Nga Namir Lapardhaja
Nëse ekziston një forcë e pathyeshme përballë çdo manipulimi zgjedhor, është vërshimi i njerëzve në votime në ditën e zgjedhjeve.
Që të ndodhë kjo, njerëzit kanë nevojë për besim dhe shpresë. Sfida më e madhe e Partisë Demokratike është leximi i drejtë i kësaj situate dhe shndërrimi në një alternativ që jep garanci për ta ndryshuar këtë realitet.
Njerëzit janë të lodhur dhe të zhgënjyer nga politika, ndaj duhet një forcë madhore për t’i garantuar se ndryshimi mund të ndodhë dhe vendi mund të futet në shinat e normalitetit.
Shqiptarët kanë nevojë t’u jepet garancia se nuk po tentohet thjesht të ndodh një ndryshim formal, duke ikur disa të korruptuar dhe duke u zëvendësuar me disa të tjerë. Ata kanë nevojë t’u tregohet se për veprimet e këqia nuk do të kenë dekorata në qeverisjen e ardhshme dhe nuk do gradohet kurrë i korruptuar që të jetë fytyra e shtetit, siç ndodhi gjatë këtyre viteve.
Ndër pikat kryesore të kontratës së garancisë duhet të jetë ajo që të mos i thuhet kurrë hajdutit “bravo”, kushdqoftë ai, të mos i thuhet gangsterit “zotëri”, pavarësisht se mund të jetë mbështetësi yt, të mos krenohet kush se është “bir kurve”, qoftë ky edhe bashkëpunëtor i afërt.
Njerëzve duhet t’u bëhet e qartë se kush po kërkon t’i qeverisë, mbi ç’parime do të ngrihet kjo qeverisje dhe çfarë do të ndryshojë ky model në jetën e tyre.
Shqiptarët janë lodhur nga shembulli i hajdutit dhe të korruptuarit, nga ata që u fusin duart në xhepa, dhe kanë nevojë për një grup njerëzish që, edhe nëse nuk mund të bëjnë çudinë, të jenë të përunjur përpara tyre, ta shohin pushtetin si mision, politikën si profesion afatgjatë dhe shërbimin ndaj njerëzve si burim kënaqësie.
Duhet të marrë fund gënjeshtra ndaj votuesve, mbajtur lidhur pas interesit partiak. Asnjë parti politike nuk mund të ofrojë vende pune për të gjithë njerëzit. Asnjë parti politike nuk mund t’u ofrojë zgjidhje njerëzve me shkop magjik. Nuk ekziston zgjidhja si nëpër përralla. PD-ja duhet t’i bindë njerëzit se ndryshimi që synon ajo ka të bëjë me të mirën e përgjithshme, nga rregullimi i arsimit cilësor, i shëndetësisë së sigurt, mundësia e konkurrencës së barabartë dhe barazia përpara ligjit.
Partia Demokratike ka borxhin e kthimit të besimit dhe të shpresës, nëpërmjet një kontrate garancie dhe besueshmërie, duke i garantuar shqiptarëve liritë substanciale që ofron normaliteti poltik, t’u sigurojë kthimin e institucioneve të dhënies së drejtësisë, t’u ofrojë mundësi dhe barazi të gjithëve për të shfaqur të gjithë mundësitë dhe aftësitë, jo vetëm për të ndryshuar veten, por edhe vendin.
Ore ti, nga c’planet po vjen, cfare perrallos kur akoma kane mbetur ne hava dosjet e gerdecit, piramidave, grushteve te shtetit, 97, vjedhja kombit, floririt, 21 janari etj se nuk ka mbet date kalendari pa pislleqe te PD e LSI qe medemek jane shpresa! Qari Rames se dhe ai ka te tijat mbi te gjitha se nuk tentoi drejtesi po te thuash se PD mbetet shpresa eshte te fyesh pa turp
O Namir, kaperceje te kaluaren, sepse PD eshte thjeshte nje e kaluar tribale, primitive. Me idete qe ke je nje l eral
i qendres. Nuk te them te shkosh tek PS sepse nuk mund te besh nje kapercim te tille, por te pakten shko tek ,, Thurja,, apo tek Patozi.. Sa te jete Sali Tribali, hitleruci i vonuar PD do te mbetet thjeshte nje bande primitive anarkike.
O Namir, megjithe deshirat e tua te mira, po kujt i adresohesh o lumemadh, komentuesi i mesiperm i ka radhitur mjaft mire. Te lutem O Namir, qartesohu dhe na qarteso pastaj dhe ne te tjeter. PD+LSI jane te zhytur ne krime e mafiozlliqe koke e kembe dhe akoma te pandeshkuar ndersi ti pret nga ata te reflektojne. Ata besohen vetem po te shkojne e te dorezohen vete ne Rec. US dhe EU po i lene vete te shikojne deri sa thelle shkon papergjegjshmeria dhe naiviteti i tyre. Mire ben qe shkruan, por shkruaj gjera per te miren e Shqiperise jo per te perkedhelur e llustruar mafiozet PD+ LSI. Po, jam me ty, PS duhet duhet te largoje mafioze te tipit Arben Ahmetaj.
Ngrihu nga gjumi o Namir.. ci ke kto qe shkruan. Per ke pd e ke fjalen??? Per kte qe aderon ti ?? Per kte qe vrau shpresat e Shqiptareve qe shkaterroi c’do gje ne Shqiperi??? Per pd e saliut e ke fjalen??? Po ik ore gris bythen andej ti me gjith lul bashen. Idiot. … do te veri luli emrin ne list??? Te genjen mendja o derdimen.