Nga Artur Ajazi
Edi Rama, kryetari i Partisë Socialiste dhe kryeministër i Shqipërisë, synon dhe me të drejtën morale, të fitojë mandatin e tretë qeverisës në zgjedhjet e 25 Prillit 2021. Dhe në fakt PS, ka nisur të “ndezë” motorrët e saj, duke nisur nga riformatimi siç tha zoti Rama, të FRESSH dhe Forumit të Gruas, por edhe duke nxjerrë në raporte të përjavshme , problemet në çdo qark. Në dy mandatet e para qeverisëse, Partia Socialiste ka patur një të veçantë të pakonstatuar më parë tek asnjë parti politike që ka patur dhe ka lënë pushtet. Edi Rama, ka punuar në ekip, ka punuar si një “skuadër” e madhe, dhe ka arritur të fitojë. Askush nuk do të mund t’ja kishte dalë si ai, me një Sali Berishë,me një Monikë, me një Lulzim Bashë, apo dhe me ndonjë tjetër që mbushte xhepat me gurë dhe vezë, për të treguar se “këtu jemi ne opozita”. Askush nuk do t’ja kishte arritur të transformonte qendrat dhe periferitë e qyteteve tona, siç bëri Edi Rama me “skuadrën” e tij, askush nuk do të kishte thithur kaq shumë investime të huaja sa ka arritur të marrë ai.
Askush si Edi Rama, nuk do të kishte përballuar me qetësi dhe besim, sfidat, por dhe “gropën” e madhe financiare që i la “peshqesh” Doktorri nga qeverisja e tij. Askush nuk do të kishte përballuar me maturi krizën e tmerrshme të 26 Nëntorit, që për çdo burrë shteti do të kishte qenë kataklizmoja. Dhe ja doli. Edi Rama, punoi nga dita e parë me ekipin e tij, i mblodhi dhe u bëri të qartë atyre se “pushtetin e morëm për të bërë shtetin, votat na i dhanë 1 milion shqiptarë për të ndryshuar nga themelet gjithçka kemi para syve tanë”. Dhe e bëri. Sot qytetet tona janë pasqyra më e mirë e një qeverisje të përgjegjshme, nga ku ka ndryshuar stili dhe mënyra e jetesës së qytetarëve, mënyra e menaxhimit dhe zbatimit të propjekteve nga bashkitë, apo dhe transparenca para çdo votuesi dhe taksapaguesi. Edi Rama ka sot “skuadrën” e tij, menaxhuesit e tij, zbatuesit e tij, me të cilët del dhe takohet ballëhapur para shqiptarëve. Bilancet e qeverisjes në dy mandatet e para të Edi Ramës, i japin të drejtën atij të kërkojë pa shumë sforco, mandatin e tretë qeverisës.
Shqipëria sot, ka një rrjet rrugor modern që shtrihet nga Shkodra në Sarandë, plus akseve të reja me parametra europiane që kanë nisur dhe që pritet të përfundojnë brënda vitit 2021, ka një rrjet energjitik krejt të ri, qytetat tona kanë inceneratorët e tyre bashkohorë duke eleminuar ndotjet 25 vjeçare në mjedis, vendi ka sot një sistem shkollor që konkuron denjësisht me atë Europian, ndërsa ekonomia e vendit ka nisur të rimarrë vehten pas një periudhe 5-6 mujore të vështirë nga pandemia. Sikur Edi Rama të ishte marrë gjatë me ish-opozitën, padyshim nuk do të kishte arritje të tilla.Partia Socialiste është sot një “skuadër” e madhe, e cila falë drejtuesit të saj, ka arritur të vendosë standarde të reja në jetën dhe mentalitetin e shqiptarëve. Zyrat e shtetit sot, nuk janë më çerdhe ku struken militantët dhe as skuta nga ku thuren afera të ndyra korruptive.
Hapja e administratës, sistemi i konkurimit sipas meritokracisë, gara në portale krejt elektronike, ka dhënë efektin pozitiv, në përmbysjen e metodave të vjetra, ku parësore ishte shitja dhe blerja e vendit të punës. Deputeti socialist, është argati dhe përçuesi i fjalës së qytetarit në Parlament, ndërkohë që Edi Rama ka treguar me vepra se, nuk di të falë askënd që mundohet të prishë imazhin apo rreputacionin e “skuadrës” së tij. Në takimet e fundit me drejtuesit politikë në qarqe, Edi Rama kërkoi të punohej fort, pasi “duhen të paktën 74 mandate”. Duke vlerësuar modestinë e kryeministrit, mendoj se Partia Socialiste ka të drejtën morale dhe avantazhin të marrë jo 74 por 84 mandate, në zgjedhjet e 25 Prillit 2021. Mendimi se “pushteti të konsumon”, natyrisht është relativ, dhe jo një e vërtetë absolute. Kur arrin të bësh shtetin, të reformosh drejtësinë, të ndërtosh qytetet dhe rrugët, të marrësh vlerësime dhe nderime nga ndërkombëtarët, natyrisht nuk është “konsumim pushteti”. Të arrish në kohë rekord të thithësh 1.15 miliardë euro nga Bashkimi Europian për të rindërtuar nga e para zonat e dëmtuara nga tërmeti natyrisht nuk është “konsumim pushteti”. Tek e fundit, nuk është “faji” Edi Ramës, që edhe në 25 Prill, do të ketë përballë një “ekip” të zgërlaqur, me të cilin gjithsesi do të luajë fort për fitoren e merituar.
More fund o zgerlaqes i skudres se madhe…..ta piu lengun ky popull”budall”…politika dhe qeverisja jote gjithmone ka shenuar autogol po jo si ai autogoli qe kur zgjodhe Liken, Rucin dhe pas orgjise ne Cader.
=
Nostalgji per Enverin, kuptohet
por i ke bere njerezit te kene nostalgji edhe per Saliun, kesaj cfare ke per ti then o gjigand zgerlaqes i skuadres se madhe…
O Turi, PS na qenka nje skuader e madhe? A te punon sadopak truri o Tur leshi? PS eshte kthyer ne nje kufome nga Ed Ramupi, siç eshte kthyer PD nga Lul kërriçi…. Nese do te funnsiononte siç duhet PS, kurre Ilir Muta nuk do te shkonte aty ku eshte sot, ne Presidence…
O Tur leshi, thirri pak mendjes, nese nuk te ka pjerdhur krejt….
Ky kalemxhiu Ajazi i ben elozhe Rames,se ushqehet me kockat qe i hedh ai per te lepire!
Paska rregulluar periferite e qyteteve Rama,derdellit ky mashtrues ordiner i pa turp!
Hajde shiko Yzberishtin(KMY),qe eshte me 50 mije banore dhe vetem 3 km larg zyres se Rames,ku njerezit jetojne si ne getot e Bombejit e Kalkutes!
Kam 8 vjet qe banoj aty,por nuk eshte mbjelle nje peme,nuk ka asnje lulishte,asnje kend lojrash,stol apo tavoline per pensionistet,asnje cerdhe,kopesht shteteror ndonese Bashkia ka xhvatur miliarda leke ne muaj per 5 vjet per keto sherbime,por i ka perdorur per interesat e tij!
RAMA BURE SHTETI
Gjigand
Avash, më me pak ngut e mos u rrëmbe se duket sikur po ja “këndon” Rames.
Për të gjithë është shumë e qartë se ky “pëllumbi i shkruar” i poemës tënde do arrij të përsëris fitoren e 4 vite më parë. Një fitore e hidhur sepse nuk ka asnje alternativë tjetër. E ashtëquajtura opozitë përjeton një krizë të paparë identiteti dhe noton në llum mediokriteti e paftësie.
A thua se vetëm ky kapedani I PS i di te gjitha?!
Mos ekzistenca e një opozite të aftë për të vënë në dyshim fitoren e Ramës është një negativitet shumë i madhë. Reflektoni per këtë “skuadër kampionësh” që po konsolidon pushtetin në cdo segment shtetror, në çfarë do lloj zyre apo karrige vendim marrëse! Si zor që këta shenjtorët e PS pjestarë të devotshëm në këtë “skuadër fituese” të mos tundohen e mos ta ngjyejnë gishtin ne “mjaltin” e investimeve, fondeve e ankandëve.
??
Bravo Turi Ti je nje gazetar i vertete…Ka edhe te tjere..Gjenerali i shtypit te vertete eshte Mero Baze..
Ti shikoje pake Edi Rama..ose ai Fuga ti jape informacion Z.Rama..pse jo ti beje edhe pjese te parlamentit..
Shkrimi i sakte..
Do thene qe Skenderbeu,Enver Hoxha,dy kolloset e shtetit shqiptar,vleresuar nga I madhiRexhep Qose,duhet ti shtohet edhe Edi Rama..
Po s ke turp o Turi! Kaq servilmire. Te kujtohet kur i beje fresk PD. Po si genjen keshtu more. PS ka shperdoruar miliarda mper qendrat e qyteteve dhe ka bere vetem nje verr ne uje. I ke pare basenet me uje te qelbur perballe Bashkise se Durresit? Po betonin qe ka zene cdo vrime te qytetit? O fytyre e ndyte, o sy gerdoq. Ku do te shkosh pas 25 prillit, c fare pune di te besh, vec te genjeshe. O sigurims i keq. Mjaft sa na nxorre zorret me keto banalitete prej infaltili qe shkruan. Mjaft o servil inkoshient.
Do te vij nag USA per te dhene voten Edit per Reformen ne Drejtesi, per ndryshimet e bukura e teper funksionale ne qytete e fshatra per menagimin spectakolar te Covit 19 dhe veprimet e punen e tij madheshtore per riparimin e zonave te demtuara nga termeti duke ditur te marre fonde nga gjithe bota me nivelin e paharitshem si askush tjeter. Por edhe sikur mos bente keto ai qendron shume last karshi Lulit qe mori pjese ne vrasjen e 4 protestuesve te pafajshem, apo Monika qe njihet tashem me epitetin Cizme…….llumi I kultures……..dhe e uryera nga populli sebashku me Ilir hajdutin….
Fitorja e Rames eshte e padiskutueshme me nje opozite super langaraqe dhe pa bosht. Nuk dihet kush eshte kreu i opozites, Sala, Meta apo Basha.
Ky i fundit jo qe jo. Atehere kush? Krimineli Berisha apo kryehajduti Meta? Pergjigjen e jep populli si gjithmone.
Unë do vi të votoj. shpresojmë që karantina të ketë marrë fund në Europë e të vijmë të hedhim votën tonë për punëtorët që mendojnë për Shqipërinë, jo për xhepat e tyre.
ky Turi qenka pa cipe fare e pa pike karakteri.Nje servil lepires qe nuk e paska shokun.
ky popull eshte mjeran, i pabese, i paedukate, i pakulture
ne komente shoh me neveri se merren me gazetarin
po pse o njerez ky gazetari e paska fajin per edi ramen ??/
kur tu vije dita shkoni votoni si doni
por mos harroni se me lul bashen ky vend shkon ne hale ok ???
Ky kalemxhiu Ajazi i ben elozhe Rames,se ushqehet me kockat qe i hedh ai per te lepire!
Paska rregulluar periferite e qyteteve Rama,derdellit ky mashtrues ordiner i pa turp!
Hajde shiko Yzberishtin(KMY),qe eshte me 50 mije banore dhe vetem 3 km larg zyres se Rames,ku njerezit jetojne si ne getot e Bombejit e Kalkutes!
Kam 8 vjet qe banoj aty,por nuk eshte mbjelle nje peme,nuk ka asnje lulishte,asnje kend lojrash,stol apo tavoline per pensionistet,asnje cerdhe,kopesht shteteror ndonese Bashkia ka xhvatur miliarda leke ne muaj per 5 vjet per keto sherbime,por i ka perdorur per interesat e tij!