Konsekuentë deri sa të shohin zarfin me para...

14 Shtator 2020, 18:44Blog TEMA
Konsekuentë deri sa të shohin zarfin me para...

Presidenti Hashim Thçi dhe diplomati amerikan William Walker

Nga Enver Robelli

William Walker me vite të tëra ka qenë kritik i rreptë i “elitës” politike të Kosovës. Sipas tij, kjo “elitë” e ka harruar Kosovën dhe i është përkushtuar vetëm një misioni: plaçkitjes së vendit dhe keqqeverisjes. Kritikat e tij Walker i shprehte me ton dramatik.

Për shkak të rolit të tij historik në tregimin e së vërtetës mbi masakrën e Reçakut, fjala e Walkerit kishte peshë në Kosovë.

Për kosovarët ai ishte një lloj gjyshi amerikan që luftonte për një kauzë të drejtë. Si shumë ndërkombëtarë edhe Walker ishte konsekuent deri sa e pa honorarin.

Siç u bë e ditur, nga zyra e presidentit Walker merr tani çdo muaj 7 mijë euro; kontrata e parë e nënshkruar ka një vlerë prej 35 mijë euro.

Edhe kjo kontratë është nënshkruar me qëllimin e mjegullt: Walker pritet të këshillojë zyrën e presidentit lidhur me intergrimet euroatlantike.

Se çfarë mund të ndihmojë e këshillojë një diplomat i pensionuar që prej vitesh nuk është aktiv askund në jetën publike në SHBA (Walker është i lindur në vitin 1935) mbetet fshehtësi.

Nëse William Walker ka pasur aq shumë nevojë për 35 mijë euro, besoj se qytetarët e Kosovës, por edhe komuniteti patriotik shqiptar në SHBA shumë shpejt do të kishin mbledhur këtë shumë.

Me këtë kontratë me zyrën e presidentit të Kosovës edhe Walker, si shumë ndërkombëtarë para tij, lë përshtypjen se kritikën e harron sapo të shohë kuletën.

4 komente në “Konsekuentë deri sa të shohin zarfin me para…”

  1. demokrati says:

    Ti robell po mundohesh perdite ti heqesh nga nje tull lirise se Kosoves.Ti je nuk je idiot nje perdorimesh si Driteziu i Ulqinit ti je me vullnet te plote nje makine diabolike e Serbise.

  2. naishpiferobeleshi says:

    Nuk me pelqejne dy “heronjte e ketij artikulli” H.TH & W.W por ky Robelli sikur e ka shkruar ne balle folklorizmin & ligesine qe ne te shumten e rasteve kalon ne “bumerang” Besoj se ne Kosove ka dy grupime kosovare qe perbejne shumicen absolute dhe koqevare ne minorance ku futet Robelli qe edhe pse ka nje jete te tere ne Zvicerr bie ere bageti & bujqesi ..era mushk…

  3. Baliu says:

    Taqi duke e pare fundin e vet, ka vendosur ti rrefej mekatet para Walker-it.

  4. Bati says:

    FAKTI ESHTE FAKT O QYPA ME M……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje