Gazetari meksikan Julio Valdivia është vrarë në mënyrën më makabre të mundshme, ku siç shkruajnë mediat e huaja atij i është prerë koka.
Valdivia gjatë karrierës së tij në gazetari ka shkruar për krimin në shtetin e dhunshëm të Veracruz-it, por mesa duket kjo është një ndër arsyet e forta që kushtuan edhe jetën.
44-vjeçari Valdivia, ishte i specializuar në gazetarinë ‘nota roja’ që përqendrohet në krimet e tmerrshme dhe dhunën, është gjetur në komunën e largët të Tezonapa, rreth 100 kilometra nga kryeqyteti i Veracruz-it.
Një anëtar i stafit në gazetën lokale të Valdivia, Diario El Mundo në Veracruz ka deklaruar se fillimisht se dyshohej se Valdivia mund të ishte përplasur nga një tren, por kjo u përjashtua nga zyra e prokurorit.
“Valdivia u gjet afër shinave të trenit, u pre koka dhe u torturua.”- ka thënë anëtari i stafit të gazetës, i cili nuk dëshironte të identifikohej.
“El Universal” dhe media të tjera lokale raportuan se Valdivia iu pre koka, ndërsa vdekja e Valvidias e ka çuar në 4 numrin e gazetarëve të vrarë këtë vit në Meksikë.
Në vitin 2019, rreth gjysma e të gjitha vrasjeve të gazetarëve në të gjithë botën ndodhën në Meksikë, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve. Pas këtij rasti tragjik që ka shokuar Meksikën por jo vetëm, ka reaguar edhe qeveria e Veracruzit përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Ne denojmë vrasjen e Julio Valdivia.”-ka deklaruar qeveria e Veracruz-it në një mesazh në Twitter./TheStar
A motorcycle is seen at the site where the body of journalist Julio Valdivia was found in Tezonapa, Veracruz, Mexico, September 9, 2020, in this image obtained via social media. Diario El Mundo via REUTERS
Po dhe atë komunist e bëre. Eh si ja shojta vatrën Kozmait të shkretë. (pylli i lirisë)
gazetaret e shqiperise te shkojne ne meksike te protestojne
gazetaret e shqiperise te shkojne ne meksike te protestojne
pranvera meksikane