armatosura me pretendimin për të marrë një pjesë deti të pasur me gaz. Për këtë arsye nuk është një shenjë e mirë fakti që Greqia ka ndërmend të shpenzojë në muajt e ardhshëm 1.5 miliard euro në armë dhe mjete.

Zyrtarët grekë justifikuan planet për të shtuar shpenzimet pjesërisht duke cituar tensionet në rritje me Turqinë në Mesdheun lindor. Kryeministri grek Micotaqis do të prezantojë programin në fjalimin e tij të përvitshëm për politikë dhe ekonomi në Selanik.

Ndërkohë deklaratat në përfundim të samitit Euromed, me anë të së cilës Turqia kërcënohet me sanksione për shkak të përplasjeve me Greqinë dhe Qipron, sipas Ankarasë janë pa një bazë juridike dhe të shkëputura nga realiteti.

Qeberia turke ndërkohë po vijon me një politikë eksplorimi për gazin në ujërat e mesdheut lindor.

Mbrëmjen e së premtes presidenti turk Erdoan urdhëroi mbrojtjen e anijeve të impenjuara në aktivitete kërkimi hidrokarburesh kundër cdo sulmi apo aktiviteti shqetësues nga ana e anijeve franceze dhe greke.

Në një kohë që në Korsikë takoheshin vendet anëtare të grupit Med7 – Itali, Francë, Spanjë, Portugali, Maltë, Qipro dhe Greqi, marina turke do të çojë deri në fund manovrën ushtarake detare me emrin “Stuhia e Mesdheut” të të cilat janë të impenjuara anije lufte prej pesë ditësh mes bregut të Qiprosnsë veriut dhe bregut turk

Ngjarjet e fundit shpjegojnë gjithnjë e më mirë distancën mes Ankarasë dhe Europës.

Ajo që rindezi tensionin është cështja në lidhje me ishullin e vogël grek Kastelorizo.

Vetëm 9 kilometra katrorë sipërfaqe mjaftin që të nisë përplasja për 50 kilometra katrorë të platformës kontinentake në thellësitë e të  cilës ka shumë mundësi të ketë rezerva hidrokarburesh.

Pretendimi i Athinës bazohet pikërisht tek vetë Kastelorizo dhe shkakton reagimin dhe pretendimin e Ankarasë për shkak të afërsisë së ishullit të vogël me brigjet turke, 1.8 kilometra largësi, ndërsa distanca me brigjet greke është rreth 520 kilometra.

Ky është vetëm akti i fundit i përplasjes mes Ankarasë dhe Athinës për sa i përket platformës kontinentale të dy vendeve: një përplasje e nisur në vitin 1973, kur Turqia nisi të lëshojë në mënyrë të njëanshme leje për eksplorim në thellësi të detit pranë ishullit të Lesbos dhe të tjerë duke mohuar tezën greke se ishujt greke shumë pranë brigjeve turke kanë një platformë të tyren kontinentale përtej kufijve të ujërave të tyre territoriale – 12 milje detare.

Ankara duke mbështetur tezën e saj ka pretendime dhe për marrëveshjen më të fundit mes Italisë dhe Greqisë për sa i përket ripërcaktimit të platformës kontinentale në Jon; marrëveshje në bazë të së cilës ishujve greke nuk i njihet një platformë e tyre kontinentale, njësoj si do të donte Turqia për Kastelorizo.

Athina refuzoi gjatë kësaj vere tre pretendime të ndryshme ndërmjetësimi. Pasi Erdogan i bindur nga kancelarja gjermane Merkel, urdhëroi tërheqjen e anijeve nga kërkimet si dhe ato ushtarake, Athina firmosi një marrëveshje për juridiksionin detar me Egjiptin.

Iniciativë që befasoi Bashkimin Europian dhe zemëroi Erdogan, i cili u ndje i vënë në lojë dhe rinisi kërkimet.

Javëte  fundit Athina ndërmori një përpjekje e shtyrë nga sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg, për të ulur palët në një tryezë në mënyrë që të reduktohet  rreziku për incidente në zonë mes dy vendeve anëtare të Aleancës Atlantike.

Në fund Greqia refuzoi një propozim për ndërmjetësim nga ana e përfaqësuesit të lartë për politikë europiane Xhozef Borel që parashikonte negociata mes dy vendeve dhe një pale të tretë.

Athina për të pranuar bisedimet i kërkon Ankarasë të tërheqë nga zona e pretenduar anijet e saj, civile dhe ushtarake.

Para marrëveshjes mes Greqisë dhe Egjiptit, Erdogan i kishte tërhequr të gjitha anijet turke nga zona, pikërisht sipas kërkesës së Athinës.

Është e dukshme se strategjia e Greqisë është izolimi i Ankarasë duke e akuzuar se po kryen veprime të paligjshme të cilat prekin të gjithë Bashkimin Europian duke shfrytëzuar imazhin negativ të Turqisë në opinionin publik europian një strategji që nuk i lë shumë vend dialogut, në të cilën Athina gëzon mbështetjen e Francës, i cili ka dërguar anije franceze lufte në zonë duke nervozuar dhe më shumë Erdoan.n

Për të përshkruar strategjinë e Turqisë duhet përmendur vullneti i përsëritur i Ankarasë për dialogun.

Nga njëra anë gatishmëria për të biseduar dhe nga ana tjetër një forcë ushtarake që nuk mund të nënvlerësohet.

Manovra ushtarake që synojnë të dëshmojnë muskujt dhe bindjen se janë nga ana e arsyes.

Një bindje e cila nuk parashikon hapa prapa dhe që do të ishte gabim po të quhej vetëm e Erdoan dhe e partisë së tij pasi të njëjtën bindje kanë dhe opozita në Turqi dhe i gjithë vendi ku mazhoranca bindëse nuk do e shihte si një skandal nëse presidenti turk do të urdhëronte përdorimin e forcës kundër anijeve greke.

Zgjedhjet e Erdogan kanë mbështetjen e pjesës më të madhe të vendit dhe nëse ai do të zbuste qëndrimin do të humbiste personalitetin dhe popullaritetin.(Abcnews)

13 komente në “Ishulli që mund të fusë Greqinë dhe Turqinë në luftë”

  1. Henks says:

    Turqia bën kot pordhë, sepse nuk e lejon krejt bota të sulmojë Gërqinë. As nuk diskutohet fare që nëse do kishte dorë të lirë, Turqia do t’i vishte grekqirat me fustan, ashtu sic bëri për 400 vjet pushtim. Për mendimin tim nuk ka luftë, palët do lehin sa do lehin e do qetësohen pastaj e do gjejnë një zgjidhje. Në fund të fundit nuk e sulmon vëllai vëllanë, turqit dhe grekqirat janë e njëjta rracë, vetëm gjuha dhe feja i ndan..

    1. Mark says:

      ? ? Shume e sakte.
      Pastaj dhe franca i mori leket e veta, e te tjeret do marrin pjesen e vet te greku … pra shkurt muhabeti tym nuk ka pasur ? ? .

  2. .... says:

    More sikur degjova qe e mblodhi bishtin ne shale e u terhoq andej nga antalia trimi erdogane
    Si duket e keshilloi kryeministri jone

  3. Julia says:

    Ore ketu behet loje e piste, ketu problemi eshte vetem qe te shiten armet se lufte me pushke sot na ka, sot lufta eshte ekonomike, dhe pse greqia do te shpenzoj 1,5 miliard euro politikaneve greke nuk u rruget leshi, ndersa populli eshte si bagetia dhe do pranoj te futet akoma ne borxh sepse do e bejne nga frika

  4. ora says:

    Si mund të jetë ishulli i Greqisë kur e ka 540 km larg dhe Turqia 1,8 km ? Po Korfuzi pse nuk është i yni ? O shqiptarë sa e doni Grekun të kishit dasht Shqipërinë.

    1. Krio says:

      u zgjove von, kush ta ka fajin

  5. iksi says:

    Europa e futi ne borxh te thelle Greqine gjoja per ta shpetuar pa dal nga bashkimi europjan . Mirepo menyra per te lare borxhet me qe Greqia nuk eshte ne gjendje me i ka atehere eshte lufta. Por me qene se Europa e ka ne gjirin e vet po ja merr borxhet me menyra tjera duke i shit armatim me idene qe po te sulmon Turqia dhe keshtu e rjepin edhe me keq , ka mundesi ta çojne deri ne falimentim . Tashti hiqen sikur po i dalin zot , ja e filloj Franca e para megjithese Franca eshte shteti me antiturk pra antimusliman qe ka dal haptas . Nuk do shkoje shum kohè qe prap ne France te kete atentate nga grupe muslimane nga e gjithe bota , atehere Makroni do rrudhe bythet , megjithese atij nuk i behet vone se vritet populli se bythen e vet e ka te ruajtur .

    1. .... says:

      More trap lexo njehere shtypin ne bote dhe shiko gjendjen aktuale.
      Se shpejti ketu do lexosh qe falimentoi turqia dhe kerkon ndihmen e FMN
      Nuk e shikon se ku ka vajtur lira turke!!
      Nuk degjon opoziten turke qe po bertet se populli ska buke te haje
      Nuk shikon kryetarin e opozites qe sjell foto ne parlament me shishe vaji e pluhur per femije qe kane mekanizem kunder vjedhjes
      Nuk e shikon se I jane larguar te gjithe erdoganit e turqise pervec aserbaxhanit dhe shqiperise!!!
      Greqia ishte ne evrope e shpetoi Po turqine kush do e shpetoje???
      Keni nje muaj ketu duke bertitur jo turku keshtu e turku ashtu bile deri aty sa ishit gati te sigurt qe do mundte edhe francen e gjithe boten
      Ku e kini pra …

    2. Alfons says:

      O iksi franca eshte gjysma myslimane leje ca thite mamqiri Macron . Myslinanet bejn ligjin ne Franve kam 27 vjet atje . Po ca lufte do bej Franca . I ngeli kjo puna e gazit se Greqia ska para me dhen borxhet e i dha zonen e detit per kerkime . Po harroje qe Francezt bejn luft me Turqine e myslinanet . I shkerdhyen vashibozuket e Gadafit . Ushtria franceze 60% me mysliman eshte . Rinia vendase jan te gjithe gay ..

  6. kastro says:

    Askush nuk ka shkruar qarte,nga i lindi e drejta Greqise,mbi kete ishull,520 km,1.8 km prane Turqise,sikurse nuk thote askush,se Greqia ndermori dikur grush shteti per gllaberimin e Qipros !Mbase Turqia ben ate qe ne nuk po mundemi per Camerine !

  7. Lame Duka says:

    Lexojme “coroditje” ne kete faqe. More miq, te dy vendet jane fqinj prej shekujsh, jane anetare te NATO-s, dhe kane te tjera lidhje historike e ekonomike, politike e kulturore te pa fund. Duhet te merren vesh. Lufta i ben dem te dy shteteve, te dy popujve. Nuk na mbetet ne nga Tirana te themi: Turqia ka te drejte, Greqia ka te drejte. Problemet zgjidhen atje ku lindin.

  8. NNP says:

    KETE RRADHE GREQIRA E HENGRI SALLAMIN
    TE SHOHIM SI DO NDRYSHOJ HARTEN E ISHIJVE RRDOGANI
    SA PER FRANCEN E BE NUK PJERDH KUSH
    BE SIC THOSHTE LENINI I MADH ESHTE NJE UTOPI INEGZISTENTE,

  9. - - - - says:

    Ky rrota …., thote se nuk e shikon ku ka vajtur lira turke.
    Pikerisht ajo gjendje ku ka vajtur lira turke e ka bere Turqine qe te jete ne nivel me Kinen per koston e prodhimit te produkteve te saj me te ulet.
    E kur produktet realizohen me kosto te ulet, i ofron ne tregun boteror me cmime jashtezakonisht konkuruese.
    Kjo e ka bere Turqine kampione ne eksport. Po ku mer vesht ti nga akonomia shoku ….
    Ashtu si cdo trup ka zemren e tij, ashtu dhe ekonomia ka zemren e saj.
    E kush eshte zemra e ekonomise o i paditur?
    Eshte kostoja me te cilen realizon produktet e esaj.
    Kur kostoja e produkteve eshte e ulet, zemra eshte e fuqishme.
    Ne te kundert kur kostoja e produkteve eshte e larte,zemra eshte e mbaruar.
    Ne kete drejtim more i paditur Turqia e ka zemren cakmak.
    E nuk falimeton sic thua ti ore i paditur, por zhvillohet me ritme qe tyja nuk ta mer mendja.
    Sa eshte e dyta per ritme zhvillim ne bote pas Kines, qe per tyja eshte nje ender, qe as ne ender nuk ke per ta pare kurre.
    Po ti je aq i paditur, sa kujton se do ja hedhesh te tjereve, duke i thene se kaloresit po i varen kembet.
    Kur vete ti po ecen me zvaritje, me para borxh qe cdo dite qe do te kaloje do te ti jape me pikatore Evropa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje